GOGOLI I FEMIJEVE

0
66

Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot gratë e fëmijët e efektivave të gardës dhe policisë. Por në fund të fjalimit, një fëmijë i frikësuar ka refuzuar ta përqafojë kryeministrin. Çka ndodhur?

As më shumë e as më pak, por fëmijët janë terrorizuar. Ajo që ka paraqitur Berisha para tyre ka qenë një film horror me sharje e fyerje. Nuk e dimë si e kanë përballuar nënat e atyre fëmijëve atë fjalim, por të paktën fëmijët vetë janë frikësuar. Tani për ata zanati i babait dhe kryeministri do jenë makthi i përnatshëm.

Më poshtë janë disa nga pjesëzat e fjalimit të Berishës përpara fëmijëve:

– Për mua, – thoshte ky oficer i Policisë së Shtetit – muajt e qëndrimit në Irak kanë qenë lule, krahasuar me ato orë sulmi të tërbuar mbi ne

– Të dashurit tuaj, mbi të cilët vërshonin tulla, gurë, hunj, zjarre, të shtëna armësh, plumba, shishe molotov

– …kryetarin e tij faqezi, që publikisht ka goditur me dhjetëra herë të gjitha gratë e familjes së tij dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme

– …ishte shumë e vështirë të përcaktoje se çfarë do të sillte minuta tjetër, por për një gjë ju garantoj se çdo gjë mund të sillte, por kurrë qëllimin kobzi të puçistëve për të marrë Këshillin e Ministrave

– … i vendosur që në çdo moment të ishte ushtar dhe të bënte atë që i përkiste, i vendosur që çdo bashibozuku, çdo horri, çdo rrugaçi e huligani t’i jepte atë që meritonte

– … imagjinoni ju se në çfarë race bashibozukësh, horrash, huliganësh e të inkriminuarish do të binin fatet tuaja, fatet e nënave e motrave shqiptare, fatet e burrave e grave të Shqipërisë

– Ata, të cilët mendojnë se në strofullën ku janë do mund të vazhdojnë këtë veprimtari, i garantoj se i pret ai fund që meritojnë

– Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit, por janë përpëlitje të dështuara, të mjera. Ato që i bëjnë nuk dinë ku do të fusin kokën, nuk dinë se si do të shpëtojnë.