Intervistё nga Valentina Gjoni
Ilir Jaçellari, ёshtё aktori shqiptar tashmё mjaft i njohur me rolet e shumta dhe interpretimet e tij tё suksesshme nё kinematografinё italiane. I lindur nё Lushnjё, ai jeton prej vitesh nё Itali dhe tregon natyrshёm se si interpretimet nё filma tё ndryshёm krahas aktorёve tё mirёnjohur e kanё rritur profesionalisht.
Ju keni interpretuar disa role nё filma tё ndryshёm televizivё dhe kinematografikё si: ”Mariano”; “Gli ultimi del paradiso” (Tё fundit e parajsёs); rolin e pijanecit rumun nё “ACAB”- “ All cops are bastards” etj, mund tё na tregoni mё tepёr dhe veçanёrisht pёr vёshtirёsitё qё keni hasur? Gjatё interpretimeve kur e keni ndier vehten mё pranё rolit apo personazhit qё keni interpretuar?
Faleminderit pёr interesimin nga ana juaj mbi jetёn time artistike! Unё jetoj nё Itali qё nga viti 1992, (23-vjet) dhe ёshtё normale qё jetёs sё njё artisti tё huaj i bashkangjiten edhe problemet e sё pёrditshmes. E kam filluar karrierёn time artistike qё nё fёmijёri. Pasioni im i madh ishte pёr pikturёn qё mё bёn natyrshёm tё paraqes nё telajo çdo gjё apo detajё tё sё pёrditshmes. Krahas pikturёs njё tjetёr pasion i madh ishte ai pёr skenёn dhe kinemanё. Fillova tё interpretoj role tё ndryshme, nё fillim me dublime tё vogla, mё pas me role tё ndryshme nё filma tё ndryshёm. Fakti qё unё jam shqiptar thuajse nё shumё role interpretoj tё huajin, emigrantin e shpesh edhe personazhin negativ por kjo mё ka zbavitur dhe rritur artistikisht. Aktorёt si unё nё kinematografinё italiane quhen “Caratteristi”, njё rrymё e re qё ёshtё krijuar vitet e fundit. Fakti qё kam interpretuar nё filma krahas figurave tё njohura tё kinematografisё italiane e shqiptare si: Pierfrancesco Favinon, Ninetto Davonin, Elena Sofia Ricci apo mikun dhe kolegun tim Gjergj Lalёn nё filma si:”L’orizzonte degli eventi”; “La Squadra”; ”L’uomo della carità” etj mё kanё pasuruar profesionalisht. Vёshtirёsitё hasen, emocionet janё tё shumta dhe tё pranishme por pas suksesit tё punёs kёnaqёsia ёshtё e madhe. Do t’ju tregoj njё detajё tё lezetshme: Ditё mё parё mё ndaloi policia pёr njё kontroll. Polici mё pa dhe mё tha: ”Ju jeni aktor, interpretoni pijanecin rumun?! Nё jetёn reale ju shoh ndryshe!” Buzёqeshi duke mё pёrshёndetur. Kjo mё bёn tё ndihem mirё jo vetёm artistikisht por edhe shpirtёrisht.
Arti rrjedh nё venat e familjes tёnde, unё di qё babai yt ishte shkrimtar mund tё na tregoni diçka mё tepёr?
Keni tё drejtё! Nёse ka diçka artistike nё ADN-nё time e kam trashёguar nga babai im, shkrimtari Halil Jaçellari. Humbja e babait tim me 23 Tetor tё 2009 ishte njё humbje e madhe pёr mua. Humba jo vetёm prindin por edhe profesorin tim e mikun tim tё ngushtё. Kam fatin ta takoi kur lexoj me endje librat qё ai ka shkruar si: ”Hapat e tij”; “Mirёmengjes njerёz”; romanin “Nesёr ёshtё e dielё” apo atё qё shkroi vetёm njё javё pёrpara se tё ndahej nga jeta “Humnera e mёdyshjes” nёn kujdesin e shtёpisё botuese Onufri etj. Kohёt e fundit jam duke u pёrpjekur tё realizoj njё film me njё nga tregimet e tij. Gjithashtu sё shpejti do tё botojmё njё pёrmbledhje me tё gjitha tregimet e tij nё Itali.
Pёrceç aktrimit ju jeni edhe piktor. Sa kohё i kushtoni realizimit tё pikturave? Keni marrё pjesё nё shumё ekspozita kёtu nё Romё me punimet e tua mund tё na tregoni ndonjё tё veçantё?
Natyrisht, nuk e kam braktisur pasionin e fёmijёrisё, vazhdoj tё pikturoj dhe i dedikohem me shumё pasion. Roma ёshtё njё qytet i bukur dhe plot art. Mё pёlqen shumё rryma e impresionizmit por edhe ajo surreale apo abstrakte. Piktura nuk njeh kufi, siç e thashё edhe mё parё, kёrkoj tё paraqes çdo detajё tё marrё nga pёrditshmja, nga e kaluara ashtu siç e ndiej unё. Bёj pjesё nё dy shoqata: “Artisti di via Giulia” e “Artisti di Roma” ku tё pёrbashkёtёn kemi pasionin pёr pikturё dhe shkёmbejmё ide tё ndryshme. Disa nga pikturat e mija ndodhen nё Ambasadёn tonё nё Romё me rastin e ekspozitёs “Alb@rt” si dhe nё Kishёn e Jezusit nё piazza Venezia qё me rastin e njё ekspozite kolektive “Ciak si mostra”.
Jeni takuar me Papa Franceskon, çfarё emocionesh keni provuar? Si jeni ndier?
Ishte rastёsi, e kam takuar nё vitin 2013. Edhe pse nuk jam katolik kam provuar emocione qё vёshtirё t’i pёrshkruaj. Njё miku im, portieri i kombtares sё Izraelit, Dudu (David) Aoute do tё merrte pjesё nё njё konferencё nё Vatikan tё organizuar nga Javier Zanetti. Ishin tё ftuar artistё e lojtarё tё futbollit. Papa Francesko mё dhuroi njё palё uratё, iu afrova dhe i thashё; – Unё jam shqiptar. Ai buzagaz mё tha: – Nga vendi i Nёnё Terezёs.
Do tё doja tё di pak pёr planet tuaja pёr tё ardhmen?
Sapo mbarova njё film tё shkurtёr tё regjizorit francez Nour Gharbi ku protagonistёt jemi unё dhe Gjergj Lala. Mezi po pres qё tё mbarojё montimi dhe ngjyrosja. Njё tjetёr film me metrazh tё shkurtёr i quajtur “Canile” ku jam bashkёautor nё skenar dhe njё ndёr aktorёt ku interpreton edhe kolegu e miku im Kastriot Shehi dhe kolegёt e mirёnjohur tё kinematografisё italiane si: Imma Piro, Luigi Ratti, Matteo Belli etj ku u vlerёsua me çmimin e kritikёs dhe tё publikut nё konkursin e Ortixhias nё Siçili e qё do tё marrё pjesё nё shtator nё njё tjetёr konkurs nё Mitrovicё, nё Kosovё. Momentalisht jam duke pritur disa dublime tek “Pumai”, njё ndёr shtёpitё mё tё mira tё dublimit nё Itali.
Jeta e artistit ёshtё gjithnjё nё dilemё, pёrsa i pёrket punёs por edhe pёrballja me vёshtirёsitё tё rrisin profesionalisht. Tё falenderoj dhe tё uroj suksese.
Gjithashtu, ju falenderoj dhe une, e suksese edhe juve.
Referencë, IMDb: http://www.imdb.com/name/nm2661064/