Gjenerali nga Rogana

0
35

Ese nga Rrustem Geci

Nga 5 mijë luftat e njerëzimit, rreth 530 milion ushtarë dhe kryengritës kanë mbetur në fushat e betejave, djem të rinj dhe me ëndërra të bukura! Shqiptarët vijmë në këtë botë nga 13 mijë vjet histori kombëtare. Trupi i njeriut nuk mund të jetë rehat dhe pa dhimbje, nëse i janë prerë ose këputur gjymtyrët. Kështu është edhe me pjesët tokësore të grabitura nga fqinjët tanë. Prandaj, kjo është arsyeja pse populli ynë ende gjuhet me gurë të mbetur të perandorëve Romak, të Sulltanëve Osmanë, dhe me gurë nga e kaluara e ish Jugosllavisë.

Ramadan Qehaja, ish Gjeneral major në Armatën Jugosllave ( tani të shpërbërë ) u lind me 16 shtator 1942 në Roganë të Dardanës, nga prindërit, babai Bahtiari, dhe nëna, Hazbia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të Nënoficerëve në Sarajevë të Bosnes e Hercegovinës, ndërsa të Oficerëve në Beograd. Në vitin 1958 rrëfen Ramadan Qehaja, unë isha 16 vjeç kur mora rrugën e panjohur për Akademi Ushtarake. Në Kosovë aso kohe ishte varfëri ekstreme. Rreth 98 përqind e popullatës shqiptare jetonte pa të ardhura për ekzistencë. E tillë ishte edhe familja ime 12 anëtarshe. Rrugët e panjohura janë të vështira, nuk u dihet as fillimi dhe as mbarimi. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë nuk ishte e lehtë të mbijetoja, isha shqiptar dhe eprorët nuk më trajtonin sikur të tjerët. Mirëpo, Jeta është heroi i të gjithë heronjëve.

Eprorët serbë të ligjëratave ishin të ashpër ndaj meje dhe kërkonin disciplinë të veçantë nga unë, edhepse isha kadeti më i zgjuar në tërë gjeneratën time. Fizikisht isha i pamposhtur, moralisht e kombëtarisht shqiptar i mirëfilltë. Mirëpo, shkollimi në shkollat ushtarake për shqiptarët ishte i vështirë, dhe gati i pamundur. Pjesmarrja e shqiptarëve në këto akademi ishte simbolike. Sepse, pikat e disciplinës për shqiptarë ishin të pafund. Ramadan Qehaja nuk u dha, i përballoi gjitha pengesat dhe provokimet që ia bënin eprorët. Fal mbështetjes së tij në libra dhe në dije, dhe të zgjuarsisë së natyrore, Ramadan Qehaja arriti të ecë rrugës së tij. Unë kujtoj shkruan Qehaja në librin“Të bësh një karierë ushtarake“ ishte paksa i çuditshë gradimi im. Në Shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe më vonë në Shkollën e Oficerëve në Beograd kushtet ishin të njëjta si me të burgosurit.

Kot bëjmë tualet për t´u zbukuruar, ose për t´i fshehur hallet. Historinë s´mund ta detyrojmë të ecë më shpejt. Atë asnjë popull deri më sot nuk e ka mundur. E kaluara është mjaft e gjerë për ta njohur të sotmen. Ramadan Qehaja ishte nxënës me nota të larta në shkollë, në çdo drejtim dallohej nga të tjerët. Për këtë eprorët e shikonin me sy jo të mirë. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe në shkollën e ocicerëve në Beograd, unë lexoja fshehur realitetin në ushtri, dhe atë që mësoja e mbaja të fshehur, ndryshe s´ do të mbijetoja. Mirëpo, fal kujdesit tim, punës së përpiktë dhe aftësisë profesionale unë ia dola të ngjitem në karierë. Dua ta them hapur, se grada e gjeneralit për mua ishte jashtë ëndrrës sime. Mirëpo, fal Kushtetus të vitit 1974 pas shumë sprovash dhe provokimesh, fal çelësit nacional të gradimit, dhe notave të shkëlqyera, graden gjeneral e rrëmbeva në saje të punës titanike, dhe të fshehjes së emocioneve në sqimen time të kraharorit.

Martesa ime me shqiptare të vendit tim ishte përcaktim i im me kohë, se jam bir i Kosovës, bir i vuajtjeve të vendit tim. Shërbimi sekret i ish Armatës Jugosllave ishte i shqetësuar për vendimin tim për martesën me shqiptare. Sepse një pjesë e oficerëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave karierë bënin në saje të martesave të përziera. Në këtë drejtim fare nuk kisha hamendje. Bashkëshortja ime Nazmija, nga Komuna e Dardanës, ishte krah në të gjitha betejat e mia në jetë. Me të unë kam krijuar një familje solide; 4 vajza dhe 2 djem. Në të gjitha vendet ku kam shërbyer epror, më thotë Gjeneral major Ramadan Qehaja, çdo shqiptar ka qenë i sigurtë për jetën e tij, dhe i pa shantazhuar. Në ish Armatën Jugosllave në çdo gjeneratë regrutësh kanë shërbyer rreth 40 mijë shqiptarë.

Kapja e kreut të Armatës Jugosllave nga politika hegjemoniste serbe, nisi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë në APJ vriteshin fshehtas dhe në pusi. Ata vriteshin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Me këtë dua të them se, në Armatë nisi shkërmoqja ose shpërbërja e ish Jugusllavisë, dhe mëpastaj luftat e përgjakshme që pasuan.

Natyra ku jam lindur unë në Roganë, është epike. Jam rritur në një ambient ku zemërimi kryengritës ka qenë përherë i gjallë. Në Roganën e vendlindjes sime kurrë s´janë mundur kryengritësit, si Hamdi Beha, Nevzad Balë Kryeziu, Selver dhe Emin Kryeziu, dhe dhjetëra kryengritës të tjerë, si në UÇK, ashtu edhe në UÇPBM. Në Roganë u strehua dhe u nderua patrioti Gjon Sereqi. Me këtë dua të them se Rogana në 100 vjetët e kaluara Lirirsë së Kosovë i dha 75 dëshmorë, dhe 2 Këshilltarë, bashkëpunëtorë të Bajram Currit. Gjeneral Qehaja është ekspert për çështje të sigurisë. Ai deri tash ka botu 3 libra nga lëmia e sigurisë, dhe me dhjetëra artikuj shkencor në lëminë ushtarake.

Babai im, Bahtiar Qehaja, tregon Ramadani, ishte i nderuar dhe i respektuar nga qytetarët e Roganës, dhe me propzim të patrioti Sejdi Zylfi Kryeziut, se na duhen edhe kuadrot tona në Ushtri, babai im vendosi që unë ta marrë miratimin e tij për në Akademi Ushtarake. Jeta është hero për gjithsecin njeri. Historinë askush s´mund ta mund, sepse ne të gjithë jemi brenda saj. Aktiviteti patriotik i Gjeneral Ramadan Qehajës është i padiskutueshëm. Ai edhe gjatë Luftës së Kosovës, por edhe në ditët e para të çlirimit të Kosovës , Gjeneral Qehaja kontribuoi në formimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Vlerësimet dhe mirënjohjet për Gjeneral Ramadan Qehajën, janë me dhjetëra. Ai u vlerësua me mirënjohje të shumta nga institucionet e Kosovës, po edhe nga Misionet ndëkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Rogana, vendlindja e Gjeneral Ramadan Qehajës e do birin e saj të devotshëm. Emri dhe vepra e tij prej patrioti i bën nder Roganës, dhe Kosovës. Gjenrali 73 vjeçar, nga Rogana e Dardanës, Ramadan Qehaja, vlerëson se, Shteti i Ri i Kosovës së brendshmi ende është i dobët dhe i pasistemuar sa duhet dhe si duhet. Kot përpiqemi ta tërheqim veten mbi tërësinë e jashtme, ende shumë punë ka për t´u bërë brënda. Përparime ka, por, a kemi mundur të bëjmë më shumë, është e padiskutueshme. Pas pushtimit gjashtëqindvjeçar turk, dhe pas Luftës së Kosovës me Serbinë në fundvitin e shekullit XX –të, Liria e Kosovës ende është e brishtë, dhe ende s´është tharë gjaku i të rënëve dhe i të pagjeturve. Në fushën e sigurisë, Kosova duhet ta përshpejtoj krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Sepse, pa këtë forcë sigurie, Kosova s´mund ta mbrojë tërsinë e vet shtetërore, dhe as lirinë e fituar me aq shumë gjak. Rrustem, I uroj shëndet lirisë dhe Shtetit të Kosovës, dhe përbashkim gjithë shqiptarëve.

Rrustem Geci – Dortmund, 2015