IMAMI I SHKODRES DUKE DASHUR TE SJELL ISLAMIN NE SHKODER PADASHUR SJELL KRISHTERIMIN

0
36

Ndoc Selimi

FALEMNDERIT MYFTI!

Ne kohen e sotme, kur gjithekush mund te jap mendimet e veta nepermjet dritareve te shumta te informacionit, mendoj eshte gabim te serviren informacione pa baza shkencore dhe historike e sidomos prej njerzeve qe kane nje peshe sado te vogel nomenklature ne shoqeri duke shfytezuar mikrofonin publik. Me gabime dhe shtremberime te plota te realitetit historik na ofrohet biseda e Imamit te Shkodres Muhamed Sytari ne takimin qe ben me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi.

Ai u shpreh se: “Sipas studimeve te historise dhe zbulimeve te reja na rezulton se edhe Rozafa edhe Taraboshi jane toponime te vjetra te arabeve te Sicilise qe kane ardhur te paret, para osmaneve per te sjelle islamin ne Shkoder”. Po Imam ka nje te vertete historike, por vetem emri i kalase se Shkodres Rozafa, i cili perfaqeson nje emer krejt te krishtere, bile katolik ne Siri, ku eshte ngrite kisha me e madhe dhe nje nder te parat pas Krishtit kushtuar shenjtorve Serggio dhe Bachu (Shirqit dhe Bakut). Ndersa per toponimin Tarabosh gaboheni. Fjale per fjale ne latinisht eshte ” tara + bosco”, pra mungesa e pyllit si mund ta perkthejme ne shqip dhe nuk ka te beje me fjale arabe, as me perralla gjuetaresh,por krejt latine, ashtu si nje pjese e mire e toponimeve veriore.

Rozafa ose Rusafa eshte nje qytet ne Siri, ku eshte ngrite kisha me e madhe kushtuar martireve te krishterimit Serggio dhe Bachu. Dy keta shenjtore ishin legjonare romake ne kufirin sirian dhe kishin per detyre te ekzekutonin te krishteret. Ata, jo vetem nuk i ekzekutuan, por i mbrojten me sa mundesi kishin, e per kete perandori Maximilian i I (286 – 310 pas Krishtit) dha urdher te ekzekutoheshin. Vendvarrimi ne Siri ka marre emrin Barbalishta, qe shume njerez e quajne te perafert me emrin tone te fshatit Barballush si ngjashmeri, i cili ndodhet vetem 8 km nga kisha kushtuar Serggio dhe Bachu ne Shirgj te Bregut Bunes.

Por ka edhe mendim tjeter; ne vitet 1189 – 1192 zhvillohet Kryqezata e trete e udhehequr nga Frederico Barbarossa dhe vija e trupave kryqale kalonte neper Ballkan dhe vendin tone. Nje nder vend – fushimet mund te kete qene edhe zona ku ndodhet Barballushi dhe te kete marre kete emer nga Barbarossa, qe eshte edhe nje nga hipotezat. Ne kujtim te martireve te krishtere Sergjio dhe Baku perandori Justinjani ndertoi nje kishe ne qytetin Rusafa te Sirise kushtuar ketyre shenjtoreve. Shen Serggio (Shirqi) eshte pajtimtari i shtetit Sirian e festohet çdo 7 tetor.

At Giuseppe Valentini thekson se ishin ushtaret ilire, qe mbronin kufirin e lindjes dhe ndodheshin me shumice ne Siri dhe Palestine dhe se: “Iliret a shqiptaret tuj ardhe prej lindjes mbas sherbimit ushtarak, kane perhape edhe nder nè kete perkushti, sikur kane dashte te kujtojne ndejen e tyne ne Siri“. G. Valentini “Studime dhe tekste historike” fq 50.

Pra z. Imam i ke bere nje nder te madh historise mbasi arabet e Sicilise na sollen emrin e nje qyteti qe perfaqeson kishen me te madhe e me te vjeter te mesdheut. Pra duke dashte te sillni islamin, padashje iu kthyet drejtesise se Zotit; sollet Krishterimin ne emrin e Rozafes qe e meriton aq shume. Falemnderit.

Dergoi per botim: Gjin Musa