Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, ka përshëndetur idenë e krijimit të “Beneluksit Ballkanik”. Një koment të tillë ai e ka bërë gjatë takimit të këshillit të Stabilizm Asocimit me Maqedoninë.
“Sigurisht që nuk është ide e imja. Vendet e rajonit duhet të realizojnë kornizën e bashkëpunimit të tyre. Por në përgjithësi kjo ide është pozitive”, ka theksuar Fule.
Zëdhënësi i tij disa ditë më parë ka përshëndetur nismën për realizimin e një ideje të “Beneluksit Ballkanik”.
Ideja e Beneluksit Ballkanik disa javë më parë u hodh në EuObserver dhe mediet e tjera, përmes një shkrimi bashkautorësh.
Por një ide e tillë u kundërshtua me forcë nga Serbia, e cila e quajti atë ide për formimin e “Shqipërisë së Madhe” pasi parashikon bashkimin e vendeve ku ka popullsi shqiptare.