Mitat Shuli
Ne shqiptarëve që siç e thotë kënga vritemi e pritemi për flamur,tranzicioni apo më mirë agonia e jonë e stërzgjatur na i ka shtuar telashet bashkë me shtimin e flamujve. Kjo që ju tregoj nuk ka të bëjë me ndonjë përçmim apo hierarki të flamujve që ndeshen nëpër rrugët apo istitucionet tona,por me zellin tonë per tu ndarë dhe sherrin e shamatën dhe paaftësinë e politikës për ti respektuar flamujt, istitucionet dhe shqipërinë e shqiptarët.
Ky zell buron dhe percillet në mënyrë vertikale,zinxhiri I trasmisionit ndjek këtë rrugë Kryeministri dora vetë, qeveri PD, istitucione shtetërore, flamurxhinj të zellshëm dhe në fund popull që ngjyrat apo flamurin ka përzemër a për hall.
Për vite pata jetuar ne Itali dhe im bir sapo zbrisnim në Durrës dhe merrnim rrugën për në Elbasan, kthente kokën rrotull dhe pasi gjente të parin thërriste ja flamuri shqiptar .Numurimi I flamujve rrugës na shoqëronte deri në shtëpi.I kishim ngulitur ne kokë që ky yni është flamuri më i bukur në botë…
Tashmë kemi një vit në Shqipërinë tonë .Dhe ky rrëfim e ka fillin para ca ditësh kur fëmijët me thanë se ju duheshin lekë në shkollë se do blenin flamur për shkollën.Për 100vjetorin e pavarësisë shkollës i duhej flamuri.
Po,po flamurin që valëvitet mbi tarracën e ishrepartit ushtarak të kthyer në shkollë e blene nxenesit duke kontribuar sejcili me lekët e tyre.Për ne që kemi jetuar për vite jashtë është e pakonceptueshme sesi shteti të arrijë deri këtu.Duke humbur kopetenca, autoritet që vetem ai i ka.Pra shteti nuk është i afte të jetë i tillë duke filluar qysh nga simbolet.
Ne këtë mënyrë më thonë blihen drutë apo rezistencat për ngrohje në dimër, bile edhe fletët për provim.Dua ta respektoj shtetin tim ,por a nuk do të ishte më mirë që shteti im të kishte respekt për veten.Por duke u larguar nga lagjia ime buzë ullishtes në periferi të Elbasanit do ju kujtoja se sa për zemër i ka Berisha flamuret
Kuptohet jo për të gjithë flamurët, sepse po aq sa ka qejf të vetët urren të tjerë flamuj.Saqë edhe stemën e republikës, zhgabën e zezë dhe fushën e kuqe nuk le rast pa i ngjyrosur bardhë e blu. Në mbledhjet e qeverisë që bëhen enkas për kamerat televisive patjetër keni parë flamurin e NATOs, ju siguroj se në asnjë vend tjetër nuk ndodh kjo. Për vite në Itali flamurin e NATOs e pashë vetëm në hyrje të bazave ushtarake në kronikat mbi fluturimet gjatë operacioneve të aleancës, apo samitet e NATOs.
Asnjë qeveri e vendeve te aleancës në mbledhjet e saj rutine nuk ekspozon flamurin e një organizmi ushtarak si NATO. Zelli ka marrë edhe ca bashki e komuna kështu më ndodhi që flamurin në fjalë e pashë në majë të çatisë në një fshat të largët të Librazhdit. Patjetër i kini parë flamuret blu në të hyrë të Tiranës kur zbret nga Kërraba. I kini parë patjetër flamuret blu ndanë rrugëve mbi shtëpi apo dyqane, kioska dhe baraka
Dikush e vë në majë të ndërtesave që vazhdojnë e rriten duke domonuar peizazhin, e kanë si shenjë perkatësie apo supremacie Të tjerë e kanësi hajmali, siguri, shpresë se flamuri është në gjëndje të anullojë ndërhyrjet e inspektoriateve ndërtimore apo të zëvendësojë lejet ndërtimore. Do keni parë gjithashtu flamujt e grisur të armiqve të Kryeministrit. Dikush duhet të merret edhe me këtë. Në ditën për një shqipëri të pastër, në emisionin fiks fare pamë nxënësit e një shkolle këtu në Elbasan që pastronin dhe mësueset që bënin muhabet.shumë gjëra mund të thuhen për to,por unë i kuptoj ato.
Dita e Shqipërisë së pastër është një tjetër histori flamurësh, i ashtuquajturi kryeministër ua vodhi shoqatave të cilave do të duhej ti falenderonte publikisht për idenë.Ai dhe qeveria përgjegjës për katandisjen e mjedisit në këtë farëfeje nxitoi të merrte flamurin leckë të mbrojtësit të mjedisit. Në këtë mënyrë siç bën përditë provokoi, lëndoi shpirtin qytetar të këtij vendi.Ajo që pamë në ekran ishte inskenimi i paradës në fjalë.
Mësueset e dinin këtë, duhet të merrnin pjesë në paradë, ishte urdhër nga lart.Besoj askush,asnjë drejtori arsimore nuk e ka çuar ndërmënd të thosh jo, kam një program mësimor më të rëndësishëm se sa të bëjmë sikur pastrojmë rrugët nën një ditë shiu.Më thoni sa vlen pastrimi i letrave pranë shkollës kur ajo vetë është e papërshtatshme si e tillë, kur ajo rrethohet nga ndërtesa të cilat rrezikojnë të bien e të provokojnë ndonjë tragjedi.
Dhe për më tepër vetëm pak më tutje kanali i ujrave të zeza është në qiell të hapur. Kot Berisha shkoi të pastronte qëndrën e Kamzës Telekamerat duhet të fokusohen në qëndër fare të sheshit,pamjet pak më tutje nuk i përkasin propagandës, filmit me flamuj dhe qeverisjen më trasparente në botë ato na përkasin ne të tjerëve, i përkasin realitetit tonë të përditshëm.Që të papërgjegjshmit nuk duan ta shohin.







