Iku macja FMN, minjtë hedhin valle

0
50

Erjon Veliaj

Erjon Veliaj, 16.12.2009

Ne keto muaj te mungeses se FMN-se kemi pare nje shthurrje financiare e fiskale te pakonceptueshme me pare, para publike te bera rrush e kumbulla ne fushate e ne anti-mitingje e pagesa te prapambetura biznesit e shoqerise prej muajsh.
Kjo eshte deshmi, se qeveria shqiptare deshtoi pa monitorimin e FMN-se, – e se me ikjen e maces financiare, minjte bene kerdine!
Publiku u njoh dje me nje dokument te Ministrise se Financave botuar në Shekulli qe urdheron bllokimin e fondit te veeante rezerve ne deget e thesarit. Qeveria shqiptare ka falimentuar. Jo vetem 125 mije buxhetoret por edhe 636 mije pensionistet do t’u duhet te mjaftohen me gjysmagjelin e kesaj qeverie qe nuk heziton te na e provoje edo here qe eshte krejtesisht e paafte.

I bëjmë me dije Kryeministrit dhe Ministrit te Financave se jane duke shkelur Ligjin per Zbatimin e Buxhetit, neni 5 i te cilit percakton se: Buxheti i shtetit nuk mund te trashegohet nga njeri vit ne tjetrin.

Kjo qeveri, pasi shpenzoi taksat e shqiptareve ne fushate vjedhacake, ne tunele qe shemben, e ne anti-mitingje, sot thote qe nuk ka me para dhe u kerkon shqiptareve qe gjate dhjetorit te festave te hyjne ne dyqane me lista per ushqimet, apo per bredhin e familjes.

Meqe ra fjala tek bredhi kjo qeveri qe eshte gati me parate e Gerdecit te beje nje bredh per Tiranen, pse nuk ua jep me mire qytetareve te bejne bredhin e tyre? Kjo qeveri, qe eshte gati te shpenzoje 4 milione euro per festat anti-opozite, pse nuk ua jep me mire shqiptareve qe te mund te kene feste pro-familje ne shtepite e tyre?”

Në këtë situatë alarmante vjen edhe rritja e çmimit te energjise elektrike. Kjo rritje do te preke te gjithe qytetaret e ndershem te Shqiperise, te cilet do te paguajne dhe per ata qe nuk e paguajne. Listen e atyre qe nuk e paguajne energjine e kryesojne institucionet e qeverise Berisha. “Keto jane ‘humbje ne rrjet’, ne rrjetin e paaftesise lapidare dhe korrupsionit historik te kesaj qeverie.

Rritja e energjise do t’u rendoje xhepave te konsumatoreve shqiptare shume me teper se çmimet e deklaruara, sepse keto çmime nuk perfshijne Tatimin mbi Vleren e Shtuar. Duke perfshire TVSH, çmimi real i energjise elektrike shkon ne 9.24 lek/këh per konsumin derine 300 këh/muaj dhe 16.44 lek/këh per pjesen tjeter.

Nderkohe, Berisha tha se qeveria do te vere ne dispozicion te qytetareve 2 miliard leke shtese per te perballuar rritjen e cmimit te energjise. Ne te vertete qeveria shton ne te ardhurat qe mbledh plot 1.3 miliard leke, vetem si pasoje e rritjes se emimit. Qe do te thote se realisht qeveria kompenson me vetem 700 milion leke.

Kryeministri eshte aq mashtrues sa rritjen e emimit te energjise e ben me “lekë te reja”, ndersa premtimet per shperblime i ben vetem me leke te vjetra, – nderkohe qe Banka e Shqiperise e ka hequr lekun e vjeter qe ne vitin 1964.

Agjencite e udhetimeve konfirmojne se shumica e qeverise do t’i kaloje pushimet jashte vendit, aty ku ka drita, ku tunelet nuk shemben, e ku ende u duhet vize shqiptareve te shkojne.
Qeveritarë! Kalofshi bukur ne Viene dhe ne Dubai, por mbani mend, ashtu si nje qeraxhi qe nuk paguan dot qerane nxirret jashte e nuk qaset me ne banese, ashtu dhe ju – ne pamundesi per t’u paguar shqiptareve detyrimet ne fundvit, ne janar ju presim me kembe tek dera, si qeraxhinj borxhlinj qe okuponi pa te drejte institucionet e kombit.