Gjithë shqiptarët janë Hashim Thaça

0
49


Sokol Pepushaj, 25 dhjetor 2010

Në mbarë hapësirën shqiptare, Hashim Thaçi njihet me nofkën “Gjarpri”. Kjo nofkë, mund të merret edhe si medalion, ku në burgjet Jugosllave qëndroi si askush në mbrojtje të interesave kombëtare dhe mbijetoi për ti prirë UÇK-së e mëpastaj edhe mirësjelljes kosovare drej strukturave euroatlantike si kryeministër. Por hetimet disa vjeçare te europarlamentarit Dick Marty, pas atyre akuzave që kish bërë me kohe Carla Del Ponte, sikur “gjarpërin” e kompromentojnë shumë, si kryemafioz, trafikant oraganesh njerëzore, armesh e droge, duke e sjelle si drër më të rrezikshmin në Planet.

Akuzat janë vërtet tepër të rënda dhe të tëra vijnë nga perëndimi. Burim janë edhe publikimet e WIKILEAKS-it që nuk bëjnë as më pak as më shumë, vetëm zbulojnë aq sa me sa duket duhet, hetimet e Eulex dhe FBI.

Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Thaçi kriminel lufte apo nacionalist?!
Ne po, mund të themi se lufta në Kosovë është bërë nga ajri, ndërkohë që Thaçi drejtonte ushtrinë në tokë. Larg qoftë ti çonte jetët e pafajshme në Had, pasi t’u merrte e t’u shiste zëmren, mëlçitë, veshkat.

Thaçi trafikant organesh njerëzore, droge e armësh, apo një lider me vizione europiane që vetëm fati deshi që Millosheviçi të mos ia priste trupin copa-copa dhe t’ ia trafikonte organet edhe atij?!…
Ajo që të bën të mëndohesh, është turravrapi i terë politikës kosovare e shqiptare në mbrojtje të Thaçit. Në Kosovë, duket se ai nuk paska fare kundershtarë, as politikë, kur vjen puna në një hetim që patjetër do i shkohet në fund dhe patjetër do nxjerrë edhe lidhjet, nëse ka.

Beteja kaq e dukshme e autokolonës politike kosovare në mbrojtje të Hashimit, duke i quajtur perëndimorët të pandershëm, çka do të thotë rrugaçë politikë, hakmarrës, çka do të thotë anarkistë, shpifës të qëllimshëm, çka nënkuptohet kanibalizëm politik, tingëllon non sens. Një betejë e tillë, të gjithë për një, mos ka brënda edhe polin tjetër një për të gjithë, çka do të thotë ta mbrojmë sa të mundim të gjithë, se Haga mund të kërkoi shumë Thaçë në një të ardhme.

Një pikë tjetër intesante dhe që mbase do ia vlente të analizohej, është fakti se politika shqiptare u tregua vetë e gatshme të rreshtohet trup bashkuar rreth Ashim Thaçit.
Nëse për skandalin e deputetes Albana Vokshi në doganën e Morinës u deshën bisedime për ta nxjerrë të “virgjër” deputen e fajtore policët, mbrojtësit e ligjit që u ofenduan si rrugaçë nga deputetja që shkonte tek vëllezerit politikë e nuk duhej ti kontrollohej as dokumenti i identitetit, në rastin Thaçi, jo.

Mbijetesa e kombit në politikë kërkon edhe sakrifca, do thotë dikush. Ministri i Brëndshëm shqiptar Lulyim Basha, njelloj si për rrugën Durrës – Kukës –Morinë, në emer të nacionalizmit po u thotë edhe ndërkombëtarëve se ia kanë inat dhe mashtrojnë. Me të njëjtën gjuhë që i flet Erjon Braçes.
Edhe në u bëftë kaq shumë vetëm për nacionalizëm, atëherë kemi të bëjmë me matufepsje, pasi akuzat ndaj Hashimit nuk vijnë as nga Serbia, as nga Rusia, as nga Kuba, as nga Kina, por pikërisht nga Europa, bazuar në publikimet e WIKILEAKS-it.

Të gjithë këtu në Tiranë u vunë në radhë për të pastruar Hashimin FLORI dhe për të mbuluar me jorgan turpi Carla Del Ponte-n, Dick Martin, madje edhe Komisionin e Këshillit të Europës që dëgjoi e pranoi njëzëri raportin e Marty.

E para doli e foli një personazh politik që mbase duhej të fliste personalisht më vonë. Kryeparlamentarja Topalli me fjalë të tjera tha se Hashimit ia kanë inat dhe është politikan vizionesh. Fill pas saj doktori. Edhe Presidenti i Republikës. Folën me një gjuhë, sikur akuzat vinin për ta nga kundërshtarët politikë.

Deri këtu edhe mund të kuptohet rreshtimi i partisë demokratike në krah të Hashimit Flori, të pastër si ujët e Valbonës, por halë në sy për disa kapacitete të politikës europiane e globale për arritjet e pashembullta të shqiptareve në këto kohë, pasi Thaçi ka akuza për aktivitet kriminal, sidomos me trafik organesh njerëzore pikërisht në Shqipëri. Por mbrojtja më profesionale iu bë Hashimit nga Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibejaj, i cili argumentoi me autoritet se të tëra burimet e akuzës së Thaçit janë të paafta, me fjalë të tjera, të vlefshëm për shoqëritë perëndimore, por mbeturina e jashtëqitje të shoqërive të emancipuara, si fjala vjen Shqipëria!

Po në rresht me Berishën në mbrojtje të pastërtisë së figurës së Thaçit dolën edhe Edi Rama e Ilir Meta. Pse, shtrohet pyetja? Mos vallë edhe ata kanë frikë nga hetimet?
Në të vërtetë Meta ka qënë kryeministër pas Majkos dhe Thaçi aso kohe ka akuza të rënda. Ka edhe zëra se Rama mban afër nja tre këshilltarë hebre dhe lobi çifut ka bërë deri tashti të mundur karierën e Thaçit.

Të presim e të shohim, pasi kjo punë nuk zgjidhet me një Komision parlamentar këtu në Tiranë.
Kushdo e kupton se figura e Thaçit nuk është figura e shqipfolësve, nuk është morali, kultura. Ai është një person, një njeri, njëlloj si një viktimë që i janë hequr e shitur organet dhe trupi i është prerë copa-copa.

E vërteta është kokëforte dhe askush nuk ka pse ti trembet.
Mbrojtja kaq banale e një të akuzuari kaq rëndë është një test politik edhe për politikbërësit shqiptarë që po çirren për të trembur perëndimin me budallalliqe të tipit, gjithë shqiptarët janë Hashim Thaça.

Edhe kaq është mëkat, pasi shqiptarët nuk janë nën akuzë si kriminelë dhe në këto momente të paktën askush nuk do dëshironte të ishte Hashim Thaç.