“Grekët të hapin sytë, dikur ne u hodhëm në zjarr për ta”

0
29

Artur Zheji në një rrëfim 360 gradë në gazetën “Shekulli”. Gazetari i njohur flet për intervistën me Kristo Papas, qetësinë olimpike përballë thirrjeve antishqiptare. Në intervistë Zheji rrok politikanët, hatërmbetjet dhe dashuritë që fashiten shpejt
Entela Resuli, 03.02.2013

– Zyra ku punon është ca e rrëmujshme. Ka vetëm pak ditë që është zhvendosur. Intensiteti i punës në ditët e para ka qenë i lartë, aq sa nuk ka pasur mundësi të vendosë pak rend në tavolinën e gjatë, të mbushur me letra. Artur Zheji ruan një fisnikëri të lindur. Vështrimi i tij është i thellë. Herë-herë analizues, herë-herë dyshues. Flokët gri, pak të gjata, i japin një hije imponuese. “Mos e keni merak,- thotë buzagaz,- jam vetë gazetar, nuk do ju le të prisni”. Zheji është një nga penat e mprehta të analizës shqiptare. Ka miq nga të gjitha kahet politike. Tashmë siç edhe është bërë e ditur, gazetari i njohur drejton në News 24 Tv emisionin “360 gradë”.

Ditët e fundit ai është personazhi më i lakuar në biseda, qoftë brenda medies ashtu edhe jashtë saj. Emisioni i tij i parë, ku të ftuar kishte Kristo Papas, deputetin grek të partisë “Agimi i Artë”, e njohur për prirjet neonaziste, ka pasur një shikueshmëri të lartë. Vlerësimet dhe kritikat në opinionin publik kanë qenë të ndryshme. Krahas thirrjeve anti-shqiptare të Papas, debati është përqendruar edhe në vetë rolin e gazetarit në këtë bisedë. A duhej apo jo të ishte Zheji aq i qetë përballë një personi i cili fyente dinjitetin e kombit nga ai vjen? Ku ndahet profesioni nga patriotizmi? Për këto dhe shumë pyetje të tjera përgjigjet gazetari Zheji në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”

Cili është raporti që keni me zgjimin e mëngjesit. Kur vjen Zheji në zyrën e punës?

Mëngjesi është padyshim i bukur. Por unë e shijoj rrallë. Por kur e shijoj pendohem si mos me keq që mëngjeset kanë perënduar pa i shijuar. Por gjithmonë i premtoj vetes se do të ndryshoj. Sepse është më mirë për shëndetin të flesh me pulat dhe të zgjohesh me gjelin…

Sa ndikon mjedisi përreth në punët, takimet, raportet tuaja me njerëzit?

Raporti me njerëzit është gjëja më e bukur e jetës. Mendoni një shtëpi bosh, apo një qytet të shkretuar. Tanimë shqiptarët shohin gjithmonë e më tepër punët e tyre dhe kjo i jep gjithkujt më shumë liri. Neve të ekranit nuk na përfshin kjo liri, por sidoqoftë është një privilegj që në më të shumtën e rasteve ka shijen dhe kënaqësinë e vet të papërsëritshme. Personalisht shoqërohem me gjithkënd, ndërsa gjërat e thella dihet mund të ndahen vetëm me fare pak njerëz. Puna është ndjesia e fortë që përshkon njeriun që përmes punës, ndjen se ekzistenca e vet, ka një kuptim dhe ky kuptim mbush më të shumtën e zbrazëtive që vizitojnë jo rrallë shpirtin e njeriut.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shekulli