Goro në Himarë, u thau në buzë jargët sahanlëpirësve shovinistë

0
73

…dhe “shqiptarëve të greqizuar ” dhe të shitur …

Nga Partizan Cene, 09.05.2011

Himara, edhe njeherë ka konfirmuar se eshte shqiptare, e shqiptarëve dhe për shqiptrët…

Kete kane konfirmuar vete qytetarët himariote, me voten e tyre, shume te qartë.

Nga perfundimi i numerimit te votimeve, del se me nje diference 221 vota, kandidati Gjergji Goro, jo thjeshte ka fituar, por ka bërë, që tu mbetet ne buzë buzëqeshja tinzare, shqiptarëve te shitur dhe te “greqizuar”, të cilet shpreheshin me siguri për fitoren e tyre. Ne nje kanal grek diten e premte ne darke, balloma greke ne Himarë, Bollano shprehej se, asnjë koalicion dhe anje parti tjëter, nuk mund të fitoi mbi shpirtin “helen” te Himariotëve ..

Kjo deklaratë, bëri që me të vërtetë shume shqiptarë ta shikonin me skepticizëm, një fitore te ndryshme nga ajo që pretendonin “grekët” e ballosur dhe damkosur nga politika antishqiptare, që po propogandohej dhe zbatohej ne vendin që dihet nga të gjithë si djepi i laberise dhe qztetrimit shqiptar Himariot ..

Por populli me ne fund, e dha me dorën e tij verdiktin, duke e derguar ne shtëpi, Vasil Bollanon dhe gjithe lakenjtë që vite me radhë, kerkonin të rrënjosnin, me psoropara të pista idenë tek himariotët, se gjoja, Himara është nje “copë Greqi”, ku shqiptarët i kane hequr të drejtat …

Fitorja e Goros, ne plor kuptimin e fjalës, merr nje shtrim historik, pasi sigurisht, nuk do te shkruhen me kagjet dhe rruget ne greqisht, dhe mbi të gjitha, do të rikthehet jeta normale e një qzteti shqiptar, të kulturuar dhe me një trashgimi të lashtë iliro-arbereshe..

Me këtë fitore, iu pre fjala në grykë edhe antishqiptarit dhe renegatit greko-amerikan Geixh, i cili kishte “premtuar investime të medhaja”në Himarë, por kishte vëne nje kusht: Himariotët të deklarohen grek ..

Me pak fjale ; Gjergji Goro, iu riktheu Himarën Shqiptarëve, dhe iu vuri kufirin tek thana, pinjollve shovinist grek, që kishin kohë që i mbanin veshët përpjet, sytë të hapur, ne aksion për ta helenizuar, ketë pjesë të bukur të rivierës shqiptare ..

Gjendja ishte berë edhe me e rëndë , pasi edhe qeveria shqiptare, kishte kohë që ishte dorëzuar përpara presionit grekoshovinistë, dhe i kishte lenë rrugë të hapur manipulimit dhe shitjes së identitetit të himariotëve, në këmbim të kredos dhe mbështetjes politike që merrte nga Greqi , lidhur me keq qeverisjen dhe manipulimet e gjendjes politiko ekonomike në Shqipëri ..

***************

Gazeta C