Hynë n’ valle edhe llacat rozë

0
38

Sigurimet e fshehura të partive nuk premtojnë zhvillim të demokracisë në vend. Këto sigurime më shumë tentojnë apo edhe duan të ruajnë me çdo kusht pushtete personale të bosëve politik se sa ti zvogëlojnë ato pushtete në të mirë të shtetit apo qytetarëve.

Shkrua nga Bekim Rexhepi

Sigurimi i partive më i fortë se sigurimi i shtetit

E thash edhe si krye titull se hynë n’ valle edhe llacat rozë të PS-së, në një sigurim të fshehtë që tashme po qartësohet dita ditës se është brenda kësaj partie. Ky sigurim u orvat t’ia ngjet me diçka diku Berishës, po e pati të kot me gjithë ato prova të shumta dhe të paskrupullta që bëri, mbase duke u lodhë kot me Berishën apo me PD-në, e harxhuan një arsenal të kushtueshëm dhe në fund dolën pa bë gjë. Tani për të mos u ndal ata u vunë në shënjestër LSI-në dhe ku ma, ato shigjetat i drejtojnë kah Ilir Meta. Po si mund të vinin deri tek Meta, mbase u deshtë shumë mund dhe kohë për të bërë një skenar qe të arrijnë deri te zëvendëskryeministri i Shqipërisë.

U bë një plan me një skenar nën siglën e sigurimit të fshehtë të PS-së. Si dhe përmes fuxit, që ndryshe ia thonë Dritan Prifti, ky u provua, nga kur e zgjodhi mes besnikërisë, shoqërisë, bindjeve politike, e mbi gjitha prapë vet zgjodhi të bëhet armik i të gjithave dhe i LSI-së së fundmi, duke kryer veprimtari spiunazhi kundër liderit të tij, madje duke nxjerrë në opinion incizime të paligjshme, duke e shpalosur në një mënyrë tjetër manipulues realitetin dhe duke prodhuar një gjendje shpërdoruese më të vetmin qëllim për të dhunuar shtetin, përmes akteve të një mafie recidive. Ndërsa ky Dritan Prifti u errësua nga mallkimi i vet “priftor”, që nuk arriti të qëndroi dot në besnikëri të parimeve, ideve dhe të çështjeve të tjera në shërbimit të detyrës, u bë mashë imoral e lojës se panterit pink, duke nxjerrë një video të incizuar fshehurazi dhe më pas duke e manipuluar atë sipas dhe vetëm me skenar t’Ramës, për të linçuar Metën dhe për të shantazhuar koalicionin qeverisës.

I gjithë ky konflikt që kinse bëhet rreth një ministrie qe ka një serë nën fushash në aksin ekonomik dhe këtu pamëdyshje dihet se ka munguar prej kohesh një debat i fuqishëm dhe se të çalat nuk i shpëtojnë dot mundësive dhe gafave politike për shkak të mos influencës profesioniste. Kjo nuk i ndodhë vetëm Shqipërisë ka edhe vende të tjera.

Duket se Fuxi i gafës me emrin Dritan Prifti do të kujtohet për shembullin e dhanë, nga e para, se si përpiqet me e ndreq raportin e keq me Ramen, dihet që për të cilin ka bë akuzat të rënda se është i droguar dhe varëses i saj. E dyta, është qe ta sulmoj Metën dhe Berishen për hesap të Ramës dhe qe te kthehet aty ku ishte më herët, por duke u kthy pak me i rehatshëm. E gjithë kjo fuxin e banë me gjahu edhe në ndonjë rast tjetër, por jo në këtë rëngë siç e bëri me Meten, i cili i kishte besuar aq këti dinaku dhe në ditën që s’pritej ju kthye pabesia, tradhtia, spiunimi nga shoku i tij.

Të gjitha këto u bënë për të marrë peng shtetin, të ardhmen e këti vendi, jo me metoda demokratike por me dhunë dhe mostra mashtrimi e përgjimi nga D.Prifti, F. Çakuli, ky i fundit një bimbo i vërtetë, një matuf prej dinakërie, qe prej kohesh orvatet ti shërbej me kujdes kryemafiozit recidiv Edvin Kristaq Rama. Kryemafiozit recidiv Edvin Kristaq Rama gënjeu më herët ne mediat ndërkombëtare se presidentit Bush iu vodh ora nga shqiptaret e tij të dashur. Kjo e zezë i përpiu të gjitha mediat ndërkombëtare, por e nxiu edhe fytyrën e shqiptarëve. Thonë çka ta banë i yti s’ta banë as i huaji. Për të mos shkuar larg njëfarë Filip Çakul-bimbo, po kështu siç e bëri Dritan Prifti e kishte montuar edhe një tjetër video të tillë tek ministria e kulturës dhe turizmit nën udhëheqjen e Ylli Pangos, ish ministër i vendit.

Pra, nuk mund të lejohet qe kështu të përgjohen ministrit e shtetit nga sigurimet private apo të partive siç po ndodhë aktualisht me sigurimin e fshehtë të PS-së. Ky bimbo – Çakuli, e bashkëpunëtori i tij i quajtur Mero Baze dhe shumë të tjerë kanë hapur si duket goxha sigurime qe po ndihmojnë Ramen. Në hallë është Rama i xhorë.

Sigurimet e fshehura të partive nuk premtojnë zhvillim të demokracisë në vend. Këto sigurime më shumë tentojnë apo edhe duan të ruajnë me çdo kusht pushtete personale të bosëve politik se sa ti zvogëlojnë ato pushtete në të mirë të shtetit apo qytetarëve. Madje politika sikur përfundimisht po ndikohet nga këto struktura të sigurimit të instaluar brenda partive tona.

Edhe në Kosovë deri tani kemi pasur disa sigurime te brendshme partiake qe akoma nuk janë shuar për interesa te brendshme partiake dhe jo të shtetit. Ta marrim se PDK –ja ka si sigurim të saj të quajturën SHIK-u, ndërsa tjetra parti LDK-ë deri më tani ka pasur si sigurim të saj të ashtuquajturën Sigurimi i Atdheut. Edhe SHIK-u edhe Sigurimi i Atdheut më shumë kanë punuar për interesa të partive, se sa qe kanë punuar për interesa të shtetit dhe sa për sqarim qytetar ma shumë këto sigurime e kanë dëmtua interesin e përgjithshëm duke krijuar edhe imazhet më të dëmshme për kombin…