HIQNI DORË NGA SHKATËRRIMI I LDK-SË NË ZVICËR

0
24

Thirrje publike për Haki Latifin i cili është bërë kukull në duart e oligarkisë komuniste të Prishtinës!

(Përgjigje dekleratave të Haki Latifit, botuar kryesisht në portalin „Botapress“ të Bajrush Morinës).

Haki latifi është bërë telall i botës duke u shndërruar në një kukull në duart e Ismet Beqirit dhe oligarkisë komuniste të Prishtinës. Ai tashmë e ka humbur busullen, miqtë dhe shoktë e tij në Zvicër që moti. Tashmë ai nuk po di çfarë flet dhe as çfarë po dëshiron. Madje nga sikleti përpiqet të ironizojë, jo me fjalë të veta sepse s’ka lidhje, por gjoja se paska punë ma të rëndësishme. Po cilat na qenkan ato punë?!

Por Hakiu po flet jerem tamam sikur ta kishte lëshuar memoria e kresë, pasi të gjithë e dijnë se Kuvendin e VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër e ka përgatitur vet ai bashkë me Arif Baftiun. Në të gjitha komisionet dhe grupet punuese dhe të verifikimit kanë qenë kryesisht anëtarët e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf që e përbëjnë në të shumtën teze dhe tezaka e tij. Haki Latifi, nuk është duke kuptuar sepse duke folur jerem për atë Kuvend, ai po dëshmohet se ka qenë një manipulues i paskrupullt dhe këtë gjë tani po e vërejnë të gjithë delegatët, veprimtaret dhe anëtarët e LDK-së.
Ta organizosh vet një Kuvend dhe ta menagjosh atë, duke i larguar dhe menjanuar veprimtarët e devotshëm siç vepronte ai, mund ta marrësh atë ndëshkim që Haki Latifit ia dhanë delegatët me votën e tyre, duke e shpallur humbës të shumëfisht, gjë që për të s‘ka pasur ndëshkim ma të madh.

E ky ndëshkim i paska ardhur jo nga unë por nga delegatët të cilët e kanë njohur dhe e kanë vlerësuar si duhet. Ata e paskan ditur për servilizmin e tij ndaj politikave antidemokratike dhe komuniste, por servilizmi i tij ndaj Isa Mustafës është i papresedan. Madje është ky Haki Latifi i cili në mbledhjen e parë derdhi lot krokodili pse dikush nga anëtarët e kryesisë, (diku në rrjetet sociale), e paska quajtur komunist, por lakmia e tashme për tu kapërthurur, madje duke u shndërruar në puthador të Isa Mustafës e ka lektisur atë deri në këtë gjendje duke e bërë atë tamam një komunist të vërtetë dhe një aktivist mjeran që e paska pasur LDK-ja.

Kuvendi për të cilin flet Haki Latifi e ka faktorizuar edhe një kandidat tjetër, kurse komisioni që ai thirret në të, të paktën është dashur me shkrim t‘ia bëjë me dije edhe kryetarit të porsazgjedhur për ato shkelje që i paska bërë jo ai sepse nuk ka pasur përgjegjësi organizative, po vet z. Latifi. Kësi veprimi kaq primitiv nuk ka ndodhur as në vendet moniste me diktatura të hekurta, por ndodhka në Prishtinën e kontrolluar nga Bashkësia Ndërkombëtare. Tani nga atje, qon selam Ismet Beqiri i cili vet vulos e vet palos „kryetar“ me afinitete si të Haki Latifit, prandaj ai bënë përpjekje për ta legjitimuar atë ose të paktën pretendojnë të bëjnë rrëmujë në Degën e LDK-së në Zvicër, për çka si duket është i interesuar edhe vet z. Latifi, madje bashkë me sivëllain e tij Arif Baftiun. Ky i fundit është i njohur në shërbimet e komisionit të 3%, komision ky për të cilin heret a vonë duhet të merret edhe prokuroria e shtetit, prandaj Dega e LDK-së në Zvicër, do të ishte mirë që të fillonte me mbledhjen e fakteve, sistemimin e tyre dhe dorëzimin tek prokuroria e shtetit dhe ajo e EULEX-it që merret me këto çështje.

Haki Latifi mund të flet vetëm në emrin e tij, ndoshta edhe në emër të tezeve dhe tezakave, të akraballëkut të tij që nuk po mund t‘i bashkojë kurrë më shumë se sa 20 veta, por jo të krrokat në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, pasi delegatët e kësaj dege ia kanë përcaktuar sakt vendin atij dhe Arif Baftiut. E sa i përketë unitetit që po e kërkuaka Isa Mustafa, ajo thirrje e tij na është e njohur qysh prej kohës së sistemit komunist, ai e ka dëshmuar se nuk ka pikë mëshire për askë, shih si e ka katandisur LDK-në. Ndërsa Diaspora e njehë mirë, pasi në kohë të tjera ai kërkonte të mos e njohim Ibrahim Rugovën President, dhe në saje të urrejtjes patologjike që kishte Isa Mustafa për dr. Rugoven bënte përpjekje për ta shkatërruar tërë Kosovën. Ia ritheksoj z. Latifi se diaspora e njeh mirë Isa Mustafën i cili në të gjitha proceset ka qenë në anën e kundërt me vullnetin e gjithmbarshëm të popullit të Kosovës, e pse Haki Latifi i varadiset le të mbetet çështje e tij personale.

Si duket Haki Latifi i ka mësuar metodat e injorimit që është kulturë e Isa Mustafës dhe e Ismet Beqirit të cilët kanë hudhur mendjet akademike dhe personalitetet e shquara të LDK-së. Tashmë edhe Haki Latifi po sillet me të njetën kulturë kundër të gjithë atyre që dijnë më shume se sa ai. Tani Haki Latifi, ka mbetur vetëm në akraballëkun e tij për të bërë selfie sa për rrjetet sociale. Kaq?!
Haki Latifi thotë se antarësisë nuk i bënë përshtypje kjo zhurmë por ai po e ndjen braktisjen që ia ka futur tmerrin. Reliteti është i tejdukshëm, ndërsa thirrjeve për t’u bashkuar pikërisht Haki Latifi nuk iu përgjigjet, jo bashkim për t’a lejuar Isa Mustafën që ta degradojë LDK-në, por bashkim për t’ia ndalur avazin këtij shkatërrimi. Haki Latifi nuk është personi përgjegjës për të folur në emër të Degës së LDK-së, pasi tashmë ai e ka humbur besimin edhe te miqt, te të afërmit dhe madje edhe tek tezet e tezakat, pasi që turma e tij dita ditës po paksohet.

Paniku dhe frika nga kjo braktisje atë e kanë bërë për t’u çmendur dhe në vend që t’i thërras arsyes ai vazhdon avazin e degradimit të asaj vlere që e ka pasur. Ja çfarë thirrje patetike bënë Haki Latifi: „Mos harroni se vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë sulmeve nga kundërshtarët politikë, për mbrojtjën e institucioneve në demokracinë e brisht në Republikën e Kosovës, themelet e së cilës i ka vënë LDK-ja. Subjekt ky i udhëhequr me menquri dhe guxim intelektual, nga kryetari historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova“, dhe vazhdon „Tash dikush i jep vetës të drejtë, dhe tenton të shkatërrojë çdo gjë“, e këta shkatërrues padyshim janë mbështetësit e Isa Mustafës i cili edhe për të gjallë e ka luftuar, e ka penguar dhe e ka shantazhuar dr. Ibrahim Rugovën, dhe të gjitha proceset që janë udhëhequr nga ai. E nëse ka pseudopatriot, siç thotë ai, janë pikërisht ata që nuk dijnë as të flasin, as të mendojnë dhe as të krijojnë vlera që i shërbejnë kombit. Kjo luftë ndaj autorëve, krijuesve dhe shkencëtarëve i ka rrënjet në shpirtin e ngusht të Ismet Beqirit dhe Haki Latifit, por jo tek ata që kanë krijuar vepra me vlerë dhe të pranuara. Por faji mbetet jetim pasi Haki Latifi do ta mbyll jetën e tij, jo pa shkruar një vepër të mirë, po fatkeqësisht pa lexuar si duhet ndonjë vepër të mirë.

Vërtetë Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër kërkon nga anëtarësia e LDK-së në Zvicër, të mos bie pre e manipulimeve të Haki Latifit i cili vet e ka organizuar Kuvendin me „teze e tezaka“, dhe vet po e shpall të pavlefshëm, prandaj prototipi i dashakeqit, karieristit dhe lakmiçarit e ka emrin Haki Latifi! Ai mund t’i bëjë thirrje arsyes së tij që ta ruajë unitetin me familjaret e tij, por jo edhe të LDK-së, sepse kodi i durimit, urtësia dhe menquria janë primare, pasi kjo anëtarësi është shumë e vetëdijshme që nuk ka nevojë për derset dhe këshillat anadollake të Haki Latifit dhe të një soji e sorollapi që sillen rreth tij. Thirrja për të respektuar rregulloret, statutin dhe programin e LDK-së, vlen vetëm për Haki Latifin i cili me të dy këmbet i ka shkelur vet ai, kurse tani po bënë përpjekje për t’u tallur me delegatët dhe antarësinë e LDK-së në Zvicër, ai duke i shkelur të gjitha vlerat e ka humbur udhën në sokak. Tani ai po tallet edhe parimet themelore të demokracisë: Pranimin e humbjes?!…

Tashmë edhe vet Haki Latifi e pranon lojen e tij të passhpinës sepse të jesh krytar i një Degë dhe të ftohesh si mysafirë duke ia mohuar vetës rolin e delegatit të një Kuvendi që vet ai e ka udhëhequr do të thotë privim i të drejtës për të votuar, do të thotë ose nuk merr vesh, ose ke shkelur mbi interesat e përgjithshme, për intersa personale. E kur jemi këtu tek interesat dhe motivet e ulëta, do të ishte mirë të hulumtohen pazaret e mundshme në ndonjë biznes, dhe të shikohen cilët familjar të tyre ua ka rehabilituar Isa Mustafa atij dhe Arif Baftiut, përndryshe nuk mund të kuptohet arsye për çfarë interesi ata e kanë devalvuar veten deri në këtë masë.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër e ka thënë publikisht se ftesa për Haki Latifin për të marrë pjesë në kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së në Prishtinë, në cilësinë e mysafirit por jo të delegatit, ka qenë e paranueshme dhe fyese, madje ai veprim ia hoqi gëzofin për t’u identifikuar si person që ndryshe deklaron dhe ndryshe vepron. Ndërsa koketimet e tij me Isa Mustafën, Agim Veliun, Lutfi Hazirin, Ismet Beqirin, Haki Rugovën, vetëm sa e plotësojnë natyrën e një karrieristi i cili mund të bie nën çdo nivel për t’ia njohur legjetimitetin e kryetarit kukull, për të bërë shkatërrimin e një organizimi të mirë, i cili është kukltivuar për një çerek shekulli në Degën e LDK-së në Zvicër.

Dhe krejt në fund ia bëjë me dije Haki Latifit se jam i gatshëm për t‘u përballur me të në debate publike për këtë çështje. Fobia e tij për t’u ulur në bisedime dhe për t’u përballur në debate publike e dëshmonë ma së miri këtë që po e themi. Në këtë pikë Haki Latifin dhe grupin e tij mund ta ndihmojnë sa të donë edhe Ismet Beqiri, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova dhe ndonjë vullnetar tjetër, por për fitore me fakte e dokumente nuk do të keni mundësi kurrë, pasi ato fakte nuk ekzistojnë. Ato shkelje për të cilat flet Haki Latifi, janë improvizime që i ka aktruar vet ai, bile bashkë me Arif Baftiun dhe një grup i vogël përreth tyre. Janë këto arsye pse po ftojë publikisht z. Isa Mustafa të heq dorë nga shkatërrimi i LDK-së. Ai nuk duhet të sillet si teknokrat por duhet t’i thërras arsyes për ta ndalur avazin e shkatërrimit të Degës së LDK-së në Zvicër që po e bëjnë sejmenet e tij, dhe për shkatërrimin e Kosovës që po ia bëjnë nënkryetarët dhe sekretari i Tij.

St. Gallen, 08 tetor 2015.
Shefqet Dibrani

Referenca: Presheva Jonë