GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI – poemë nga Ismet Hasani

0
104

GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI

Ismet Hasani

Kushtuar të gjithë shqiptarëve në Mërgatë, me këtë porosi: Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta duani edhe më shumë atdheun t’uaj, jetoni pak në atdhé të huaj! O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare në vend të huaj!

Edhe sikur të kishim ndarë midis shqiptarëve në Mërgatë të gjitha pasuritë me të gjitha të fshehtat e shkencës e të jetës, do të ishin të mjerë dhe fatzinj pa gjuhën shqipe, sepse vetëm kjo për ta është e besueshme, mirëbërëse, e durueshme, e pamposhtur, e patundshme dhe armikja e së keqes!

(autori)

Ismet Hasani

GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI

Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, shkruani edhe mësoni
gjuhën shqipe mos e harroni!

Ju që jeni pak më të vjetër
Merrni vet e shruani në letër
dhe tregoni brezit tjetër,
Gjuhën shqipe shpreheni në vepër!

Mbanju t’rinjve ligjerata
T’a mësojnë shqipen këto gjenerata!
Dhe kërkoni prej të gjithë mërgimtarëve
Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!

T’i mbani n’mend fjalët e plakut
I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut,
Koha është e brezit të ri
Duhet hapë nga dy palë sy!

Dy palë sy që ua dhuron shkolla
zemër butë e mendët e holla!
Mësoni ju, sa jeni t’ri
Së kur t’plakeni s’ju bën dobi!

Kjo është këshillë për mësim
Veçanërisht për ju n’mërgim:
ku shumë shpejt kalojnë vitet
gjuha e nënës mos t’ju venitet!

Pranoni ju lutëm, si amanet
Ju shqiptarë që jetoni n’Kurbet:
Mos e harroni gjuhën amtare,
se ju nemim nënat shqiptare!

Mësoni edhe gjuhë të huaj
ajo është për t’mirën t’uaj!
Mësoni shqipën si gjuhë të parë
mos harroni se jeni shqiptarë!

Jeta n’Mërgatë shumë imponon,
Nganjëherë për keq ju mëson,
Mos u largoni prej rrugës së mësimit,
Të diturisë edhe edukimit!

Mësohuni të flisni mirë shqip,
Bukës – bukë, e krypës – krypë!
Mos vraponi shumë pas pasurisë,
Por pas mësimit dhe diturisë!

Merrnu me të drejtën e me të vërtetën
Mos e mundoni së tepërmi veten,
Sepse koha e bën t’veten
Prandaj, lehtësonjani vetes jetën!

Mos e leni pas dore mësimin
Mos lakmoni aq shumë fitimin.
Fitimi i tepërt ua shkatërron jetën
Me mësim e dituri, dini me ruajt veten!

Në mësim e dituri bëhuni lakmues
Mos punoni gjithmonë si pastrues,
Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
Me punua nëpër zyre, në administratë!

Mësimi ua zhvillon anën psikike,
U largon prej punëve t’rënda fizike.
Më mësim i bëni kushtet më të mira
Largohuni prej kushteve të vështira!

Do ju lus, ore vllëzër shqiptarë!
Mos u bëni ju ziliçarë,
Njëri-tjetrin – mos urreni
Mësohuni! Gjithmonë të mira të bëni!

Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
Mos futni n’jetë traditën e huaj,
Aplikoni Traditën Shqiptare,
Mos ua plasni zemrën nënave shqiptare!

Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
Ato për mirë gjithmonë ju mësojnë!
GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI,
KOMBIN DHE VETEN E LARTËSONI!

Hässleholm – Suedi, prill 2005