Historia përsërit shakanë e hidhur me ne

0
27

Nga Sindi Mullaj, 27 Tetor 2011

Historikisht si shqiptare te ketij vendi te quajtur Shqiperi, kemi qene aq te urte, sa perhere kemi arritur ti nenshtrohemi forces duke harruar qe gjithshka qe ne shpresonim ishte nje enderr me bukur nje jete reale,nje perjetim pa dallim ngjyrash partiake. Por me sa duket deshirat tona aktrohen nga ata qe ne perzgjedhim te jene ne krye,te punojme pafundesisht, te derdhim gjak ne vende te huaja dhe akoma me shume te behemi mbeshtetje e papare ndonjehere per disa njerez qe ne te vertete perveç se veten nuk duan asnje tjeter.

Nje popull ngrihet per te pasqyruar veprat ne realitet, por realiteti mbetet perhere i pashprese per shume qytetare te cilet kane krijuar nje shtet te tere me ane te asaj qe ne demokraci quhet fjale e lire. Duke hedhur mendjen pertej asaj qe sot eshte riprodhimi i asaj qe ka ekzistuar me pare do shohim qe asgje nuk ka ndryshuar nga ç’ka qene me pare sepse, erdhen romaket…

Ne brohoritem por me pas prape u shtypem, erdhen bizantet po ne serish brohoritem dhe u shtypem, pa harruar osmanet, qe nderruam fe per nje cike qef pozite… erdhi Skenderbeu familja e te cilit u largua shume shpejt nga dheu i dashur e s’dihet ku i ka me rrenjet, ndoshta do jete ndonje sicilian, Zogu qe do luftonte deri ne vdekje me moton, “opingat do veshim, pas malit do shkojme, Shqiperine ta çlirojme”, por edhe ai mori florinjte e iku ja mbathi, vjen serish i permallur per token e vet sa per te marre serirsh pronat qe kishte harruar pa marre, Ismaili qe kerkonte me ngulm ruajtjen e identitetit kombetar, por nuk arriti te mesonte dot gjuhen shqipe, fashistet e nazistet!

Po ne brohoritem e serish u preme e u vrame, erdhen komunistet vajtonin njerezit, iu corr kaq shume zeri sa dita dites futeshin te heshtur nen dhe kush zerin ngrinte… erdhen serish komunistet me fytyren e demokracise… kaq shume brohoritem… po ne serish po shtypemi… faqe e re per Shqiperine, pretendojme BE-ne!

Edhe tribut e xhunglave na e kalojne per guxim qe kemi…se ne kemi dhe dicka ngaqe jemi pak si te etur se skemi faj duam te kalojme tek A duke harruar B, te marrim negativen kundrejt asaj pozitives, deshirojme te vjedhim apo te imitojme perpara se te mesojme. Kaluan shume periudha… por burgu hante i uritur ato qe nuk kishin gje tjeter ne kete bote pervec mendjes… te tjere shpetuan paq, asnje gervishtje nuk paten, as nuk u denuan por jetojne akoma dhe sot ne lluksin e fituar mbi djersen e 45 viteteve me rradhe te shekullit te kaluar e te shume shekujve me rradhe… e mos thoni ju lutem qe jemi ne demokraci!

Ne jemi ne ferrin e udhehequr nga disa koka te etura per gjak punetoresh, per gjakun e te drejtes, se vetem ashtu si vampira do mund te marrin fuqine akoma me shume, akoma me shume… harrojne qe populli pa mend eshte tani, por neser mund ti shemb… sot jane aty keta…neser do jene bijte e atyre e pasneser bijte e bijve te atyre… me me shume krenari me me shume hipokrizi… duke harruar kush ja dha ter ato levdata pa gjak!! Por lind pyetja… kur do jete populli ne krye…kur friken ta shnderrojne ne trimeri e hipokrizine ne drejtesi!

Dmth… KURRE! Eshte per te ardhur keq,por harrojeni cdo gje te mire, vampirat nuk jane legjende, i kemi perpra sysh! Si mund te pretendojme te kemi kaluar ne nje sistem pas shume te tmerrsheve me rradhe? Si mund te harrojne nxenesit e kaluar historine e mesuar permendesh per 50 vjet??

Nuk munden, dhe pasardhesit do jemi ne qe do u shkruajme historine, ate histori qe si cakej po perpiqen te na imponojne e ne per te mos humbur nje pune, nje ulje note ne shkolle, per te mos u dhunuar… do vazhdojme tia shkruajme dale ngadale me titullin teper modern, “shoku Zylo”! Si mund te jemi pjese e nje BE, kur ende perpiqemi te gjejme moralin e familjes tek tjetri, pa pare ende ne vete thellesine qe ne percojme tek te tjeret! Krenaria fiton mbi popullin, enderron famen, percon ‘dituri te paditur’. Nata behet dite… vritemi naten e qahemi diten sepse zakonet e vjetra nuk mund te ndryshojne me naten apo diten!