Gjykata DENON Sajmir Tahirin, do u paguajë 5 milionë Shkëlzenit dhe Argitës

0
40

TemA Online, 25 Qershor 2012

Ashtu siç pritej, Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist Sajmir Tahiri, në procesin gjyqësor me fëmijët e Berishës.

Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri duhet t’u paguajë 5 milionë lekë të reja fëmijëve të Berishës, 2.5 milionë Shkëlzenit dhe 2.5 milionë Argitës. Sipas gjykatës, Tahiri ka shpifur ndaj tyre.

Shkëlzen dhe Argita Berisha e akuzonin Tahirin se ka prishur imazhin e tyre me akuzat për korrupsion dhe kanë kërkuar nga ai një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh të reja.

Para dhënies së vendimit, deputeti socialist dha të dhënat e pasurisë së Shkëlzenit dhe Argitës, duke ngritur një pyetje: Kush mund të më thotë, a janë apo jo të korruptuar këta…

“Pasuria e Shkëlzen Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006 – 9 milionë lekë të vjetra + apartament 56 milionë lekë të vjetra (total 65 milionë lekë të vjetra).

Viti 2011 630 milionë lekë të vjetra (dhe apartament nuk ka më, jeton me qera)

Pasuria e Argita Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006: 880 milionë lekë të vjetra (përfshirë 10 apartamente në Tiranë).

Viti 2011: 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra (përfshirë 9 apartamente)”.

____________________KOMENT________________
Nga ju vijnë paratë këtyre fëmijëve të Saliut, një zot e di, se ata nuk janë të korruptuar… 🙂