Geri Kokalari: Limpreht e dinte që Berisha kurohej me antidepresiv

0
90

Në një letër për Thomas Countryman, shqiptaro- amerikani i njohur Geri Kokalari zbulon edhe një bisedë në Nju Jork me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Josepf Limprecht

Letra e mëposhtme ka mbërritur orët e fundit tek zv.ndihmës sekretari amerikan për çështje të Europës dhe Euro-Azisë, Thomas Countryman. Autori i saj Geri Kokalari, i shkruan zyrtarit të lartë amerikan se “ekziston tashmë një përshtypje mes shqiptarësh që ambasadori Arvizu po i ofron mbështetje Berishës”.

Më pas shqiptaro-amerikani i njohur për lidhjet e ngushta në Uashington, shkruan se për një qeveri si kjo e Tiranës, “çdo mbështetje do të thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka braktisur çdo pikëpamje të moralshme dhe është duke abuzuar me dashamirësinë e popullit të Shqipërisë”.

Kokalari zbulon mes rreshtave edhe një bisedë interesante, nga ato që të bëjnë të mendosh Ëikileaksin, në kuptimin e zbulimit të asaj që çfarë informacionesh kanë dhe çfarë mendojnë realisht diplomatët amerikanë.

Kokalari thotë që gjatë një takimi në Nju Jork, Limpreht i ka thënë që Berisha merr ilaçe antidepresive dhe se në Departamentin e Shtetit njihet si një njeri i paqëndrueshëm.
Në fund, z.Kokalari bën pyetjen që ia ka bërë në letrën e para disa ditëve botuar edhe në Shekulli për ambasadorin Arvizu: “A nuk mendoni se ia keni borxh amerikanëve përgjigjen e pyetjes se kush në Shqipëri bashkëpunoi me AEY-në në mashtrimin e qeverisë amerikane?”. Më poshtë, letra e plotë:
Përgatiti: Gjergji Thanasi

* * *

Z. Countryman:

Shpresoj të keni patur rastin që të lexoni letrën time të fundit drejtuar Ambasadorit Arvizu. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ekziston tashmë një përshtypje mes shqiptarësh që ambasadori Arvizu po i ofron mbështetje Berishës. Më duhet të them se edhe unë gjithashtu jam i shqetësuar për këtë çështje. Ndoshta këtë mund t’ia atribuoni përpjekjeve të Berishës në kuadrin e ‘marrëdhënieve me publikun’, por kjo është një reminishencë e hershme që të kujton situatën me Fatos Nanon, një tjetër i korruptuar, ish-komunist i pështirë, i cili u përpoq të luante kartën e SHBA-së ndërkohë që mbyllte punët e veta.

Nuk është sekret për Departamentin Amerikan të Shtetit, se Berisha është një individ i paqëndrueshëm. Ambasadori Limpreht më rrëfeu një informacion të kësaj lënde gjatë një takimi që unë pata me të në Nju Jork për të diskutuar mashtrimin e Neë Ëorld Telecom. Në fakt, unë u habita kur Limpreht mëtoi se Berisha mjekohet me ilaçe antidepresive.

Për më tepër, nuk duhet shumë inteligjencë për të kuptuar natyrën e korruptuar dhe kriminale të Sali Berishës dhe familjes së tij, dhe DOS (Departamenti i Shtetit) është i njohur edhe me këtë informacion.

Për shkak të vizitës suaj në Tiranë, unë duhet të deklaroj prerazi, se nëse ndonjë zyrtar i DOS-it (Departamentit të Shtetit) është duke i siguruar mbështetje në ndonjë lloj mënyre qeverisë Berisha, sipas mendimit tim, kjo do të thotë se DOS ka braktisur çdo pikëpamje të moralshme dhe është duke abuzuar me dashamirësinë e popullit të Shqipërisë, një popull historikisht i shtypur që e ka vendosur Amerikën në piedestal.

Berisha ka shpenzuar të shuma të konsiderueshme parash dhe energji në përpjekje për të blerë influencë në Uashington. Unë shpresoj që asnjë zyrtar i Departamentit Amerikan nuk i është nënshtruar këtij ndikimi. Do ishte e turpshme që ndonjë histori e tillë të lexohej së shpejti në faqen e parë të Neë York Times. Dhe duke pasur parasysh atë që po ndodh në botë, unë jam i sigurt se shumica e amerikanëve do të ishin të zemëruar në qoftë se do e dinin historinë e plotë të marëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe aktivitetet zullumqare të S.Berishës.

E fundit, unë gjithashtu po paraqes për ju të njëjtën pyetje që i kam bërë në letrën e mëparshme ambasadorit Arvizu: A nuk mendoni se ia keni borxh amerikanëve përgjigjen e pyetjes se kush në Shqipëri bashkëpunoi me AEY-në në mashtrimin e qeverisë amerikane?

Faleminderit
Sinqerisht
Gary Q. Kokalari