HAKI LATIFI NUK ËSHTË KOMPETENT PËR TË FOLUR NË EMËR TË LDK-SË NË ZVICËR

0
52

Për publikim Ftesë publike:
MBLEDHJE E KRYESISË SË ZGJERUAR TË DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR
Të nderuar kryetar nëndegësh dhe aktivist të LDK-së, situata e krijuar brenda LDK-së, veçmas ajo pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor, që rezultoi me mos pranimin e rezultateve të Kuvendit të VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe mos lejimin e pjesmarrjes së Delegatëve nga Zvicra dhe Gjermania në Kuvendin Qendror në Prishtinë na detyron që të marrim hapa konkret për të dalur nga kjo situatë.

Po ashtu gjendjen e kanë tensionuar qëndrimet publike në kundërshtim me Vendimet e Kuvendit të Degës sonë të cilat po i bënë nënkryetari aktual i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, andaj jemi të shtrënguar që ta thërrasim mbledhjen e Kryesisë së Zgejruar e cila për rend të ditës ka shqyrtimin e gjendjes së krijuar dhe gjetjen e mënyrave për ta zhvilluar aktivitetin, konform vendimeve të mbledhjes së Kryesisë së Degës së LDK-së e mbajtur më 06.06.2015, të shprehura edhe publikisht në Deklaratën e Degës së LDK-së në Zvicër të datës 07.06.2015.

Në këtë mbledhje do të ftohen zyrtarisht edhe kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, sekretari i LDK-së z. Ismet Beqiri të cilët do të ishte mirë për të asistuar në mbledhje dhe për të paraqitur faktet e një vendimi të shëmtuar, kurse z. Haki Latifi për të sqaruar antarësinë se çfarë synon me veprimet e tij, të cilat bien ndesh me vullnetin e shumicës absolute të antarëve të kryesisë si dhe të veprimtarëve të shumtë nëpër nëndegët e LDK-së anë e kënd Zvicrës.
Mbledhja mbahet më datën 20.06.2015
Ora: 17:00
Adresa: TV SYRI BLUE, Bielerstrasse 80 / 4500 Solothurn


REAGIM
Von: LDK – Dega në Zvicër [mailto:ldk-zvicer@hotmail.com]
Gesendet: Mittwoch, 10. Juni 2015 23:07
An: LDK – Sekretari Ismet Beqiri:; LDK – Administrata:; LDK – Kryetari Isa Mustafa:; LDK.ch – Shefqet Dibrani:; LDK.ch – Ismet Krasniqi:; Ambasada e Kosoves CH:; Ambasada e Shqiperise CH:; Gazeta Bota press:; Gazeta Bota sot:; Gazeta Bota sot:; Gazeta Epoka e re:; Gazeta Epoka e re:; Gazeta Express:; Gazeta Koha ditore:; Gazeta Koha Ditore:; Gazeta Kosova sot:; Gazeta Lajm:; Gazeta Telegrafi:; Gazeta Tribuna Greqi:; Gazeta Zeri:; Gazeta55:; Konsulata KS Bern:; Portal Albinfo.ch:; Portal Darda Media:; Portal Dialog Plus.ch:; Portal FILOLET:; Portal Indeksonline:; Portal Kosova Press:; Portal QIK:; Portal Shkoder Net:; Portal Tribuna Shqiptare:; Portal Tribuna Shqiptare:; TV Deutsch Welle:; TV Evropa e Lire – Arton Konushevci:; TV Evropa e Lire – Zijadin Gashi:; TV Klan Kosova:; TV Klan Kosova:; TV Koha Vision:; TV RTK:; TV Rrokum:; TV Rrokum:; TV Top Channel:; TV Top Channel:; TV Top Channel:; TV Zëri i Amerikes VOA:; TV21:
Betreff: Reagim

Reagim:
HAKI LATIFI NUK ËSHTË KOMPETENT PËR TË FOLUR NË EMËR TË LDK-SË NË ZVICËR
Reagim në deklaratat e Haki Latifit e botuar në: Gazetën “Bota sot”, 9.06.2015, faqe 25, si dhe tek portali “Botapress”, 8.06.2015, portali GazetaExpress, 08.06.2015 dhe nëpër rrjete sociale.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër reagon ashpër ndaj deklarateve të rrejshme të cilat po i publikon z. Haki Latifi, duke u thirrur në emër të Degës së LDK-së në Zvicër.
Z. Haki Latifit ia përkujtojmë se Kuvendi i VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër është mbajtur më 10 maj 2015. Nga ai kuvend ka dal kryesia e LDK-së, kurse juve jeni zgjedhur nënkryetar i kryesisë së re, por fatkeqësisht z. Haki Latifi ka harruar se ai bashkë me nënkryetarin z. Arif Baftiu, janë manipuluesit më të mdhenjë dhe dezinformator të paskrupullt ndaj një procesi zgjedhor i cili ka shkuar mirë dhe i cili pikë për pikë është udhëhqur nga vet ata.
Nëse z. Haki Latifi ka qenë i pakënaqur me rezultatin, pse atëherë e uroi kryetarin e ri z. Dibrani si dhe pse pranoi të jetë edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Pastaj edhe në mbledhjen e parë ka folur mirë për rrjedhen e kuvendit duke e quajtur të rregullt dhe shumë demokratik. Por, Haki Latifi i yshtur nga premtimet për poste të mundshme e zbuloi fytyrën e vet duke i dëshpëruar miq dhe të njohur, pasi një pjesë e madhe e veprimtarëve dhe e antarësisë ka besuar në fisnikërinë e tij.
Kuvendin zgjedhor në degën e LDK-së në Zvicër nuk mund ta fton z. Haki Latifi dhe ai nuk do të mbahet sipas tekeve të tij. Nga fotoja e bërë publike shihet se vetëm 5 veta janë nga përbërja e kryesisë së kaluar, kurse një manipulim i tillë do të duhej t’i shërbente edhe kryesisë qendrore dhe vet z. Isa Mustafa, për të kuptuar manipulimet që ia kanë servuar këto dy kreatura të dhembshme janë në vazhdën e shantazhimve që ia bëjnë atij z. Arif Baftiu, i cili është i njohur si vegël e dr. Bujar Bukoshit. Por, pse edhe z. Haki Latifi ka rënë pre e lakmive për poste e privilegje, për ne nuk është aq befasuese. Andaj kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër e fton edhe publikisht z. Haki Latifi që të vjen në Mbledhjen e Kryesisë së zgjeruar e cila do të mbahet më 20 maj 2015, po në Solothurn, me që rast ka mundësinë t’iu drejtohet antarësisë dhe veprimtarëve të shumtë pse po vepron kështu, si dhe të sqaron edhe për ambiciet e tij karrieriste, dhe veprimet pas shpine që ia bëri dhe po ia bënë Degës së LDK-së në Zvicër.
Kreysia e Degës së LDK-së e fton antarësinë e gjerë dhe veprimtarët e LDK-së që të mos bien pre e lakmive të ulta të z. Haki Latifi i cili me këtë avaz do ta përul deri në fyerje personalitetin e tij.
* * *
Në këtë reagim, Dega e LDK-së, shprehë shqetësimin e saj edhe ndaj politikës redaktuese të gazetës “Bota sot”, të gazetës “Botapress” dhe Gazetës Epress, si dhe të Albinfo.ch dhe disa mjete të tjera të informimit, të cilat me politikat e tyre redaktuese e kanë humbur panaësinë e informimit, pasi thellësisht këto gazeta janë shndërruar në gazeta servile tek padroni i LDK-së z. Isa Mustafa, dhe kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me servilizmin e tyre, jo vetëm në dëmë të Degës së LDK-së në Zvicër, por të proceseve në përgjithësi!

Komisioni për Informim
Zvicër, 10.06.2015.