Gjekë Marinaj merr Çmimin “Albanian BookerMan” nga “Nacional Group”, dhe gazeta “Nacional”

0
68

28 janar 2012

”japin çmimin vjetor “Albanian BookerMan,” për arritjen më të shquar vjetore në fushë të kritikës

Gjekë Marinaj merr Çmimin “Albanian BookerMan”

Një juri e ngritur pranë redaksisë ka menduar që fitues i çmimit “Albanian BookerMan”, për vitin 2011 të jetë Gjekë Marinaj, për promovimin e një lëvizje të re letrare në botë, të njohur me termin “Protonizëm.”

“Nacional grup”, dhe gazeta “Nacional” si pjesë e kësaj sipërmarrje mediatike dhe botimesh , nisur nga një praktikë e njohur ndërkombëtare kanë vendosur që të japin çmimin vjetor “Albanian BookerMan” , për arritjen më të shquar vjetore në fushë të krijimtarisë letrare, studimeve, përkthimeve dhe kritikës.

Një juri e ngritur pranë redaksisë ka menduar që fitues i çmimit “Albanian BookerMan”, për vitin 2011 të jetë Gjekë Marinaj, për promovimin e një lëvizje të re letrare në botë, të njohur me termin “Protonizëm”).

Marinaj është pedagog i gjuhës dhe komunikimeve Angleze dhe i lëndës së Letërsisë Botërore në Richland College në Dallas të Teksasit, (Master of Arts in Humanities—Studies in Literature) në UT Dallas, ndërsa është Kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) po në Universitetin e Teksasit në Dallas.”

Protonism (në shqip “Protonizëm”) është emri që Marinaj ka propozuar për miratim në Konferencën e Profesorëve të Letërsisë Botërore në Des Moines, Iowa, në dhjetor të vitit 2005, si një lloji i veçantë këndvështrimi kritik, i njohur zyrtarisht nga ky institucion, në vitin 2011.

Së dyti , Marinaj është njëri prej kontribuesve më të rëndësishëm në suksesin e gazetes “Nacional”, me shumë kritika dhe studime të një niveli shumë të lartë, të përfshira edhe në librin “Protonizmi : Nga teoria në praktikë, Vizione letare”(Shtepia Botuese “Nacional”, Tiranë 2011), por edhe pse konsiderohet si ambasador i letersisë shqipe ne SHBA.

Marinaj ka ndermjetësuar botimin e disa poetëve shqiptarë në SHBA, ka futur Kadarenë në programet universitare amerikane, ka botuar në anglisht bashkë me Frederik Turner tekstin e “Epika legjendare shqiptare” që do të hyjë si tekst i rekomanduar universitar në vitin 2013, si dhe ka publikuar shumë kritika dhe studime për letërsinë bashkëkohore shqiptare në shtypin prestigjioz, letrar të SHBA-ve. Ka përkthyer keto ditë dhe botuar në anglisht poetin Preç Zogaj, si dhe është duke vijuar me shumë pasion përkthimin dhe botimin në SHBA të poetëve tjerë shqiptarë.

Për të promovuar këtë sukses ndërkombëtar të zotit Marinaj, gazeta Nacional ka menduar që këtë numër t’ia dedikojë këtij evenimenti nw mwnyrw tw zgjeruar. Me kwtw rast mw kwrkesw tw redaksisw një numër poetësh, shkrimtarësh dhe studiuesish të letërsisë kanë shprehur mendimin e tyre për këtë vizion të ri të kritikës letrare, të njohur si protonizëm, si dhe për rolin e zotit Marinaj, në fushë të kritikës bashkëkohore .

Gazeta Nacional është shumë e nderuar nga pjesëmarrja nw debatin rreth protonizmit, tw shumw kritikwve, studiuesve dhe shkrimtarwve tw mirënjohur nga tw gjitha hapësirat shqiptare si dhe atyre tw huaj.

Gjekë Marinaj, ka njw meritw tw madhe për promovimin e një lëvizje të re letrare në botë, të njohur me termin “Protonizëm”, e cila ka gjetur jehonw edhe nw shtypin amerikan.

Revista Amerikane “Transparent Eyeball” e cilëson Protonizmin si një teori letrare që po të zbatohet në potencialin e plotë që ka, do të ndihmonte në përmirësimin jo vetëm të fushës së letërsisë por edhe të shumë fushave të tjera të artit dhe shkencës.

Protonizmi nxit dhe frymëzon një dialog tw hapur ankoruar në seriozitetin e qëndrimit filozofik të kritikës në letërsinë globale bashkëkohore.

Posaçwrisht për kulturën letrare shqiptare Protonizmi thekson fuqishëm faktin se kritika letrare duhet të ketë gjithmonë në mendje ata lexues dhe studiues të cilët janë të orientuar kundrejt ndershmërisë intelektuale dhe impulseve etike. Nisur nga kjo teori e re, Protoniste, pyetja qw shtrohet wshtw nwse duhet t’i rishikojë kritika letrare nocionet tradicionale të kulturës dhe kriteret që përcaktojnë fatin e lexuesit në kulturës tonë?

Protonizmi sugjeron një intensitet në rritje kundrejt përpjekjeve tona për të shqyrtuar, artikuluar dhe harmonizuar, një konglomerat idesh në ndihmë të esencën historike të letërsisë së vendeve të ndryshme të botës. Pwr shembull, si mund t’i shërbejë Protonizmi tërë njerëzimit nëse ky sugjerim implimentohet sa e si duhet në trajtimin e aspekteve historike të ngjarjeve të tyre më të spikatura?

Por Protonizmi është i aplikueshëm edhe në fushat e ndjeshme e të mprehta për çështjet e kulturës së etnicitetit. Pwr shembull letërsia e e Kosovës wshtw thellësisht tw përfshirw në procesin e zhurmshëm të këtij përkufizimi. Në këtë kolektiv kombetar të përbashkët historia nuk është aq e zakonshme. Pyetja wshtw se si mund të përfitojnë kritika e re shqiptare nëse e vë në veprim filozofinë e Protonizmit për t’i trajtuar të gjithë krijuesit dhe lexuesit e tyre në nivelin individual duke u mbështetur në veprimet më të mira të shoqërisë qoftë edhe duke sakrifikuar qetësinë apo principet personale ?

Po kështu intensiteti i veprimtarisë letrare si reflektim kritik mund të marrë zanafillën e vet edhe në artin e muzikës mbarë shqiptare. Sipas teorisë së Protonizmit, muzika është një art i shkëlqyer që mund të luaj një rol instrumental në segmentet e edukimit dhe argëtimit të popujve.

Është e qartë se për arsye praktike dhe logjike revistat letrare shpesh përputhen me revistat akademike, por është gjithashtu e vërtetë se ngushtimi i distancës në mes tyre është në mënyrë periodike në shënjestër të kritikave.

Mendoj se “Nacional” si botuese dhe rekomanduese e librit të Marinajt “Protonizmi: nga teoria në praktikë” dhe kësaj teorie në përgjithësi i ka justifikuar sa duhet mësimet e Protonizmit në pikën e ndërthurjes së krijuesve dhe gazetarëve pa emër të madh me ata që janë figura të njohura të letërsisë dhe gazetarisë tonë gjatë këtyre 4 viteve të botimit?

Protonizmi, në fund të fundit, është një teori letrare që kërkon nga kritikët letrar të bazohen në veprën e autorit dhe jo në reputacionin që ka ai falë rrethanave të ndryshme në favor apo disfavor të tij. A është aplikuar sa duhet teoria dhe filozofia e Protonizmit në kritikën tonë në Shqipëri dhe hapësirat shqiptare, apo edhe në artet e tjera shqiptare, kjo mbetwt pwr t’u parw, sidomos a tregojnë Protonizëm ndaj arteve politikanët e vendeve ku banojnë shqiptarët?

Në shumë vende të botës Shkencat Humane dhe Sociale kanë kthyer sytë nga qeveritë e tyre respektive për ndihmë financiare dhe reklamuese të veprave me të mira të artit. Protonizmi jep një nxitje indirekte të këtij problemi si një kategori analitike që duhet të tërheq vëmendjen e votuesve për marrëdhëniet e tyre të brendshme midis pushtetit dhe krijuesve.

Dhe mw tej çfarë e bën një kritik letrar apo qoftë edhe një shoqëri të mos gjendet brenda kuadratit të Protonizmit? Ngatërruar në një grup më të madh të nocioneve që shpesh gropë shoqërore ndaj individit, normative kundër tabu, dhe pritet kundër habitshme, kuriozitete gjeneruar pyetje në lidhje me dëshirën, shijet, njohuritw, biles edhe nw hetimin ndaj sw kaluarws.

Protonizmi shtron nevojën për të interpretuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen letrare me dashamirësi dhe jo vrer. Si mund të Protonizohet një shtysë për aktivitet letrar dhe një përshkrim për aktivitetet filozofike në të mirë të jetës gjithënjerëzore?

Mujë Buçpapaj

——————————

Nën ombrellën e protonizmit

Gjekë marinaj ka zbatuar më shumë ide të protonizmit se çdo lloj tjetër të kritikës letrare. dhe të shpjegimit te tij si mekanizëm për t’u dhënë jetë ideve të tij në lidhje me vlerat në letërsi, është me vend të shpjegojmë se Marinaj ka një rol individual si një kritik letrar i nivelit boteror, lidhur me tërësinë e letërsisë që prodhohet në botë.

Sic thote vete Marinaj, “parë nga ky kënd, edhe kritika letrare, si fizika, e ka “atomiken” e vet dhe kjo “atomikë” është e pranueshme për sa t’u përmbahet ligjeve përkatëse. Pra rreth bërthamës së letërsisë shqipe, si edhe asaj botërore, kemi parë plot kritikë letrarë që sillen tamam si elektrone, të predispozuar të përçojnë gjithë jetën vetëm energji negative. Ata shpesh janë të zymtë nga pozicioni që gëzojnë profesionalisht, nga shijet që kanë për artin dhe fjalën e shkruar artistike, vuajnë shpirtërisht ngaqë ndërgjegjen nuk e kanë kurrë të qetë, dhe më e keqja, në syrin e shumicës jetojnë nën etiketën e letrarëve të dështuar. Kjo ndodh se kur shkruajnë për një libër, apo komentojnë rreth filanit, jo rreth një autori, ata nuk shkruajnë duke gjykuar veprën e tij, por veten e tyre, smirën që kanë fituar nga sukseset e të tjerëve, dështimet e veta në jetë, e nganjëherë, zbulojnë veten duke u orvatur të tërheqin të tjetër poshtë ngaqë nuk arrijnë dot të ngjiten në nivelin e tyre.

Po kështu të gjithë jemi dëshmitarë të asaj pjese të kritikës që brenda bërthamës letrare vepron me ngadalshmëri pa ndonjë ngarkesë elektrike pozitive apo negative. Ata mundohen të japin e të marrin duke u përpjekur të jenë sa më racionalistë. Tradicionalisht këta soj kritikësh kanë mbetur si më të respektuarit. Ata mundohen të gjykojnë sa artin aq edhe autorin. Të zhveshur nga çdo barrierë e jashtme, punojnë me librin duke zgjedhur për lexuesin ato gjëra që ata mendojnë se kanë më vlera, pa lënë pas as mangësitë.

Për fat të mirë, protonistët veprojnë apo reagojnë drejt letërsisë me ngarkesa të mjaftueshme “elektrike” te karakterit pozitiv sa të mbajnë në ekuilibër apo të barazojnë numrin e “ngarkesave “ negative të “elektroneve”. tek protonistët,

mbizotëron thelbi njerëzor, shpirti human, dëshira për të inkurajuar të tjerët, për të dalluar vetëm të bukurën në gjithçka e në këdo, pra mbizotëron ajo pjesë e shkrimtarit që e ka bërë botën letrare kaq moderne sa ç’e kemi sot.

Protonisti gjen diçka të mirë për të thënë për një numër të konsiderueshëm shkrimtarësh e poetësh , si një kritik letrar i tipit të ri, si një kritik protonist.

Kjo, jo se ai nuk është në gjendje ta dallojë të mirën prej të keqes në letërsi. Kur ai ka ditur të dallojë të mirën, do të thotë se bagazhi i tij ka njohuri të mjaftueshme për etikën në letërsi. Kur ai ka aftësitë të komentojë me aq pasion e kompetencë për të bukurën, do të thotë se horizonti kulturor i tij i plotëson kërkesat e një gjykuesi të denjë të estetikës letrare.

Ne e dime se jo të gjithë autorët kanë arritur përsosje në krijimtarinë e tyre. Por ai është i vetëdijshëm se koha, talenti, e mbi të gjitha shpirti madhështor i tij si njeri, janë shumë më efektive në kërkim të së bukurës se sa të së shëmtuarës në letërsi.

Në këtë pikë ai do të respektohet jo vetëm nga krijuesit, por edhe nga kritikët, sidomos nga ata kritikë që e gjykojnë letërsinë në aspektin ekokritikal (ecocritical). Ekokritikët i kërkojnë rrënjët e veta jo në momentet politike, jashtë sferave të studimit të letërsisë, siç bënin marksistët e nganjëherë feministët, por tek lëvizjet ambientale dhe tek historia e gjatë e letërsisë së shkruar me subjekt kryesor natyrën. Ajo që do të dëshiroja që të mbanin mend lexuesit e këtij shkrimi është fakti se edhe tek natyra, dhe tek njerëzit, pavarësisht nga përzgjedhja e tyre, po të kërkosh në brendësi të tyre do të gjesh si gjëra që mbajnë erë të mirë ashtu edhe gjëra që mbajnë erë të keqe. Shumica e njerëzve do u bashkohen ekokritikëve dhe protonistëve.”

—————-

PROTONIZMI SI VIZION LETRAR

Nga Gjekë Marinaj

Protonizmi është një teori e re letrare si për letërsinë shqipe ashtu edhe për atë botërore. Si perceptim linguistik e përshtatje terminologjike është bazuar në linjat shkencore të kimisë dhe fizikës, më saktë në fjalën Proton që si pjesë përbërëse e bërthamës së atomit ka ngarkesë elektrike pozitive +1. Protonizëm, në kuptimin më të thjeshtë, do të thotë të shkruash rreth një vepre letrare apo artistike me qëllim pozitiv, i shtyrë nga dashamirësia jo nga vreri. Në nivele më të thella letrare, natyrisht, Protonizmi është interpretimi i hipotezës të së njohurës në kuptimin metafizik dhe i të njohurës jo deri në fund në kuptimin filozofik. Ai është pjesë esenciale e parametrave të etikës, dhe shërben si orientim që i besojmë tek ndërmarrim udhëtime instinktive apo të menduara drejt sferave të së vërtetës objektive në letërsi dhe art.

Pikërisht kjo pikë e mendimit e ndanë Protenizmin si vizion letrar nga arti tradicional i kritikës letrare e artistike. Protonizmi është degë e arteve dhe humanizmit, jo patjetër degë e shkencës mbi letërsinë dhe artin. Ndonëse të dyja merren seriozisht me analizimin e gjithanshëm të veprave letrare e artistike, kritika letrare e traditës tenton ta analizojë dhe ta vlerësojë letërsinë e artin nisur nga ana ideore në bazë të parimeve të miratuara nga një ideologji e caktuar në një kohë të caktuar, duke u përqendruar si në anët pozitive ashtu edhe në ato negative të një vepre. Protonizmi, në kontrast, është gjithmonë në ekuilibër jo me ideologjitë politike, por me kërkesat ideore e artistike të kohës, duke mos u ndalur fare tek mangësitë për t’u përqendruar plotësisht vetëm në analizimin dhe nxjerrjen në pah të anëve pozitive dhe të së bukurës në letërsinë dhe artin që trajton.

Shpresoj që duke ofruar Protenizmin si një alternative të re për trajtimin letrar, do të vëmë re se mënjanimi i negatives merr kahe pozitive në rolin estetik, në subjektivizmin dhe objektivizmin e observimit të realitetit, si dhe në molimfesin e shumëfishtë të humanizmit. Përqendrimi im akademik ka si epiqendër përpjekjen për t’i dhënë jetë këtij tabani të ri teorik. Një lëvizje e tillë, natyrisht, duhet të mbështetet në njëfarë filozofie të para-supozuar, dhe zbulimet e bëra duhet të tërheqin pas vete implikimet metafizike dhe epistemologjike që mbart në vetvete Protenizmi.

Gjekë Marinaj, pedagog i gjuhës dhe komunikimeve Angleze dhe i lëndës së Letërsisë Botërore në Richland College në Dallas

Gjekë Marinaj (1965) u lind në Brrut të Malësisë së Madhe. Ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe përkthime. Në vitin 2001 ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Përgjithshme (Associate in Science) në Brookhaven College. Katër vjet më vonë, mbaroi Shkollën e Arteve dhe Humanizmit (Bachelor of Arts in Literary Studies: Magna Cum Laude) në Universitetin e Teksasit në Dallas. Shkollën e Arteve dhe Humanizmit (Master of Arts in Humanities—Studies in Literature) e mbaroi në vitin 2008 në UT Dallas. Aktualisht vazhdon Doktoraturën: ku është Kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) po në Universitetin e Teksasit në Dallas. Në vitin 2003 është nderuar me Çmimin Pena e Artë nga SHSHSHA. Çmimin e Parë në poezi, akorduar nga revista letrare amerikane Sojourn, e pranoi në vitin 2006. QNK (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës) e nderoi me çmimin Pjetër Arbnori në Letërsi në vitin 2008. Marinaj është pedagog i gjuhës dhe komunikimeve Angleze dhe i lëndës së Letërsisë Botërore në Richland College në Dallas të Teksasit ku jeton me gruan e tij Dusita.

DIPLOMA

National Media Group, Tirana, Albania

The Albanian BookerMan Prize for Literature 2011

Is Awarded to the Albanian-American Academician

Gjekë Marinaj

For his achievement in Literary Criticism

With his book Protonism: Theory into Practice

Presented at Tirana, Albania, on Monday, January 30, 2012

Media Nacional Group, Tiranë, Shqipëri

Çmimi The Albanian BookerMan për Letërsinë

I jepet akademikut Shqiptaro-Amerikan

Gjekë Marinaj

Për arritjet e tij në Kritikën Letrare

Me librin Protonizmi: Nga teoria në Praktikë

Dhënë në Tiranë, Shqipëri, të hënën, më 28 Janar, 2012