Imazhi i panjohur i At Gjergj Fishtës

0
24

Dossier nga DHURATA HAMZAI

Vargjet e ‘Lahutës’ u shkruan në vapor

Në gazetën “Dielli” të 1984-ës zbulohet një letër e panjohur e At Gjegj Fishtës drejtuar Justin Rrotës. Kjo letër e Fishtës që përshkruan udhëtimin e tij në Amerikë, mbushur plot me histori intime me një seri “aventurash” udhëtimi të fratit të njohur në Nju Jork në mars të vitit 1922 i bënë edhe më besueshme rrëfimet gati legjendare të bashkëkohësve të tij shkodranë, kur flasin për karakterin me një humor të hollë të françeskanit besimtar e njëkohësit i çliruar nga formalizmi fetar.

Duke i rrëfyer aventurat e udhëtimit të tij më Amerikë mikut më të ngushtë At Justin Rrotës, At Gjergj Fishta përshkruan plot fantazi letrare udhëtimin e tij drejt Amerikës. Këto letra jo vetëm na hedhin shumë dritë për të njohur thellë karakterin e poetit kombëtar e misionarit françeskan, por edhe na njohin sesi ishte zhvilluar ekonomia dhe kultura e vendeve të tjera para një shekulli. Sidoqoftë në gjithë letrën e At Gjegj Fishtës dërguar At Justin Rrotës na befason shpalosja e personalitetit të tij në mënyrën më të prekshme, më të dhimbshme dhe njerëzore.

Historitë e udhëtimeve të Fishtës dhe trazimet që i bënin doganierët, kur u sillte familjarëve aksesorë ose bizhuteri sepse gratë e familjes që e porosisnin shpesh për dasma e fejesa, i tregojnë sot shkodranët në formën e barsoletave, por në këtë letër vërtetohet edhe prej gojës së At Gjergj Fishtës, i cili na rrëfen nga një anë aventurën plot rreziqe të udhëtimit dhe në anën tjetër gëzimet dhe kënaqësitë e jetës. Kjo letër tregon gjithçka ka ndodhur gjatë udhëtimit që nga Shkodra drejt Nju Jorkut e Anasjelltas. Po e botojmë më poshtë letrën e që daton 11 Mars 1922, Nju Jork.

“Fort i dashtun Justin!
Mbas 12 ditë udhëtimi dhe mbasi nëpër kujdes të mis Aleksandër, mujta me u shkapllue prej çapojve të policisë amerikane me 8 të k.m. në orës dy e gjysë mbasdite vuna kambën n’Amerikë, në Nju Jork edhe kam ra ndër do fretën italjanë.

Mundi i rrugës e rreziqet e kalueme:trazimet e çuditshme e të neveritshme të doganave e të policisë e sidomos mendimi se aq ujë edhe mue më dan prej jush, kaq fort m pat ligështue moralisht në të nesërmen-sidmos prej mallit tuej -më kanë shkue lotët rrëkajë, tue ndej vetun në ket odë.

Por për fat të bardhë ky mjerimi i shpirtit nuk më ngjati shumë. Kah 11 sahati pasdite erdhi mis Aleksandra me më marr, për me shkue me ngranë mjesditë bashkë me miss Uilliams. Në këtë rast ajo më dorëzoi, a e din shka? Letrën tande të 7 Marsit, që prej Londret m’a kish dërgue më adresë të sajë. S’e ke besë, sesa fort u ngushëllova kur e pava e lexova atë letër, sado që ish tepër e shkurtë. Të famem nderës me gjithë zemër, si dhe Provincinialit, për letrën që kishte kalue bashkë me t’anden. Çuditem fort që Vinçensi s’mi ka përgjegj njaj letre, q’i i kam pas shkrue prej Parisit.

Heshtimi i tij mundet me çart shumë punë, e mue më ka pasë qit në një kujdes tepër të madh. E dij se ka punë shum; port ë gjegjunit e tij më asht lypun domosdo. Por ndoshta më ka shkrue dhe ka hup letra rrugës.

Më 24 të Frorit, pra u nisa prej Londret në Liverpul. Në t’nesret hypa në vapor “Çameronia”. Na në Shqypni s’kemi as kuptimin se shka asht një translatik. Mendo që ky vapor asht aq i lartë në det sa me i mbrrijt kati i epër mbi buzë të pullazit të kishës sonë Gjuhadol, e i gjatë sa prej “Rrugës së madhe” deri në teatrin tonë. Mbrendë pasandej, ashtë më mirë se në ëdo hotel të Vienës. E pra, ky vapor nuk asht si gjysma e do vaporrëvet tjera, qi bajnë udhëtimin e Amerikës. Më 6 mbadite u nismë prej Livepulit për në Nju Jork. Via Queenstown e Halifax.

Queenstown është nga fundi i Irlandës, e Ali fax ashët në Kanada (Nuova Scozia). Deti kje me nam deri kah mjesnata. Si duelm në Knall të Iralndës, filloi era e filluan tallazet me iu turr vaporrit, i cili, si një kolos, përkundej mallnueshëm mbi to. Kah i çate me një forcë 16.50 milash në sahat. Kah mjesdita mrrijtëm në Queenstown, ku ndejmë nja tre sahat. Atëherë u nismë për në Amerikë. Ishte e Diellë. Udhëtarë mbrendë 911, e detarë 294 (equipaggio). Era frynte pa da e tallazia vinte tuj u shtue, sa më thellë që ju fujsha Antlantikut.

Orët e tmerrit në anije. Sulmi nga dallgët e Atlantikut
Në këtë letër të gjatë përshkruhet edhe një fakt tjetër. Anija ku udhëtonte At Gjegj Fishta është sulmuar nga dallgët. Tmerri që Ati i nderuar ka parë me sytë e tij, tashmë e ka humbur trajtën tragjike. Ai ia përshkruan këtë mikut të tij At Justin Rrotës me një humor të bukur përqeshës sesi e përjetoi frikën. Ai e komenton më së shumti me humor këtë ngjarje kaq të frikshme, ku me sytë e tij shihte prag-vdekjen.

“Më 26 deti ardh tuj, u aj, dhe ashtu turbull gjithë natën e ditën e nesret. (Më 28, kah mbasditja, deti u paque, e ashtu ndej fashë der në nesret mjesditë. Ishte e mërkurrë). Masditen prapë ia nis era, e deti u trëbue e gjithmoj se bani nata, me të shti mnerën (frikën-red). T’ejten nade u shkref një thellim i frigueshëm. Zoti na ruajt se shka kam pa me sy! Na në Shqypni s’mund të kemi as kuptimin e një thellimit m’det. Njëherë qiella u vra e erdh u mbërthye krejt me të zeza, si plumi. Era trefishoi furiën e vet aq, sa e përkuli vaporrin m’njanën brijë, e atëhere deti u aj (u fry-red) e u dyndën tallazet. Zoti na rujtë!. Me të shti mnerren, me i pa me syë. Tallaz për ne në Shqypni asht një fjalë, por m’Atlantik asht nji mal, nji mal, po si Kreshta, Mali i Rencit, Taraboshit, etj…

Prite Zot rrezikun se shka kam pa atë ditë. Ene më përqethet shtati sa herë më bjen ndërmend ajo duhië. ….(shkurtohen disa hollësira më tej-red). Kriste vaporri, krisnin makinat, rrapllojshin gota, shishe, ëinija, karrige, tavolina, a thua se po ishte daulla e Frano Ndojës tuj na përcjell në vorr…Prej friget paë hi krejt në vedi e vogëlue e ba sa grushti i dorës. Kah më ishte shkurtue qafa e më bahej se kolarini po ma za frymën krejt, e mbajshe sytë kokërrdhoe ashtu për hajrië, pa i ndal në kurrnjë pikë të ngultë, veç kanjiherë m’u vidhisshin për me kqyrë për një çast të vetëm e tërhtyer tallazet, që vlojshin, zijshin përreth vaporrit. Nuk lashçë as shejt, as shejtneshë pa mërzitë atë ditë; veëse kusht nuk bana asnjë, e jo s’e s’isha në terrezie edhe njëqind për nji herë, pop se për sherr nuk më hiqej mendsh puna e atij ulqinakut, qi tuj u pasë gjet edhe ai në hall, t’em, i paska pasë kushtue Shënkollit një qiri 20 okësh.
–Si more 20 okësh i thotë një shoq i veti.

–Hajt ti, -i përgjegjet aj, -të pështojë njëherë prej këtij rreziku se mbasandaj sheh puna punën.
Kjo punë e atij ulqinakut më siellej nëpër mend sa herë ishem në kuditë me ba nodnjë kusht me gjithë atë hall. Më vinte me qesh prej vetvedit. Por mbas dy sahatesh tue pa se spo nodhte gja e se Inglizt rrijshin tue pië birrë e Wisky e tuj lujt letrash, megjithat që ishin zbeh në fytyrë si flaka e qiririt, më erdh zemra e shkova në kabinë e fillova me lexue… Molierin. Mbasditen u paqtue deti, por në mbramje u tërbue më fort se paradite. Atëherë fillova prapë me drashtë. A e di pse? Se një kamarier që flitte italisht më tha se një vapor norvegjez ishte mbytë në nadjet shi n’atë vend, ku na pat zënë dallka ne”.

Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)