ResPublica.al, 3 korrik 2013
Gazeta DITA jep një alarm sot – Kreditimi për ekonominë në 5 muajt e parë të vitit ka qene zero – njofton ajo. Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë në fund të muajit maj, në të njëjtin nivel si në fund të 2012-s, duke dëshmuar se biznesi apo dhe individët e kanë pasur shumë të vështirë që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti, raporton DITA.
Pra, i bie që bankat ta kenë orientuar të gjithë kreditimin drejt bonove të thesarit, të cilat duhet t’i shlyejë qeveria e re… Dhe ajo mund t’i shlyejë ato në qoftë se biznesi i rrit derdhjet e taksave në thesarin e shtetit. Por biznesi nuk është kredituar për të rritur aktivitetin ekonomik… NJË RRETH VICIOZ — trashëgim i qeverisë që po ikën.
E. Zaloshnja
I plotë lajmi i DITA-s: http://gazetadita.al/kreditimi-zero-per-ekonomine-ne-5-muajt…







