Nga Luan Dibrani
Nipi: – Gjysh i dashur, kush është ky në karikaturë?
– Hahaha ah more nipi im, a s’po e njeh a? Ky është Memli Krasniqi o bir, i biri i Milazim Krasniqit, një burrë namuzli, i konvertuar në islamist. Dikur kishte autoritetin të populli, por s’di çka e gjeti, o bir, papritmas doli nga kazani i rakisë, u bë mysliman elhamdylilah edhe nuk e di ç’ka flet?
– U bë i tëri budalla, flet vetëm me vete, arabisht, herë thotë turqisht – shqip nuk përshëndet vetëm merhaba. Milazimi i ka emëruar nipat me emrat Tara e Bora.
– Po gjysh, emër i çuditshëm Tara, ndërsa Bora është emër shqip, apo jo?.
– He more nipi im, po këta emra janë me bishta pasha gjyshin tënd. Tara-Bora është mali ku Bin Ladeni ka bërë rezistencë kundër Perëndimorëve ???!!!
– Gjysh, Gjysh – deshi me ndërhy diçka nipi, por Gjyshi i tha, a me pyete tani prit të tregoj!
– Po i pa durueshëm je or nipçe !
– Gjysh, me çmende me këtë tregim, po tash ç’ka bën Memli?
– A nuk e sheh, o bir, ky me tespi në dorë, lutet e lutet me i fitua zgjedhjet për kryetar të partisë së PDK-së për Prishtinën…
Nipçja i zgurdulloj sytë pranë gjyshit me vëmendje, duke e përcjellë rrëfimin e gjyshit. Gjyshi vazhdoj i revoltuar duke thënë: – Po ky far buzëqumështi i Milazimit nuk din për veti, e pale me ta udhëheqë një parti në kryeqytet …heu!!!
– Gjysh, edhe unë po dua me të tregua diçka.
– Po urdhëro nip, se boll te tregova.
– Po qe fiton Memli këtë candidature, ai ka me ndërtua edhe një xhami te dajtë e Naman Demollit, që ra shehit në luftimet në Siri? E kam dëgjua xha Fuad Ramiqin, që e ka përmend. Ai thotë se e vetmja lagje me 10 shtëpi në Prishtinë, që s’ka xhami, edhe sipas tij, nëse nuk realizohet ai plan, kish me protesta në rrugë me dalë!?
– Aiha nipi im, po ti me çmende mor bir !…
Nipi pak i lazdruar e dinte që gjyshi do të revoltohet për këtë informatë! Iku nga prehëri i tij shpejt, e duke qeshur i tha:
– Po gjysh, me të çmendur të tregova… hahahaha se edhe ti me çmende mua me tregimin tënd.
Iku nipi dhe asnjë fjalë nuk e folën tërë ditën me gjyshin. Në mbrëmje gjyshi e zuri në një qoshe, e përqafoi fort dhe i tha:
– Biri im, ne do të fitojmë si popull edhe pse kemi akoma shumë punë pa i kryer e shumë byçym dallkauki, që po na udhëheqin mozomakeq, po atij Memlit, të birit të Mulla – Haxhi-Efendi-alamet-surat – Milazim Krasniqit, akoma i rrjedhin buzët qumësht !
– Ai gjysh, po emër të gjatë paska, hhaahhaha!
– O bir, po na i kemi emër e mbiemër, si shqiptarë, po ai Milazimi, pas konvertimit, i ka marrë gjithë këta tituj, sipas meritave dhe kontributeve në sektin e vet fetar!!!!
Tregim humoristik-satirik nga Luan Dibrani