Shekulli Online, 30.04.2010
TIRANE – Plot 22 deputete te PS-se dhe 200 qytetare, perkrahes te opozites do te futen ne greve urie. Lajmi i vendosur ne mbledhjen e grupit te PS-se me aleatet eshte konfirmuar nga deputeti Fatmir Xhafaj, njeri prej grevisteve, i cili ka deklaruar para protestuesve se e vetmja rruge perpalle shurdherise se qeverise per transparencen e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive eshte rezistenca dhe vetem rezistenca.
Xhafaj ka numeruar emrat e deputeteve te PS-se qe do te jene ne greve, duke shtuar se bashke me ta jane solidarizuar dhe burra e gra, nga gjithe rrethet e vendit, te vendosur per kauzen e hetimit te zgjedhjeve.
Fjala e Xhafajt, pas mbledhjes se grupit
Sot shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të manifestimit më të madh të organizuar ndonjëherë në Shqipërinë e këtyre 20 viteve. Një manifestim madhështor, ku mbi 150 mijë shqiptare e shqiptarë protestuan për një parim themelore të çdo demokracie: transparencën e votës, jo për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por për të patur sigurinë se në zgjedhjet e ardhshme vullneti I votuesve do të respektohet dhe çdo votë do të numërohet saktë.
Për shumicën e popullit shqiptar, që nuk frymëzohet nga interesa politike, por nga interesat e një kombi që kërkon demokraci dhe refuzon të pranojë regjimin e Sali Berishës, ka mbetur vetëm një rrugë: Rezistencë dhe vetëm rezistencë. Sali Berishës I ka mbetur vetëm një zgjidhje: Të hapë kutitë dhe të bëjë transparencë. Në të kundërt… të largohet.
Shqiptarët treguan sot se janë të përgatitur për të rezistuar gjatë, për të rezistuar paqësisht.
Në përmbyllje të këtij manifestimi madhështor, grupi parlamentar socialist pati një takim ku u vendos se protesta jonë e përbashkët do të vazhdojë, duke shënuar sonte një moment historik të kësaj rezistence për demokraci.
Sonte, 20 deputetë të Partisë Socialiste, sëbashku me 180 mbështetës të kësaj kauze për transparencë, do të fillojnë qëndresën e tyre paqësore në këtë bulevard, që mban emrin “Dëshmorët e Kombit”.
Plot 200 shqiptarë, nga çdo cep i Shqipërisë, burra e gra, të rinj e të moshuar, që janë të vendosur për të çuar deri në fund, paqësisht, kauzën e një populli të tërë për transparencë dhe demokraci.
Rezistenca do të ndodhë këtu, këtu ku jemi, dhe secili prej nesh është I vendosur për të mos u larguar që këtej me këmbët tona, pa u pranuar kërkesa jonë legjitime për hapjen e kutive dhe bërjen e transparencës.
Do të qëndrojmë këtu, ditë dhe natë, në diell e në shi, qëndrestarë paqësorë për një kauzë ku është përfshirë një popull I tërë. Do I rezistojmë deri në fund çdo vështirësie, përfshirë këtu mungesën e ushqimit, aq gjatë sa do të nevojitet.
Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe qartë: Hapja e kutive për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, jo për të ndryshuar rezultatin, por për të siguruar ndershmërinë e procesit të ardhshëm zgjedhor. Përballë kësaj kërkese, të moralshme, ligjore dhe kushtetuese, nuk do të ketë asnjë lëkundje, vetëm rezistencë paqësore.
Grevistet, mesohet se do te qendrojne te instaluar ne çadrat e vendosura para kryeministrise, te vendosur per cuarjen deri ne fund te kauzes, tashme jo partiake, por te popullit opozitar: hapjen e kutive, ose largimin e qeverise.
Deputetet greviste
Besnik Bare
Enkelejda Shkreli
Artan Gaci
Skender Hasa
Ermonela Felaj
Blendi Klosi
Gazmir Bizhga
Shegush Ligori
Taulant Balla
Armando Subashi
Pirro Lutaj
Ervin Koci
Arben Ahmetaj
Olta Xhacka
Agim Leka
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqaj
Eltar Dedaj
Fatos Tushe
Arben Malaj
Fatmir Xhafaj
Rreth ores 20.30, duke i bere ftese protestuesve te vazhdojne te qendrojne ne shesh, kreu i grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar dhe aleatet, nga e cila do dilet me një vendim shume te rendesishem për zgjidhjen e krizës dhe vijimin e protestës.
“Fjala jonë për kauzën tonë nuk mbaron këtu, fillon këtu. Qëndresa jonë, nuk mbaron tani, fillon tani. Protesta jonë nuk mbaron, tani fillon”- tha Ruçi, duke folur nga tribuna, fill pas fjalës së liderit të PS-së, Edi Rama.