TemA, 21 Korrik 2012
Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë.
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës.
“Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.
Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodeve.
Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti. /Zëri/
Hihihihii, ky ishte nje poet m…t i cili si karierist në Kosovë, urente poetët dhe shkrimtarët tjerë si Rifat Kukajn, Qamil Batallin, Azem Shkrelin, Adem Gajtanin etj dhe shkruante poezi e vargje për Titon.
Varri i tij u mbusht me ferra e gjemba dhe u bëft truall ku rriten çalijat.
Po, po ashtu ka ishte në atë kohë Ali Podrimja dhe i pamoralshëm i cili… sa keqbërës ka qenë ky qen
Comments are closed.