Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë?

0
43

TemA Online, 17 Dhjetor 2011

HILLARY FOR EVER

Hillary Klinton kandidatja e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë ?

Më 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton një investigim nga korrespondantja e saj në Uashington, Korin Lesnes në të cilën ajo tregon fuqinë, vendosmërinë dhe popullaritetin e gruas më të fuqishme të Amerikës, Hillari Klinton. Investigimi i saj është befasus dhe plot me konsiderata pozitive, gjë e rralllë kjo për ftohtësinë e gazetarisë franceze. Mirëpo puna gjigande, vendosmëria dhe autoriteti i kësaj gruaje e kanë rivendosur autoritetin e SHBA-ve atje ku e ka vendin-lider i demokracisë botërore. Më poshtë do të ndiqni të plotë këtë investigim, përkthyer posaçërisht për gazetën “Tema”.

Ilir Yzeiri

Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme për në Shtëpinë e Bardhë ?

Hapet porta dhe ja shfaqet Hillary e gjithëpushtetshme. Me xhaketë dhe pantallona të zeza me një damar të hollë, flokët më të verdha se më parë dhe më të gjata gjithashtu. Sekretarja e Shtetit sapo është shkëputur nga samiti Europë-SHBA që mbahet në Shtëpinë e Bardhë këtë 28 nëntor. “Në rrugë për aventura të reja” i thotë ajo shtypit përpara se të « zhduket në shkallët që të çojnë në nëntokën e Ëest Ëing. E armatosur me çantën e saj të dorës një si thes i madh ajo niset drejt Birmanisë, drejt asaj që do të quhet më pas suksesi i parë i vërtetë i politikës së dialogut (angazhimit ) të Barak Obamës.

Kalon një javë dhe pasi bën edhe 30 000 km të tjera, ajo gjendet në Konferencën e Bonit për Afganistanin, të hënën më 5 dhjetor. Pas katër ditësh ajo do të duhet të marrë pjesë në Mbledhjen ministeriale në Hagë për lirinë e Internetit, një temë që ajo e ka propoganduar në janar 2010. Jo aq e kënaqur me drejtimin e Departamentit të Shtetit, një mamuth me 60 000 persona të shpërndarë në të gjithë botën, Hillary Klinton, 64 vjeç, e ka zgjeruar fushën e veprimit të diplomacisë. Ajo është e para që e ka lidhur të Drejtën si nocion me të Drejtën Humane në botën mbarë.

PERSONALITETI MË POPULLOR I ADMINISTRATËS OBAMA

E pathyeshmja Hillary. Tre vjet pasi humbi garën për të marrë Shtëpinë e Bardhë, ish- Zonja e Parë e Amerikës është bërë personaliteti më popullor i administratës Obama -69% e opinionit e mbështet atë sipas një sondazhi të Bloomberg kryer në këtë shtator. Një e treta e amerikanëve çmon se vendi i tyre do të ishte më mirë po të ishte zgjedhur ajo si presidente. Në tetor, Time Magazine porositi një sondazh midis saj dhe kandidatit kryesor të opozitës republikane për zgjedhjet e 2012-ës. Në ndryshim nga Barak Obama që ishte thuajse në të njëjtin nivel pikësh me kundërshtarët, Hillary Klinton ishte 17 pikë përpara më të mirit të republikanëve, Mitt Romney-it. “Obama nuk ka treguar shumë lidership këta muajt e fundit. Hillary, përkundrazi, ia ka dalë që të tregojë më shumë imazhin e saj si një personalitet i fortë dhe i pathyeshëm” shkruan analisti dhe kronikani diplomatik i Uashington Post, Jim Hoagland.

Në Departamentin e Shtetit, kapaciteti legjendar për punë i Hillary Klintonit dëshmohet nga të gjithë. Që nga udhëtimi i parë –në Azi- në shkurt 2009, ajo ka thyer të gjitha rekordet: një milion kilometër të përshkuara në nëntëdhjetë e një vende që ka vizituar. Dëmtimi në gju, në qershor 2009 në parkingun e Departamentit të Shtetit nuk e ka ngadalësuar aspak këtë ritëm. “Ajo është tmerrësisht e aftë, e palodhshme dhe gjithnjë duke lexuar” raporton Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. “Zotëron një pafundësi informacionesh» Gjatë negociatave të Traktatit të çarmatimit Start, ajo ka kaluar orë të tëra me homologun e saj rus, Sergej Lavrov, e palëkundur dhe e pthyeshme si guri, siç është ajo në përgjithësi. “Ajo është kokëfortë. Ajo e merr gjithë përgjegjësinë. Ashtu si amerikanët kur duan të të shesin diçka », e përshkruan atë një diplomat europian i nivelit të lartë.

“AJO KA ARRITUR TË PAMUNUDRËN“

Hillary Klinton ka ndryshuar shumë që prej fushatës me Barak Obamën. “Ajo shihej atëhere si kalkulatriçe, si politikane. Në fakt nuk plan të prapëm në ato që ajo bën. Përparësia e saj janë rezultatet “, na siguron një anëtar i ish-ekipit presidencial. Disa të tjerë janë befasuar kur kanë zbuluar « njerëzoren ». Ajo është e para që u telefonon bashkëpunëtorëve të saj kur ata kalojnë ndonjë situatë të vështirë. “Kjo të frymëzon respekt dhe një ndjenjë barazie, kur « bossi » sillet kështu”, thotë një nëpunës i lartë.

Me presidentin mosbesimi nuk është fashitur menjëherë. Në fillim dy kundërshtarët e vjetër i kalonin mesazhet e tyre përmes zv.presidentit Joe Biden. Hillary dha shenjat e mbështetjes në luajalitet dhe stafi i saj u porosit që të mos kërkonte sherr. Nga ana tjetër ajo ndërtoi një ekip shërbyesish besnikë e të përkushtuar-kryesisht gra- të cilat punojnë me të prej shumë vitesh. Disa emërime kanë shkaktuar të plasaritura, por në tërësi “ajo ka arritur të pamundurën” : të punojë me efikasitet me dhe për një president që ajo e quan një rival të rrezikshëm politik, shkruan Jim Hoagland.

NJË NDIKIM QË ËSHTË VËSHTIRË TË VLERËSOHET

Hillary Klinton takohet me Barak Obamën çdo të premte për 45 minuta. Është pak, në krahasim me aksesin që kishte Kondolejsa Rajs te Xhorxh Ë. Bush. Por, siç thotë Charles Kupchan, « ajo është ngushëlluar me idenë se është pjesë e një administrate ku politika e jashtme kontrollohet nga afër prej Shtëpisë së Bardhë ». Madje, ajo e ka bërë marrëdhënien me presidentin e saj një argument promovimi të modelit amerikan. Filip J. Craëley, që në atë kohë ishte zëdhënës i saj, kujton që Hillary-së i kishte qëlluar që të pajtonte me forcë udhëheqësit kenianë dhe i kishte çuar në kompromis, veç të tjerash, duke iu thënë: “nëse unë kam arritur të punoj me njeriun që më ka mundur në zgjedhje, atëhere ju duhet të gjeni një zgjidhje për divergjencat tuaja”.

Sa i takon ndikimit të saj ekpsertët ndahen. Për specialistin e Lindjes së Afërme, Aaron David Miller që ka punuar me gjashtë sekretarë shtetesh, Hillary Klintonin vështirë se mund ta klasifikosh në kategorinë e një Henri Kizinger apo të një Xhejms Bejkër, këshilltari i Xh. Bushit, atit. « Është e vërtetë se Amerika nuk është më aq e frikshme apo e adhuruar. Puna e Sekretarit të Shtetit është më ndërlikuar », vëren ai. Hillary, sipas tij, zotëron « star power-in », pushtetin e starit, i nevojshëm për kredibilitetin e shefit të diplomacisë amerikane, por jo afërinë që do t’i lejonte atij që të shihej si « një zgjatim i presidentit ».

Jim Hoagland, nga ana e tij, është impresionuar prej fjalimit të saj në Hanoi më 2010 ku sekretarja e Shtetit integroi lirinë e qarkullimit në det të Kinës që është në përputhje me interesin kombëtar të SHBA-ve me rrezikun e pakënaqësive të kinezëve. “Ajo ka vënë re që shumë herët se Obama tregonte shumë kujdes dhe besim në marrëdhëniet me Pekinin », nënvizon profesor Kupchan. Për profesorin Kupchan ajo ka korrigjuar linjën realiste, pragmatike dhe « thelbësisht anti-Bush » të fillimeve të presidencës Obama. “Ajo është pak më shumë « shqiponjw » se ai dhe ajo ia del që ta bindë atë se në fillim duhet të drejtojmë vëmendjen te të drejtat e njeriut dhe demokratizimi », nënvizon ai.

ROL « PËRCAKTUES » NË RËNIEN E GEDAFIT

Ish-zëdhënësi P.J.Crowley nënvizon se “pranverat arabe” janë trajtuar prej Departamentit të Shtetit. Hillary fluturon nga gëzimi që ka mbajtur në Doha më 13 janar 2011 një fjalim gati paraprijës. “Themelet e rajonit po zhyten në rërë” pat paralajmëruar ajo. Popujt e këtyre vendeve janë të “lodhur prej institucioneve të korruptuara”. Pasi u konsumuan të gjitha thirrjet për rrugën paqësore, pas përmbysjes së Tripolit, gjithë stafi i saj dhe bashkëpunëtorët e dinë rolin « përcaktues » që luajti ajo në përmbysjen e regjimit libian.

Shtypi ka treguar me detaje përpjekjet e saj për të ndërtuar një koalicion anti-Kadaf dhe për të bindur Barak Obamën që të heqë dorë nga reticenca apo lëkundja, deri aty sa Tim Magazine e quajti “lufta Klinton “. E interesuara nuk kishte asnjë iluzion për atë që do të vinte më pas. Shtetet e Bashkuara mundet gjithnjë e më shumë të përpiqeshin që “të diktonin drejtimin” i deklaronte ajo një të përditshmeje.

Në qoftë se ajo ka rinovuar diçka, kjo është zgjerimi i nocionit të diplomacisë, shpjegon Anë-Marie Slaughter, që ka qenë prej dy vjetësh njëra prej bashkëpunëtoreve të saj më të afërta në drejtimin e planifikimit strategjik. “Suksesi i saj kryesor “, thotë ajo ishte që të përmblidhte në një: zhvillimin, sigurinë ushqimore, rolin e grave ose mbështetja e teknologjisë në politikën e jashtme dhe preokupimi « jo vetëm në interesat e shteteve të tjera por edhe për kushtet në të cilat çojnë jetën individët në këta vende “. Departamenti i Shtetit ka akorduar fonde për 67 programe asistence për gratë. Hillary është bërë një kundërshtare e egër e furnellave me qymyr, të famshmeve “cookstoves” që vrasin çdo vit rreth dy milion njerëz.

HILLARY PËR 2016 ?

Në të gjitha udhëtimet, ish-First Lady nuk pëlqen shumë shtypin diplomatik dhe shkon në studio televizive lokale. Këshilltarët e saj të komunikimit kanë shpikur një format : “townterview”, një bashkim i “townhall meeting” (takim me shoqërinë civile) dhe intervista televizive të drejtuara nga një star i mediave lokale. Nga Filipinet në Kazakistan ajo u përgjigjet deri edhe pyetjeve më të kota(duke mbajtur me vete çantën e madhe që nuk e ndan asnjë çast) deri te ato më të ngjeshurat: “Cila është arsyeja e rritjes ekonomike të Kinës përballë rënies së Amerikës ? “ Kuriozët dëshirojnë të dinë deri se edhe çfarë muzike përmban iPad-i i saj. Përgjigjja : Beatles, Rolling Stones, Who dhe The Doors – “gjithë ajo me të cilën jam rritur “. Dhe pyetja të cilën askush nuk do ta linte pa e bërë: do të jini sërish kandidate për Shtëpinë e Bardhë ? “Jo”, përgjigjet ajo e pandryshueshme.

Që në pranverë ajo ka bërë të ditur se do ta lërë Departamentin e Shtetit më 2013, në janar edhe sikur Barak Obama të rizgjidhet. Pasardhësi i saj do të jetë Xhon Kerri, kandidati fatkeq kundër Xhorxh Bushit në 2004. Dhe tashmë, kur fushata elektorale po afrohet gjakrat janë nxehur. Dy stratetegë demokratë kanë botuar më 21 nëntor një editorial në Wall Street Journal duke i bërë thirrje Barak Obamës që t’ia lerë vendin rivales së tij të vjetër për t’u paraqitur në emër të demokratëve në zgjedhjet presidenciale pas një viti.

Paralelisht me këtë, Bill Klinton ka botuar një libër, Back to Work që hedh gurë në kopshtin e politikës ekonomike të Barak Obamës. Kaq duhej për të filluar spekullimet për ambiciet e “power couple” që vazhdon të “zotërojë skenën kombëtare “, sipas revistës Foreign Policy. “Është shumë e qartë se ajo mendon që do të kishte qenë një presidente më e mirë se Obama”, thotë Jim Hoagland.

Hillary për 2016-ën ? Ajo do të jetë 69 vjeç kur të marrë këtë funksion. Zëra të tjerë thonë se ajo është e interesuar për Bankën Botërore, sepse mandati i presidentit të saj Robert Zoellick përfundon më 2012. Por ajo e ka përgënjeshtruar edhe këtë version. Të tjerët besojnë se Barak Obama do të mund ta marrë në grupin e ngushtë të demokratëve në qoftë se ai sheh se sondazhet e nxjerrin të humbur në fund të verës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë e ka shpërndarë edhe njëherë tjetër këtë dilemë më 2 dhjetor duke siguruar se “Barak Obama dhe Joe Biden do të rizgjidhen në nëntor 2012″. Por askush nuk mund –dhe nuk dëshiron- të besojë se Hillary mund të dalë në pension..

Corine Lesnes

Përktheu nga frëngjishtja
Ilir Yzeiri