Gjyqtari me Porsche dhe Cadillac e dha vendimin për pesë minuta

0
44

TemA, 8 Shkurt 2013

“Gjyqtari Besnik Hoxha, që ishte edhe kryesuesi i trupit gjykues, edhe pse kishte shpallur një orë të saktë për vendimin, akoma s’po futej në sallë.

Veç prokurorëve, që nuk dihej nëse mbanin anën e viktimave ose jo, edhe pse kishin kërkuar gati 48 vite burg për dy të pandehurit kryesorë të procesit, kishin një lloj qetësie, dhe me durim prisnin të kalonin minutat derisa të fillonte seanca.

Por gjithçka u vërejt dhe pëshpëritej në sallë mes gazetarësh dhe të tjerëve që flisnin nën zë, se diçka luhej. Gjyqtari kryesor i çështjes Besnik Hoxha kohët e fundit është parë me një makinë Porsche me targa amerikane, ndërsa më parë kishte pas udhëtuar me një makinë të tipit Cadillac. Asgjë nuk mund të justifikonte ndonjë vendim, por vonesa prej 30 minutash, që shkaktonte një lloj ankthi, sikur donte të thoshte se gjyqtari diku kishte shkuar e po kryente ndonjë takim, ndërkohë që sipas orarit zyrtar, puna në gjykatë fillon në orën 8.00 të mëngjesit. Dhe u pa gjithçka kur gjyqtari erdhi.

Në dorë kishte një dosje, prej së cilës nxori letrën e vendimit. Gjyqi, në dhënien e vendimit, nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Besnik Hoxhaj në dukje ishte i qetë, por me një sy të vëmendshëm, nga shpejtësia e të lexuarit të letrës, dukej sikur donte të tregonte se donte ta mbaronte sa më shpejt seancën”.

Marrë nga Shqiptarja.com