Heshtja – varri i zërit – poezi nga Zef Mulaj

0
41

Dr. Zef Mulaj

Heshtja – varri i zërit

Zëri dhe heshtja
Janë lidhur në fytin e reve
Të bardha të zeza të fryra
Atje e kudo…
Heshtja dhe zëri si elektrone
në bërthamën e reve
I sillen botës në ekuilibrin
e ditës dhe natës.
Zëri ndezë heshtjen
atje ku ndeshen majet e reve,
Shkrepëtin.
Heshtja, varri i zërit…