GËZUAR MBARË SHQIPTARËVE DITA E SHENJTË E FLAMURIT !!!

0
37

Edhepse ende nuk mund të lëviz krejtësisht i pavarur, nuk mund të rrij pa bërë asgjë, kështuqë ditën e 16 nëntorit (bashkë me patriotin e devotshëm Skënder Korça, i cili është në shërim në spitalin e Lecco-s) ia kemi kushtuar krejtësisht çështjes së shenjtë kombëtare dhe Shoqatës “STUBLLA”, që po përgatitë kremtimin e Ditës së Flamurit, në Lecco. Këto poezi i kemi shkruar për fëmijë. Do e përgatisim bashkë me Skënderin edhe Fjalën Solemne të Kremtes e mbase edhe një recital për artistët e rinj.

TASH FESTOJMË
Na kanë shtypë
Shum perandori
Romakët e turqit
Dhe Shtriga Serbi
Nëpër luftat çlirimtare
Kemi derdhë shum gjak
Deri në shekullin e ri
Nuk na kanë dhanë hak
Gjysh e gjyshe
Na i kanë vra
Edhe prindët
I kanë përla
Shum herë
Tokën na e kanë djegë
Me na lanë
Të varun n’degë
Para nji shekulli
U ngrit mbarë shqiptaria
Me e fitue pamvarsin
Me u lirue nga Turqia
N’Grykë të Kaçanikut
E n’Malsi t’Mbi Shkodrës
Anekand tokave tona
Fushës, shpatit e kodrës
Marigona qëndisi flamurin
Burrat u mblodhën n’Vlonë
E shpallën pamvarsin
E Shqipnis sonë
Ismail Qemali
Dom Nikoll Kaçorri
Gurakuqi e Boletini
Lajmi botën mori
Bukur hidhej vallja
Bahej festë e madhe
Kangët seç jehojshin
Në Vlonën Krenare28 Nandor
Njimijenandqindedymbdhetë
Qofsh i bekuem
E krenar përjetë
Gzim të madhe kemi
Si plaku si fmija
Edhe n’Kosovë
Tash lulzon Lirija
Vuejtja e lutja
Tash po na pranohet
Mbarë kombi shqiptar
Ngadalë po bashkohet
Tash ka ndrrue koha
Ma nuk do t’luftojmë
N’mbarë trojet shqiptare
Gzueshëm po festojmë
Rrnoftë Shqipnia
Deri n’amshim
Shnet e fat pastë
Kombi ynë trim
Kudo janë shqiptarët
N’tokat e Ilirisë
Lulzofshin traditat e shejta
Të shqiptarisë

ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nandor 2009

ZEMRA E SHOQATËS
Shum stubllanë
Medet
Në mërgim kanë shkue
Por Stubllën Krenare
Kurrë s’e kanë harrue
Çdo ditë
Në mjes, në drekë e n’darkë
Bile edhe n’andrrat e natës
Të mërzitun janë
Mendje e zemër
N’Stubllën e dashtun i kanë
Organizohen të gjithë
Me zemër e me xhepa
Shumë projekte realizojnë
Stubllën Krenare
Dhe jetën atje
Lulzojnë
Kudo që janë
Stubllanët e devotshëm
N’Zvicër e n’Gjermani
N’Austri e n’Itali
Deri n’Amerikë
Kanë bâ shoqatën STUBLLA
Dhe kontribuojnë të gjithë
Pa kursye gjâ
Dhe pa frigë
Shoqata STUBLLA
Përher flamurtare
Bân shum aksione
Me zemër të madhe

ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nandor 2009

VETËM SHQIPTARI
Nuk ka fe
As s’ka parti
Që përqanë
Këtë shqiptari
Ka thënë
Dhe thotë këngëtari
Prandaj
Të mos na mashtrojnë intereset e dyshimta
As partitë
As shtetet
As krahinat

Jemi shqiptarë
Me traditat tona origjinale
E kanunore
Plot besë
E dashuri
Dhe të interesuar
Në radhë të parë
E më së shumti
Për shqiptari

Gëzuar Shkodër
Qëndro krenare Tropojë
Vlorë e Gjirokastër
Tepelenë me Mallakastër
Prishtinë e Tetovë
Ulqin e Kumanovë
Preshevë e Gjakovë
Tivar e Tiranë

Kudo që jemi
Në trojet tona
S’i shohim partitë
As religjionet
Asgjë s’mund të na pengojë
Realizojmë solidaritet
E dashuri
Njohim
Vetëm shqiptari

ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nëntor 2009

ÇDO HERË BASHKË
Sa e sa nëntore
Na ndau koha
Festonim tinzare përvjetore
Flamurin tim tani e mora
Një shqiponjë shqiptare
Do valojë përherë
28 Nëntore për ne krenare
Sot e nesër
Bashkë çdoherë
Ndarje kurrë
Kudo që jemi
Çdo herë bashkë
Në një atdhe të kthehemi

SKËNDER KORÇA
Lecco (Itali), 16 nëntor 2009