Hetim të menjëhershëm hajdutit në ikje, Sali Berisha

0
64

Nga Erion Braçe, 26 Prill 2012

Korrupsioni po zhbën interesin publik të shumicës dhe po forcon interesin privat të pakicës. Shumicës së shqiptarëve, pakicës së Berishës.

Sot ne Kuvend i kerkova Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, hetim te menjehershem per:

– Zbatimin e ligjit qe ka ratifikuar kontraten e privatizimit te kompanise ARMO; sipas kontrates kompania duhet te investonte deri kete vit gati 220 milion dollare ne te dyja rafinerite e Ballshit dhe Fierit;

– Zbatimin e ligjit qe ka ratifikuar kontraten e privatizimit te kompanise OSSH-sot CEZ; sipas kontrates kompania ka patur nje sere detyrimesh per te investuar mbi 150 milion euro si dhe per te kapur tregues te humbjeve ne rrjet, arketimeve, cilesise se sherbimit etj;

– Zbatimin e ligjit me ane te te cilit u shit licensa e kater celulare ne vend; sipas ligjit Poste Telekomi i Kosoves ishte kompania strategjike prezenca e se ciles ne zemer te konsorciumit qe mori licensen ishte e kondicionuar me mbulimin e territorit dhe popullates me sinjal e sherbim; ka te dhena qe Poste Telekomi i Kosoves eshte jashte konsorciumit para se te plotesoheshin keto kushte;

– Praktikat koncesionare jo konkuruese dhe kontratat e koncesioneve ne energji; ka te dhena se 90% e kontratave kane dale jashte afateve ligjore, nuk kane kryer investimet e kontraktuara dhe mbajne peng zhvillimin e burimeve energjitike duke sjelle nje dem te konsiderueshem;

– Praktikat koncesionare jo konkuruese ne sektorin e naftes, kerkim, prodhim; ka te dhena se marreveshjet hidrokarbure nuk jane permbushur si ne detyrimin kontraktual te te investimeve ashtu edhe te prodhimit duke sjelle nje dem te jashtezakonshem ekonomik; ka te dhena se kompanite deklarojne tregues te rreme duke konsumuar nje evazion te permasave te jashtezakonshme me dem po te tille ne buxhetin e shtetit;

– Praktikat jo konkuruese e klienteliste te koncesioneve ne minerale; ka te dhena se mbi 200 kontrata nuk jane respektuar ne detyrimin kontraktual te investimeve duke e kthyer kete sektor ne me te zhvaturin nga nje grusht njerezish te pasuruar ne menyre te jashtezakonshme;

– Praktiken jo konkuruese dhe kontraten per kalimin e sherbimit te paisjes me pulla fiskale te nje kompani private;

– Praktiken jo konkuruese te dhenies se lejes ekskluzive per ndertimin dhe venien ne perdorim te rrjetit te fibrave optike pergjate akseve rrugore te sapondertuara;

– Praktiken jo konkuruese dhe kontraten e dhenies se sherbimit te kontrollit te automjeteve nje kompanie te vetme; permbushjen e detyrimeve kontraktuale vecanerisht ne investimet qe duhet te kryeshin per te permiresuar sherbimin dhe garantuar siguri te ;

– Ne shoqerite publike strategjike KESH, OST, ALBPETROL, Agjencine Nacionale te Trafikut Ajror ku drejtimi publik dhe menaxhimi ligjor jane zevendesuar nga drejtimi politik dhe menaxhimi korruptiv;

– Procedurat dhe Kontratat e Qeverise per pune publike, ne rruget kombetare, ne ujesjelles kanalizime, ne blerjen e ilaceve, shtypjen dhe shperndarjen e librave; ka te dhena se keto kontrata perfundojne ne duart e vetem 7 grupeve te biznesit te lidhura ngushte me qeverine, perfshire ne nje xhirro maramendese korrupsioni;

– Pasurite publike ne konservim, ndermarrje publike e asete te tyre te cilat po zhbehen, shkaterrohen, sharrohen per tu shitur per skrap ne nje xhirro maramendese parash;

– Zbatimin e ligjit “Per legalizimet”; ka te dhena per degradimin e procesit ne nje proces korruptiv me permasa gjigande ne kurriz te qytetareve qe kerkojne legalizimin dhe ne te mire te anetarit te Byrose Politike te PD;

– Zbatimin e ligjit “Per pronesine e truallit nen objekte ne zona me perparesi turizmin”; ka te dhena konkrete se edhe ky proces ka degraduar ne nje proces korruptiv permes te cilit po grabiten dhjetera dynym toka ne vijen bregdetare, vecanerisht ne Jug te vendit, permes cmimeve qesharake kur vetem ne nje rast nje prone me vlere 30 milion euro eshte shitur per vetem 20 mije leke/meter katror;

– Destinacionin dhe menyren e perdorimit , efektivitetit te fondeve per lobim, dhene nga Qeveria per Forumin e Krans Montanes, shtetasin Tom Rixh, Podesta Grup, Paton Bogs; ka te dhena se sherbimet e paguara nga parate publike kane qene ne favor te pushtetit dhe jo te shtetit shqiptar.