”Historia e Kosovës” me tri vëllime, të autorit Jusuf Buxhovi

2
80


z. Jusuf Buxhovi me sukses nxori në dritë të kaluarën autentike dhe hedhë poshtë popaganden grekofile që u përpoqën për të shtrembëruar dhe gjymtuar historinë e popullit tonë – shkruan Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Në janar 2012, doli libri i parë ”Historia e Kosovës” me tri vëllime, të autorit Jusuf Buxhovi, i cili po dëshmon bindshëm për prirjen e tij të një historiani të devotshëm. Këto tri vëllime përfshijnë periudhën Antike e deri te konferenca e Londrës, duke përbushur një zbrazëtirë kombëtare në veçanti të Dardanisë Antike.

Padyshim, se libri i historianit Buxhovi, me këtë libër zgjëron horizontin e vet në krijimtari, me ide të reja, ngjarje dhe nostalgji të reja që sjellin një mori faktesh me pikpamje të reja. Përfshirja e historisë shqiptare nga antikiteti e gjer më sot, është rezultat i prirjes për pasqyrimin real të historisë nga vet autori, por në esencë me këtë libër zbulon shumëçka që nuk është zbuluar gjer më tani.

Këtu shofim, se dominon prirja për zbulime të reja të historisë nga z. Buxhovi, për konkretizimin e historisë së mirëfillt shqiptare. Duhet pranuar se, libri në fjalë, tematikisht i ngjanë një enciklopedie shqiptare, por edhe të përvojes historike të botës së qytetëruar. Autori na bën me dije, se me përshkrimin e historisë shqiptare synon të shtrihet në të ardhmen më gjërsishtë me tema që përqafojnë teorinë historike me cikle kohore për ruajtjen e ekzistencës kombëtare shqiptare.

E kaluara historike në këtë libër ”Historia e Kosovës” është si dëshmi që zbulon dhe e mundëson ruajtjen e ekzistencës faktike të popullit Shqiptar, kurse për kohën e sotshme është vepër e cila ruan dhe qetson identitetin shpirtëror të shqiptarit kudo që ai ndodhet. Pse? Sepse autori z. Jusuf Buxhovi me sukses nxori në dritë të kaluarën autentike dhe hedhë poshtë popaganden grekofile që u përpoqën për të shtrembëruar dhe gjymtuar historinë e popullit tonë. Historia e Kosovës, tani e tutje falë këtij botimi, është me një dritë të re që përfshinë një periudhë kohore të historisë nga Antika deri në kohërat e sotme.
Para se gjithash, mund të themi se vepra ”Historia e Kosovës” e historianit Jusuf Buxhovi është autentike dhe e argumentuar. Kjo e fuqizon edhe më bindshëm kur e dimë se autori ka kohë që mirret me historinë antike, duke botuar libra me variante sa historike aq edhe shkencore, por pa ndryshuar temen dhe motivin për historinë tonë kombëtare duke u fokusuar nga Pellazgët dhe deri te Dardania Antike si trung qëndror, e që më vonë shëndrrohet në vazdimësinë iliro-shqiptare.

Si vepër historiografike ”Historia e Kosovës”, bindshëm trajton lashtësinë historike, është një argument tejet i rëndësishëm dhe me një peshë tejet të veçantë për Kosovën, duke u shëndrruar si bazë e aktit të njohjes dhe vetënjohjes.

Me një fjalë, autori Jusuf Buxhovi, në këtë libër historiografik ”Historia e Kosovës” me tri vëllime, krahas punës së tij në krijimtari me një përvojë të shkëlqyer nga librat e mëhershëm, pasuron me sukses me elmente të reja historinë e Dardanisë.
———————————————-
Shoqata e Shkrimtarëve,
Artistëve dhe Krijuesve
Shqiptarë në Suedi,
“Papa Klementi XI Albani”

Nr. Organizativ:
802463-7921
+46 (o) 431-450817
+46 (0) 7 37663756

E-Mail:
hysenib@yahoo.com
koli284@hotmail.com
debati@hotmail.se

Adresa:
c/o Hysen Ibrahimi
Långagärdsvägen 29
269 73 Förslöv-Suedi

Kontonumri:
4008 17 07505
Nordea Bank
+46(0)739961480

2 COMMENTS

  1. libri historia e kosoves eshte pa dyshim nje dokument shume i vyer i dr.jusuf buxhovit pasi qe hegjemonia serbomadhe gjithmone na ka shtremberuar historine tone .Ky liber na jep te kuptojme se shqiptaret jane autoktone qe nga pellazget e lashte ,ku shqiptaret ose arberit kishin shtetin e tyre. Ne duhet te krenohemi me kete historian ku ia lekunde themelet serbomadhe.

  2. Mendoj se Historia e Kosoves në tri vëllime , eshte puna më me vlerë e bër ndonjëher nga historianët shqiptarë. Një mbrëmje profesor J.Buxhovi i ftuar në një emision në RTK (Oxygjen), shpjegon ne formë te shkëlqyer brendësin e librit. Por isha shum i befasuar kur dëgjova nga profesori kur tha se kopertina mbrapa librit e ilustruar me labirinthe,fletë dhe kalavesh rrushi eshte gjetë ketu ne Podujevë.Qka një fakt i tillë guxoj të them se nuk qëndron.Ky ilustrim eshte një gurë qe eshte nxjerrë nën themelet e xhamisë së vjetër në fshatin Smirë Komuna e Vitisë.Unë bashk me vllaun tim Muhametin që në at kohë ishte drejtor i shkolles fillore në Smirë, morëm dhe nga materjali gips , rrjet dhe disa mat. tjera nxjerrëm nji kopje në te dy faqet e gurit ,të cilën kopje edhe sot e kesaj dite e ruaj.Në njërën faqe eshte fotografia të cilen prof.Buxhovi e paraqet ne kopertinën e pasme të librit ndersa pjesa tjeter e gurit ka shkrimin latin që eshte deshifruar nga arkiva e Kosovës.Në shqip thuhet(tempulli i ngritet hyjneshes dardane dhe eshte i shenuar viti 220 i eres sonë).Ky guri ne form te organizuar nga qytetarët e Smirës i eshtë dorëzuar arkives së Kosoves pikrisht zonjës Edi SHUKRIU e cila eshte shum mirënjohëse.Kjo ilustrohet me nji shkrim te saj ne janar te vitit 2012 me titull “nuk i harroj kurr qytetarët e Smirës”.

    Sali Salihu – Gjenevë
    salihu07@gmail.com

Comments are closed.