ResPublica.al, | 5 gusht 2013
“Mysafiri i jashtëzakonshëm, 2 metra i gjatë”. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta e Stambollit “Sabah”, në një shkrim ku jepen detaje nga takimi që kryeministri i ardhshëm shqiptar pati me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan dje në Stamboll. “Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë, i cili dikur ka qenë basketbollist”, citohet në shkrimin e “Sabah”.
Ky titull nuk i ka shpëtuar as kreut të PS, Edi Rama, i cili e ka publikuar në Facebook një foto të faqes së gazetës ku shkruhet për të. Këtë shkrim të gazetës, Rama e ka e koleksionuar tek kategora e preferuara e tij e fotove, të cilat i cilëson “Photo of the day”.
Zh.







