Gjashtë “Aleksandrët” e Sali Berishës

0
59

Nga Kledian Lula, 31 Dhjetor 2011

Janë 6 personazhe publike në Shqipëri, të cilët në profilin e tyre, kanë si detaje interesante e kuptimplote edhe pjesë nga personaliteti i kryeministrit Sali Berisha. Lidhjet e personalitetit të Saliut me këtë 6 personazhë publik janë vendosur e kanë vijuar në kohë dhe situata të ndryshme, madje dhe dramtike, por të gjithë këto lidhje, kanë një pikë takimi, kanë një tregues të përbashkët: Pabesinë, karrierizmin, intrigën, krimin për pushtet, pazaret dhe servilizmin.

ALEKSANDËR MEKSI

Një ish-figurë e njohur dhe potenciale kryesore e Lëvizjes së Dhjetorit ‘90, i futur direkt në këtë lëvizje prej shpirtit të tij anti-komunist dhe jo si përzgjedhje e ish-byrosë politike dhe ish-sigurimit të shtetit. Themelues dhe drejtues i parë i PDSH. Lidhja e Sali Berishës me këtë Aleksandër, qëndron në faktin se ky është “viktimë” e intrigave të Sali Berishës, duke e spostuar nga drejtimi PDSH me prapaskena, presione, pazare, vota të manipuluara. Ky mision i Berishës për të spostuar Aleksandër Meksin, u realizua prej “desantit” Sali Berisha në lëvizjen studentore dhe PD, me mbështetjen e plotë të ish-sigurimit të shtetit në këto intriga për uzurpimin e kreut të PDSH.

ALEKSANDËR SALLABANDA

Figurë e njohur intelektuale në Tiranë. Ish-koleg në mjekësi dhe nëbotën akademike me Sali Berishën. Lidhja e Sali berishës me kët Aleksandër, qëndron në faktin, se ky njeh me detaje gjithë “veprimtarinë e zezë” të Sali Berishës në 25 vitet si komunist, si ish-spiun sigurimi, si anëtar kryesie fronti në lagje, si si anëtar i gjykatës popullore e komitetit të dëbim internimeve në Tiranë, si përgjues, denoncues e dëshmitar gjyqesh politike, si dhunues i studentëve që ndiqnin modën perëndimore, si persekutor i kolegëve, si mjek i bllokut komunist, si pedagog dhe sekretar i PPSH. Në zbatim të parimit të tij të joshjes së atyre që i bëhen pengesëm, ose e rrezikojnë në karrierë dhe përfitime personale, SALIU për të frenuar “gojën” e këtij Aleksandri që të mos i publikonte bëmat e atyre viteve të “vigjilencës revolucionare”, Saliu e shpërbleu me postin e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA.

ALEKSANDËR BIBERAJ

Figurë me profil të kompletuar e progresist në PD, që prej themelimit të saj. Edhe pse tropojan, edhe pse intelektual potencial, edhe pse figurë e pastër publike, ky Aleksandër nuk i shpëtoi dot prapaskenave, intrigave dhe goditjes eleminuse të “profesor intrigës” Sali Berisha. Lidhja e Saliut me këtë Aleksandër, qëndron në faktin, se ky kërkoi prej pushtetit “SALI-JOZEFINË”, që të zbatohej e të bëhej ligj në parlament, rekomandimi i KiE dhe BE, për hapjen e dosjeve të figurave publike, qeveritare e politike ish-spiunë të sigurimit të shtetit në Shqipëri. Këtë “hapje dosjesh” e mbylli me marifete “klienti” i mirënjohur i këtyre dosjeve, dora vet “Fryma” dhe “Medicina” SALI RAM BERISHA, duke iu vërsulur Aleksandër Biberajt, me shpifje, me prapaskena e me vota “ushtarësh” të PD, deri në shkarkim e përjashtim të tij nga strukturat drejtuese të PD.

ALEKSANDËR NIKA

Nëse nuk do të gjendej përballë bulevardit të selisë së kryeministrisë ditën e protestës së 21 janarit 2011, ky Aleksandër (ndjesë pastë) do të ishte gjallë dhe sot, pra do të ishte duke festuar VITIN e RI 2012 me familjen, duke përkedhelur fëmijët e tij të mitur. Lidhja e Sali Berishës me këtë Aleksandër, qëndron në faktin, se ky u vra prej policisë dhe gardës qeveritare, me armët dhe plumbat e policisë e të gardës qeveritare, me urdhër të krye-qeveritarit SALI BERISHA, me makinacionet e Sali Berishës për të mbuluar krimin dhe epitetet e Sali Berishës që e qaujti “hajdut”, “dorgaxhi”, alabakë” e “plehrë”.

ALEKSANDËR FRANGAJ

Extra-model i kompletuar i shërbëtorit të përulur, të neveritshëm e të paskrupullt ndaj pushtet-familjes kryeministrore. Lidhja e Sali Berishës me këtë Aleksandër, qëndron në faktin se ky është specie zvarranike dhe “karrige” lëpirës i kryeministrit SALI. Dikur i dhunuar, i përdhosur, i pështyrë, i legenosur deri familjarisht, i rrahur me hu si “gomari” dhe i burgosur, tashmë ky Aleksandër i “frangajve” të Lezhës, ka lëpirë gjithçka të pusetës “SALI” dhe është bërë pronar i TV “KLAN” e “ABC”.

Lidhja vazhdon këtu: këto ekrane janë ngritur e janë fuqizuar financiarisht me para të pista trafiqesh, biznesesh kriminale, me donacione ilegale qeveritare të financiuara në formë reklamash, tenderash e rryshfetesh për propagandën PRO qeveritare, PRO familjes kryeministrore, PRO krimeve të pushtetit, madje edhe PRO akteve anti-shqiptare të kryeministrit SALI RAM BERISHA.

ALEKSANDËR ARVIZU

Siç e dimë është Ambasador i SHBA në Shqipëri. Lidhja e Sali Berishës më këtë Aleksandër, qëndron në faktin, se ndryshe nga Aleksandri i “frangajve” të Lezhës e të qeverisë që qëndron “GATITU” përpara SALIUT, është SALIU që qëndron “GATITU” përballë Aleksandrit të Amerikës. Me buzëqeshje të shtirur prej kllouni, me servilizëm të dukshëm banal, me përulje deri në neveri, kështu sillet SALI “trimi” përpara këtij Aleksandri…