SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në Kirchheim-Teck, të Landit Baden Würtemberg, në Gjermani, prej shumë vitesh zhvillon veprimtari kulturore, humanitare dhe atdhetare. Ajo u themelua me vullnetin dhe nismën e mërgimtarëve tanë në atë mjedis. Qëllimi fisnik i themelimit të Shoqatës në fjalë, tuboi shumë mërgimtarë, qoftë si anëtarë apo simpatizantë.
Vend i vrasjes të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Untergruppenbach të Heilbronn-it, Homazhe të bëra më 17.01.2015
Bashkatdhetarët tanë në Kichheim-Teck me rrethinë kontribuan në shumë drejtime. Atdheu, Kosova ishte dhe mbeti dhembja, malli dhe dashuria skajore. Përgjatë kohës të paqes relative, ndihmuan për mbijetesën e popullit, përkrah shumë mijëra mërgimtarëve tjerë anekënd botës demokratike dhe të begatë. Gjatë luftës, përveç përfaqësimit fizik në luftë, Mërgata tuboi sasi të konsiderueshme materialësh dhe para.
Shoqatën “Kadri Zeka” për disa vite e udhëhoqi njëri nga krijuesit e saj, veprimtari i shquar Xhafer Leci. Zotëri Leci i përkët kontigjentit të emigrimit në vitet `70-a. Me ardhjen në Mërgatë të Jusuf Gërvallës me shokë, ai aktivizohet në organizimet e ndryshme të asaj kohe, për të mos u ndalur as sot e kësaj dite. Njeri i fjalës, i shkrimit, i veprimit, me aftësi të veçanta organizative dhe të komunikimit me sivëllezërit e tij mërgimtarë.
Kryesia simpatike e Shoqatës Kulturore “Kadri Zeka”, e përbërë nga. Taxhidin Bakiu – kryetar, Selami Morina – nënkryetar, Ramadan Zuka – sekretar, Fatmir Krasniqi – arkatar, Sabit Ejupi – anëtar dhe Bujar Osaj – delegatë në Bashkësinë e Klubeve dhe të Shoqatave për Landin e Baden Würtembergut, është e vyeshme, e gatshme për veprimtari të ndryshme, lokale e kombëtare, gjithnjë, vullnetarisht, pa shpërblim.
Gazetari Halil Rrustemaj dhe kryetari i Shoqatës – Taxhidin Bakiu
Vlerësim meritor dhe i çiltër
Nëse flasim me shifra, rezulton se veprimtarët dhe anëtarësia e Shoqatës, përgjatë 10 (dhjetë) viteve, kanë tubuar 1. 175.000 marka gjermane, dedikuar për shëndetësinë, arsimin, luftën në Kosovë. Ndihmat tjera materiale, individuale dhe kolektive nuk janë përfshirë në këto shifra.
Zotëri Xhafer Leci është pensionuar. Ai nuk ka pranuar të riciklohet edhe mëtej si kryetar i Shoqatës, me arsyetimin logjik se kryesimin duhet ta marrë ndonjëri nga të rinjtë. Dhe, ashtu ndodhi: Taxhidin Bakiu, nga Kalishta e Gostivarit, i dalë në Tetovë të Iliridës, u zgjodh kryetar. Ndërkohë, Kryesia, bazuar në veprimtarinë sa të shumanshme, aq edhe të suksesshme, e shpalli, njëzëshëm, Xhafer Lecin – Kryetar Nderi të Shoqatës Kulturore “Kadri Zeka”.
Ky vlerësim sa meritor, aq edhe i çiltër, ndryshon nga disa dekorime hileqare, të cilat jipen “sa për sy e faqe”, për ta pensionuar dhunshëm të padëshiruarin, për ta hequr qafe, pra, për ta larguar përfundimisht. Këtë metodë e ka përdorur edhe ndonjë klan, i një partie me nam të mirë. Por, ka rezultuar hipokrit dhe tërësisht i pistë, sepse nuk është respektuar si i dekoruar, madje nuk është ftuar edhe atje ku duhej të ishte i pranishëm dhe nuk është pyetur për asgjë!
Ndërsa rasti i Xhafer Lecit, si Kryetar Nderi i Shoqatës; i Fazli Gashit – si Kryetar Nderi i Aktivit të LDK-së, në Starnberg të Bavarisë, i mbiquajtur edhe – Aktivi i Ibrahim Rugovës -, meqë është i vetmi aktiv në Mërgatë dhe Kosovë, që ka ruajtur tërësisht organizimin dhe frymën rugoviane, ndryshon për të mirë nga rastet tjera.
Këta dy veprimtarë, Leci dhe Gashi, që veprojnë ndaras, në Kirchheim-Teck dhe Starnberg, jo vetëm që nuk kanë zvetnuar aktivitetin, por, përkundrazi, e kanë shtuar, duke bashkërenduar veprimtaritë me kryesitë e tyre, për të dhënë përvojen shumëvjeçare. Kjo e vërtetë sipërore u vërtetua edhe në Akademinë Përkujtimore për mërgimtarët e vrarë në pusira, në errësirë dhe në dritë, para tri dekadave, njësoj si në vrasjet para, gjatë dhe pas luftës në Kosovën tonë.
Gjashtë dëshmorët e Mërgatës
E veçanta e kësaj Akademie Përkujtimore është se u përkujtuan së bashku të 6 (gjashtë) dëshmorët e Mërgatës.
Përtej tri dekadave, përçarësit e popullit, agjentët e UDB-së jugosllave, të infiltruar brenda Lëvizjes, madje të katapultuar në krye të saj, i privatizuan dëshmorët e Untergruppenbach-ut, heronjtë e Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kinse si bashkëluftëtarë me ata, edhepse ekziston dyshimi i bazuar se pikërisht këta rrugaçë e kriminelë, janë të implikuar në vrasjet e tyre. Pra, vrajë natën, vajtojë ditën!
Ndërsa për dëshmorët e Brukselit: Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, sajuan shpifje monstruoze, duke i quajtur agjentë të Serbisë dhe të Rusisë, edhepse njërit syrësh, Enver Hadrit, Hero i Kosovës, kur po vritej, u përgjak edhe dosja për terrorin në Kosovë, e përgaditur dhe në rrugëtim për ta dërguar në Parlamentin Evropian, ku Ai i kishte dyert e hapura.
Dekori i skenës është ideuar në harmoni me përmbajtjen e Akademisë Përkujtimore. Në ballore Kadri Zeka, emrin e të cilit e mbanë Shoqata Kulturore Shqiptare; lart: vëllezërit Gërvalla në lojë me gitare. Në ekranin e madh janë renditur fotografitë – portrete të heronjve të Mërgatës Shqiptare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi dhe Musa Hoti.
E reja moderatore Filloreta Shahini hapë Akademinë Përkujtimore me përshëndetjen “Mirë se keni ardhë”! Dhe, nën tingujt muzikorë fillon këndimi i Hymnit Kombëtar, duke pasuar heshtja nderuese.
Vajza dhe djem, me veshje kombëtare, të Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare “Scanderbeg”, nga Freiburgu, luajnë dy valle burimore shqiptare. Kryetari i Klubeve dhe i Shoqatave Shqiptare në Landin e Baden Würtembergut, Skënderbeg Klaiçi, kryeson Shoqatën dhe udhëheq këtë grup artistik, vajza dhe djem të lindur dhe të rritur në Freiburg me rrethinë.
E reja moderatore Filloreta Shahini hapë Akademinë Përkujtimore me përshëndetjen “Mirë se keni ardhë”! Dhe, nën tingujt muzikorë fillon këndimi i Hymnit Kombëtar, duke pasuar heshtja nderuese.
Vajza dhe djem, me veshje kombëtare, të Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare “Scanderbeg”, nga Freiburgu, luajnë dy valle burimore shqiptare. Kryetari i Klubeve dhe i Shoqatave Shqiptare në Landin e Baden Würtembergut, Skënderbeg Klaiçi, kryeson Shoqatën dhe udhëheq këtë grup artistik, vajza dhe djem, të lindur dhe të rritur në Freiburg me rrethinë.
Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”, përshëndet mysafirët e ftuar dhe të pranishmit e tjerë, për të vazhduar me fjalën e rastit:
“Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Klubin Kulturor “Bardhosh Gërvalla”, sot na ka mbledhur këtu, në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit, të lirisë, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët tanë, të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.
Përkujtimi ynë i përbashkët në këte Akademi, me pjesëmarrjen e shumë
bashkëveprimtarëve të tyre, sadopak, përmbushë borxhin ndaj vëllazërve tanë, që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, ne, mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga okupatorët shekullorë, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijimin tonë, që brezat e rinj të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta sot është realizuar me çlirimin e Kosovës.
Edhe ne, mërgmitarët, si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare, jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.
Këtu, në Përendim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja jugosllave kanë historikun nga viti 1981. Me 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, qe plagosur rëndë Rasim Zenelaj, i cili mbeti përherë i palëvizshëm.
Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit dhe plagosja e gruas së tij, më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës.
Kurse, më 17 janar 1982, në Heilbronn – Untergruppenbach të Gjermanisë, nga Sigurimi dhe bashkëpunëtorët serbosllavë, u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Sigurimi jugoslav vazhdon me vrasjet radhës:
Më 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, më 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.
Mërgata jonë ka pasur e ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe popullit tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish- bashkëpunëtorët e sigurimit sekret – UDB-ës.
Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjëve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnikë ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.
Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurëve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel.
Vepra e lavdishme e këtyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.
Mërgata jonë, atëbotë, jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektualë të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët dhe kolegët e tyre të shkollës dhe të punës.
Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish-UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën, janë shkruar shumë shkrime e libra. Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija, me librin: “Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane”; Faridin Tafallari, me librin: “Terror, Dhimbje, Qëndresë”; Halit Elshani, me librin në dy vëllime: “Çeta e Brukselit”; Reshat Sahitaj, me librin monografik: “Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime, dokumente”; Antologjia e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj: “Trinomi i lirisë”, kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”
Nga e gjithë Gjermania
Neki Lulaj, Fazli Hajdaraj, Lush Cana, Fidanete Lulaj, Idriz Zeqiraj, Shpend Shala…
Në mesin e shumë mysafirëve, nga Kosova kishte ardhur nipi i Heroit Kadri Zeka, Zenun Pajaziti – Zeka, deputet i Republikës të Kosovës, Faket Kajtazi, Konsull i Republikës të Kosovës në Stuttgart.
Akademia Përkujtimore përfaqësohej, pothuajse, nga të gjitha Landet e Gjermanisë, kryesuesit e klubeve dhe të shoqatave me bashkëpunëtorë, si: Afërdita Dauti – Xheladini, kryetare e Shoqatës së Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” dhe përfaqësuese e Degës së Fondacionit “Nermin Vlora – Fallashi”, Heidelberg, Osman Ferizi, bashkëlutëtarë i Sali Çekaj dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptaro – Gjermane “Sali Çekaj”, në Gjermani, Vitor Spaqi, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare”, në Stuttgart, Abaz Imeri, kryetar i Këshillit Organizativ Gjithëshqiptar, në Heilbronn, Asim Lokaj, kryetar i SHKSH “Malësia” në Hechingen, Jahja Gashi, kryetar i SHKSH “Nënë Tereza, në Göppingen, Shoqata e Krijuesëve dhe e Artistëve Shqiptarë në Mërgatë, e kryesuar nga Hasan Qyqalla dhe të tjerë
Për të nderuar heronjtë e Mërgatës, kishin ardhur familjarë të të rënëve për lirinë e Kosovës, bashkëpunëtorë e miq të heronjve: Kolë Mërturi, Isë Demi, Nami Ramadani, Mehmet Koka dhe të tjerë. Shpend Shala, oficer i karrierës dhe pjesëmarrës në luftë, Xhavit Bazaj, ushtar në luftën e fundit, motra dhe vëllai dëshmorë. Përfaqësues të mediave televizive, elektronike dhe të shkruara: Halil Rrustemaj, Maxhun Smajli, Muhamet Hoxha, Asllan Dibrani. Veprimtarë të Mërgatës: Tefik Kallaba, Lekë Preçi, Ibrahim Ukëhaxhaj, ushtarak dhe pjesëmarrës në luftën e Kosovës, Tahir Buçolli, Skënder Alihajdaraj, Nezir Fejzaj me shokë.
Veprimtarët Lekë Preçi e Tefik Kallaba me shoqe e shokë
Tej 500 km ardhje e kthim, nga Bavaria e largët kishte arritur Osman Ferizi e Shemsi Haziri; nga Aktivi i zëshëm i LDK-së në Starnberg të Bavarisë Fazli Gashi me kryesinë; nga Rheinland Pfalzi kryetari dhe nënkryetari i Nëndegës të LDK-së, përkatësisht, Fazli Hajdaraj dhe Lush Cana me shokë. Mejdi Laçaj kishte ardhur nga Sllovenia, i cili, gjatë kohë, kishte jetuar e verprua në këtë mjedis, së bashku me veprimtarin e palodhshëm Qemal Morina, tanimë, na mungon, ndjesë pastë, ishin krah i djathtë i kryetrarit të atëhershëm Xhafer Leci. Tani, djali i tij, Selamiu, nënkryetar i Shoqatës “Kadri Zeka”, plotëson, në një masë, mungesën e bacës Qemal.
Me praninë e tyre në këtë Akademi Përkujtimore, aktivistët e dalluar të hershëm, dëshmuan se mbetën gjithnjë të zellshëm në veprimtaritë e Mërgatës: Gani Gashi, Hazir Beqaj, Gjylie Lecaj, Neriman Bajraktari, Fehmije Hoxha, Zef Prenga, Ali Bekteshi, Hysen Matoshi, Nue Lekaj, Naser Sulejmani, Selim Limani, Ekrem Haziri, Sejdi Rexhepi, Arif Haxhija, Qani Rexhepi, Xhavit Krasniqi, Agim Gashi-Hajvalia, Hajriz Fetahu me shokë.
Në Ludwigsburg, afër Stuttgart-it ka jetuar dhe vepruar heroi Bardhosh Gërvalla, andaj, Klubi Kulturor, krenarisht, gëzon emrin e Tij. Kryesia e Klubit është freskuar, pjerërisht, me Bedrush Nezaj – kryetar, Isuf Gashi – zv.kryetar, Bekim Luzha – sekretar, Isak Shabani – arkatar, Afrim Gërvalla, Rasim Jasiqi, Haki Demiri, Frashër Tolaj, Besim Gërvalla, Rifat Tolaj, Zymer Shala, Hysni Latifi, Driton Ferati – anëtarë kryesie.
Veprimtaritë e Klubit janë të shumëta, prandaj edhe punët janë të ndara: Enver Haklaj, trainer i ekipit të futbollit; Naim Dautaj, ndihmës dhe përgjegjës për siguri të ekipit; Rashid Ferizi, drejtues i grupit të valltarëve.
Shquhen në aktivitete edhe disa nga anëtarët e Klubit, si: Ibrahim Baldedaj, Sahit Mustafi, Naim Maxharraj, Ahmet Rama, Halil Hulaj, ish-kryetari Afrim Sylejmani, Blerim Bunjaku, Istref Hulaj, Bajram Kastrati, kryetari i hershëm i Klubit dhe mësuesi vullnetar, Sylejman Aliçkaj dhe të tjerë.
Bërthamë e Klubit janë: Sokol Dobraj e Fazli Smira – shokë dhe bashkëpunëtorë të Vëllezërve Gërvalla.
Bedrush Nezaj
Bedrush Nezaj, kryetar i Klubit Kulturor Shqiptar “Bardhosh Gërvalla”, në Ludwigsburg, bashkorganizator i kësaj Akademie, përshëndet mysafirët dhe të pranishmit: “Ju përshëndes dhe njëherit ju falenderoj përzemërsisht, që na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.
Posaçërisht i përshëndes ata të cilët nuk u ndalën kurrë me vite dekada, duke organizuar e punuar në mënyrë vullnetare.
Unë ndihem i privilegjuar kur flas për heronjtë e Lirisë sonë kombëtare,
e sidomos për qëllimin apo idealin e shejtë, që ishte atdhedashuria dhe bashkimi kombëtar.
Prandaj, i ftoj të gjithë shqiptarët që të respektojmë amanetin e këtyre burrave të mëdhenj të Shqiptarisë, të tregojmë dashuri për njëri-tjetrin dhe, të paktën, një bashkim shpirtëror të të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Ne, si komb, jemi disa milionë, të shpërndarë, por, në krahasim me armiqtë tanë historik mbesim pak.
Unë do ta përmbylla, duke falenderuar të gjithë heronjtë me thënien, e cila është moto e Klubit “Bardhosh Gërvalla”:
Ranë, për të mos vdekur kurrë!
Faket Kajtazi
Zotëri Faket Kajtazi, konsull i Republikës të Kosovës në Stuttgart, duke përshëndetur Akademinë Përkujtimore, në emër të stafit diplomatik dhe të shtetit të Kosovës, në mes tjerash tha:
“Ju keni ardhur për të nderuar heronjtë dhe kjo është detyrë dhe fisnikëri. Përshëndes familjet e dëshmorërve, veteranët dhe invalidët e luftës, të burgosurit politikë, bashkëveprimtarët e luftëtarëve të rënë, kryetarët e shoqatave dhe të klubeve shqiptare, Shoqatën e Krijuesëve dhe të Artistëve në Mërgatë dhe të gjithë ju, të pranishëm në këtë përkujtesë morti, nderi e lavdie.
Historia jonë e dhimbshme, me ikjet e shumëta nga represioni i UDB-së jugosllave, vazhdimi i veprimtarisë atdhetare edhe në Mërgatë e deri ke flijimi për liri, janë pjesë e historisë tonë.
Rënia e këtyre heronjve në muajin janar, përkujtohet si manifestim gjithëkombëtar, me emërtesën simbolike e artistike “Flaka e Janarit”. Në këtë kuadër mbahet edhe kjo Akademi Përkujtimore. Ne nuk guxojmë t`i harrojmë heronjtë, sepse ata lanë veprën dhe emrin e mirë, si: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Adem Jashari me shokë”.
Stafi i Konsullatës dhe deputeti Zenun Pajaziti e Xhafer Leci
Konsulli Faket Kajtazi, duke kërkuar ndjesë pse shfrytëzon tribunën e kësaj Akademie Përkujtimore, për të bërë një apel, thirrje publike të pranishmëve, për ta përçuar porosinë e madhe tek njerëzit e tyre e më gjerë në Atdhe, për të mos lëshuar vatrat e tyre, për të mos marrë rrugët e kurbetit.
Ai përmendi shembuj konkret të hetimit të organeve kompetente gjermane, mënyrën, rrugën e ardhjes masive të ikanakëve shqiptarë. Dhe, ka zbuluar se përgaditja e pashaportave bëhet në Serbi, duke e bërë përcjelljen e shqiptarëve deri në kufi të Evropës së Bashkuar.
Ata mendonin dhe vepronin për t`i bashkuar shqiptarët
Zenun Pajaziti
Organizatorët kishin ftuar, në këtë Akademi Përkujtimore, nipin e heroit Kadri Zeka, Zenun Pajazitin – Zeka, deputet i Repubikës të Kosovës. Prania e tij i preku deri në përlotje të pranishmit. Amshimi i Kadri Zekës ishte i hershëm dhe nuk la fëmijë prapa. Por, ai la një familje të tërë të nderuar, vëllezër e motra; nipër e mbesa të edukuar dhe të shkolluar. Dhe, ky është ngushëllimi jonë i madh për Kadri Zekën, Hero i Kosovës.
Deputeti Pajaziti përshëndeti organizatorët e kësaj Akademie Përkujtimore, konsullin Faket Kajtazi, veprimtarët veteranë Emin Fazlinë e Faridin Tafallarin me shokë dhe të gjithë të pranishmit.
“Takova, në verë, bacën Xhafer (Leci) dhe më ftoi, nëse mund të vij në këtë Akademi. Premtova, prandaj erdha në mesin tuaj. Ndjehem sa i prekur, aq edhe i privilegjuar. Për ne, familjarët, që kemi humbur njerëzit e dashur, udhëtimet e tilla janë emocionuese, rëndojnë fort në mendjet dhe zemrat tona.
Misioni i tyre ishte i madh
Sot bëmë vizitën ke vend-vrasja e Jusufit, Bardhit dhe të xhaxhait tim, Kadriut. Misioni i tyre ishte i madh. Ata mendonin dhe vepronin për t`i bashkuar shqiptarët. Dhe, pikërisht, në nismën për ta realizuar këtë mision të shenjtë, i cili ishte jetik për veprimtarinë e koordinuar për kauzën e lirisë të Atdheut, ata u goditën për vdekje nga Sigurimi jugosllav”.
Zotëri Pajaziti u përqendrua më shumë ke veprimtaria e Jusuf Gërvallës, ideali i tij i madh, përgaditja intelektuale, komunikimi i çiltër dhe tërheqës me bashkatdhetarët e mërguar.
Deputeti i Republikës të Kosovës, Zenun Pajaziti, tha se “bashkatdhetarët tanë mërgimtarë kanë qenë frymëzues dhe kontribues për popullin në Kosovë, duke e ndihmuar atë moralisht e materialisht dhe, së fundi, edhe fizikisht për luftën, lirinë e Kosovës. Kosovës i duhet ndihma juaj e gjithëmonshme, investimi juaj në Atdhe.
Organizimet e juaja të kësaj natyre, janë ngushëllimi ynë i madh. Ju çmoni dhe vlerësoni me dinjitet bashkëmërgimtarët tuaj, të cilët u flijuan në përpjekje për të koordinuar veprimtarinë atdhetare në dobi të Atdheut të robëruar”.
Ai përmendi rastin kur një mërgimtar më solli fotografitë nga përkujtimi i vitit 1983 i dëshmorëve, të rënë në Untergruppenbach, pas plot 30 vjetësh. Për familjen tonë ishin një dhurim i veçantë dhe na preku shumë se si mërgimtari, dikur i ri, e tani i pensionuar, kishte ruajtur kujtime të kohës, të cilat emocionojnë shumë.
“Vizitova Konsullatën e Kosovës në Stuttgart. Konsulli Faket Kajtazi me stafin e tij më folën për punën e tyre në shërbim të bashkatdhetarëve. U mrekullova për rregullin dhe përkushtimin e madh në përmbushjen e detyrave nga ky institucion diplomatik. Andaj, sugjeroj të mbani lidhje të përhershme me zyrat konsullore, sepse në hapjen e tyre, gjithësesi, është edhe kontributi juaj i pakursyer”, – përmbylli fjalën e tij, nipi i Kadri Zekës, deputeti Zenun Pajaziti – Zeka.
– V I J O N –