Fyle: Shqipëria ka hyrë në një rrugë qorre

0
57

Komisioneri për çështjen e Zgjerimit, Stefan Fule, në një intervistë për gazetën austriake “Praga Post”, ka thënë se Shqipëria ka hyrë në një rrugë qorre, që prej zgjedhjeve të vitit 2009.

Fyle ka thënë se Shqipëria ka të njëtën mundësi si vendet e tera të Ballkanit për të hyrë në BE, por që të arrihet kjo, duhet të ndalet lufta politike.

“Ndryshe nga se po ndodh me Malin e Zi, Shqipërisë nuk iu dha statusi kandidat. Diferenca është se Shqipëria nuk plotëson kriteret e Kopenhagenit – stabilitetin demokratike të institucioneve. Po i referohem Malit të Zi pasi në Shqipëri, qeveria nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër nuk po gjejnë rrugën për të bashkëpunuar në Parlament dhe vendi ka hyrë në rrugë qorre që prej zgjedhjeve parlamentare në qershor 2009.

Nuk ka pengesa artificiale nga BE. Ata kanë të njëjtën mundësi si tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – duhet të ndalojnë luftën politike dhe të gjejnë një zgjidhje për ngërçin dhe të adresojnë 12 prioritetet për të marrë statusin kandidat”, ka thënë Fyle gjatë intervistës së tij për gazetën austriake.