Gjykatës Flamuri – Ese

0
45

Rrustem Geci Nëpër histori fatesh të rënda, nëpër histori burgjesh, dhe dënimesh me varje, ku humbësve u dhunohoheshin fëmijët, gratë, dhe u plaçkitej baza materiale, e u digjeshin shtëpitë, dhe kufomat u masakroheshin, edhe poezisë m´i dalnin lot. Kosovë, dashuria ime, ne ende kemi shumë udhë për të bërë! Kosovë-Shqipëri, janë bimë të një një gjuhe, të një gjaku, të një vendi.

Kosovë-Shqipëri, nuk mund ta pranojë asnjë falje, asnjë pajtim me serbët, pa u bashkuar trojet tona. Udha për të pranuar faljen dhe pajtimin me serbët, do të jetë e gjatë. Një shekull krimesh e gjenocidi e më shumë mbi popullin tonë, nuk falen dosido.

Unë s’kam mundësi të fali asnjë krim të padënuar, shprehet gjykatës Flamuri. Unë s´dua të marr pjesë në këtë mjerim pazaresh. Liria që e fituam, avash, avash, do të na bëjë të lumtur! Por, plagët e Kosovës, që ia bëri Serbia shtetërore Kosovës, janë aq të mëdha, aq të thella, dhe aq të gjera, sa duhet përshkuar udhë të gjatë brezash shqiptar, për të pranuar faljen, dhe pajtimin me serbët! Bashkimi kombëtar nuk ka zëvendësim! Bashkimi kombëtar do ndodhë me patjetërsi!

Vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të të gjithë Shqiptarve!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015