Prend Buzhala, 21 maj 2011
Në Klinë ishte një eveniment i rrallë letrar: erdhën në një takim të bukur letrar dy shkrimtarë e studiues nga SHBA, profesorë të Universitetit të Dallassit – Gjekë Marinaj e Frederick Turner, ku u promovuan dy librat te F. Turner-it:

1. “Vendi i pazbuluar: sonatat e një shtegtari” është libri më i ri i poetit amerikan Frederick Turner, kandidat për Çmimin Nobel, në botim të shtëpisë botuese “Nacional,” Tiranë, i shqipëruar nga profesori i letërsisë bashkëkohore në Universitetin Richlandit, poeti Gjekë Marinaj.
E veçanta e këtij libri është se me dëshirën e poetit ai do të botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, si një gjest domethënes i respektit të poetit amerikan për shqiptarët, dhe pastaj vëllimi do të publikohet në anglisht.“Vendi i pazbuluar: sonatat e një shtegtari” nuk është thjeshtë një koleksion sonatash krijuar, në origjinal, në formën më të prerë tradicionale nga një poet bashkëkohor Anglo-Amerikan, por një dhuratë e çmuar që vjen tek lexuesi shqiptar nga Frederick Turner, njëri prej poetëve më të njohur dhe më të dashur të globit.
Mbi 40 institucione letrare nga e gjithë bota e kanë konfirmuar vlerësimin e tyre ndaj këtij poeti duke e propozuar atë për Çmimin Nobel në letërsi. Ky libër unik në letërsinë bashkëkohore Amerikane, e justifikon plotësisht si kandidaturën e tij për çmimin Nobel ashtu edhe vëmendjen që disa prej institucioneve letrare më prestigjioze të botës i dhënë këtij poeti, duke i akorduar atij çmimet e tyre më të larta letrare si atë Levinson Prize dhe Milán Füst Prize.
2. Në të njëjtën kohë do të bëhet edhe prezantimi I librit “Kënduar Majëkrahut: Poezi heroike iliriane (Sung Across the Shoulder: Heroic Poetry of Illyria) që sapo ka dalë nga shtypi në Amerikë. Libri është një studim i letërsisë së Eposit të Veriut dhe këngëve folklorike të krahinës së Malësisë së Madhe të Shqipërisë. Aty përfshihen një numër i konsiderueshëm këngësh të përkthyera nga shqipja në anglisht nga bashkautorët e librit Gjekë Marinaj dhe Frederick Turner.
Libri është rezultat i një pune akademike mbi pesë-vjeçare, poezitë e secilit janë regjistruar direkt nga malësorë të thjeshtë — shumica e të cilëve të padëgjuar më parë—dhe shumica e versioneve të poezive janë të pabotuara më parë në letërsinë shqipe. Kënduar Majëkrahut: Poezi heroike Iliriane ka dalë nga shtypi me 20 Prill, 2011. Libri është botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Dallasit, në Teksas, Mundus Artium Press dhe është në proces të pranimit si tekst shkollor për kolegjet dhe universitetet e Amerikës duke filluar nga semestri i parë të vitit 2013.
Takimi u realizua ne bahskepunim me Drejtorine komunale te kultures dhe me Klubin e Shkrimtareve “Vorea Ujko” te Klines. Moren pjese krijues nga Klina, Prishtina, diaspora, Malisheva etj… Per veprat folen Gjeke Marinaj, Shefqet Dibtrani, autori i te dy librave Frederick Turner etj… Poezi deklamuan Ismet Krasniqi dhe gjimnazistët e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” te Klines…. Meqenese promovimi kishte te bente edhe me perkthimin anglisht te kengeve epike shqiptare, dy rapsodet klinas, Gjokë e Lekë Duhanaj i kenduan disa kenge foklorike… Mandej te tubuarit kaluan çaste ne nje koktej rasti e ne motel Drini…
Për më shumë foto nga takimi…





