Fushata e PD-se: Finacuesit persona nën hetim dhe doganiere

0
43

Fushata e PD - Sheshi Skenderbej 2009

Shekulli Online, 06.12.2009

Doganierë, persona të kërkuar nga drejtësia dhe disa biznesmene janë njerëzit që kanë sponsorizuar fushatën e partisë Demokratike në zgjedhjet paralamentare të qershorit të vitit 2008. Mjafton të verifikosh listën e e bërë publike të personave që kanë kontribuar për fushatën elektorale të Partisë Demokratike do të verifikosh se shumica e emrave, (dhe pse janë kuruar mire nga PD-ja)janë punonjes të doganave, bizensmenë me një të shkuar jo pak problematike për drejtësinë.

Kështu nga donacionet e bëra publike, me të cilën partia demokratike justifikoi shpenzimet e fushatës së saj elektorale, duket se doganierët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nuk u është derdhur qerpiku për të zgjidhur qesen për partinë në pushtet. Dhe në fakt, shumat e derdhura prej tyre, varian nga 5 milion e siper, janë tëper të mëdha për një person që presupozohet qe jeton me nje rrogë shtetërore

Financimet

Fushata elektorale e Partisë Demokratike, kushtroi plotë 157 milionë lekë të reja ose rreth 140 milionë më shumë sesa ka marrë nga fondi i shtetit për zgjedhjet. Duke deklaruar shenzimet e bëra, në bazë të Kodit Zgjedhur për fushatat elektorale, partia në pushtet bëri me dije se 81.588.880 leke ishin siguruar nga donatorët, që sipas saj ishin simpatizantë të kësaj force politike. Por nga verifikimi I listës së bërë publike rezulton se pjesa më e madhe e donatëroë janë punonjës së administratës shtetërore, madje dhe në pozicione të përfolura për korrupsion. Në fakt në listë janë edhe biznesmenë që kryejnë aktivitet në fushat e ndryshme.

Ndoshta denacioni I tyre, me shumë jo të pakta, mund të jetë vertetë një xhest vullnetar për hir të simpatisë që ata kanë për këtë forcë politike, por është e çuditshme kontributi I dhënë nga doganierët, prej të cilëve ka dhe njerëz të akuzuar nga prokuroria shqiptare për korrupsion. Është fjala për Sofokli Qosen, ish doganier në drejtorinë e Tiranës I cili nuk ka kursuer të derdhë në arkën e partisë 5 milion lekë. Ndërkohë që para pak kohësh, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë deklaroi si sukses të saj organizimin operacioni “Porosia”, duke prangosur shtatë doganierë, ndër të cilët ishte dhe Sofokli Qosja që rezulton të ketë derdhur 5 milion lekë në fushatën e partisë Demokratike.

Kështu lista e donatorëve e bërë publike nis me ish doganierë të akuzuar zyrtarisht dhe nga policia e shtetit, dhe përfundon po me një njeri me të shkuar jo pak problemtatike për drejtësinë, që tashmë njihet si një biznesmen në një qytet bregdetar. Në krye të listës së donatërore është me, Gëzim Nexhipin, me detyrë drejtor i Doganës së Tiranës, dhe më pas lista vazhdon dhe me 17 doganier të tjetër që kanë derdhur nga 500 mijë deri në 300 mijë lekë për fushatën e elektarale të qeshortit të 2008. Pask kryetarit të degës së Tiranës së drejotrisë së përgjithshme të doganave, lista vijon me emra si Gëzim Demushi, Skender Kulli, Skender Rama, Lirim Abazi, Farudin Gjondeda, Armben Mata e të tjerë të gjithë këto punonjës të administratës së kësaj Drejtorie. Më pas lista e vullnetarëve që kanë zgjidhur qesen për Partinë Demokratike vijon me biznesmenë, si Sulo Shehu punonjës bankash e deri tek drejotresha e Postës së Tiranës.

Ndër financuesit me një shumë të koniderushme parashë është deh Deputetit I qytetit të Vlorës Ardion Kollozi si dhe Drejtori I Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gëzim Dibra. Dhe lista e vullnetarëve mbyllet me vëllain e nënkryetares së degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Rami Isufi. Në fakt emir I tij është jo pak I njohur në qytetin bregdetar. Njihet si një ndër bizmesmenet me një të shkuar jo pak problematike në këtë qytetet, madje dhe I kërkuar nga drejtësia italiane. Por me sa duket kontributet e bëra, duket se kanë mjaftuar që Partia Demokratike jo vetëm të organizojë një fushatë ndër më të kushtueshmet ndonjëherë në vend, por gjithësecili prej donatërve të gjejë një mënyrë për të shlyer nderet të bëra nga Partia Mëmë

Hetimi ndaj Sofokli Qoses

Vazhdon të kryej detyrën e doganierit megjithëse para pak kohësh, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës deklaroi arrestimin e tij. Sofokli Qosja, emir I të cilit rezulton në listën e sponcorizusve të fushatës së Partisë Demokratike, para do kohësh është akuzuar për korrupsion në kryerjen e detyrës. Në sajë të një hetimi intensiv, afro 1-vjeçar, duke realizuar metodat speciale të hetimit, nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Task-Forcë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor, për shkeljet e kryera nga shtatë doganierë . Burime zyrtare të policisë thanë se këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë dhe vende të ndryshme, kanë bërë të mundur zhdoganimin dhe targimin e automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm, me dokumentacion të falsifikuar, duke përfituar shumat e parave që variojnë nga 4 deri në 5 milion lekë për një zhdoganim dhe targim automjeti.

Të ndaluarit e operacionit “Porosia” akuzohen për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentesh”. Nga operacioni i koduar “Porosia”, u vunë në pranga doganierët Ëngjëll Dylgjeri, Xhevdet Mali, Ylli Sharri, Olgert Isa, Frida Guxia, Sofokli Qose dhe Ilmi Krantia. Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës kishte caktuar masën e arrestit në mungesë “arrest me burg” për katër të parët, ndërsa tre të tjerëve u dha masën “detyrim paraqitjeje”.

Shpenzimet

Partia Demokratike është forca politike që ka kryer edhe shpenzimet më të mëdha se të gjitha subjeket e tjera zgjehdore. Në total ajo ka kryer 157 milionë lekë shpenzime, ose rreth 7 milionë më shumë sesa kanë qënë të arhdurat, pavarsisht se për këtë fakt audituesit nuk japin një shpjegim në raport. Nga kjo shumë pjesën më të madhe të shpenzimeve i ka bërë selia qëndrore e partisë me 102 milionë lekë, ndersa të gjitha degët së bashku kanë kryer vetëm 54 milionë shpenzime. Nga tabelat e dhëna në raport bie në sy se shuma më e madhe e shpenzimeve është bërë për të paguar konsulencën e dhënë nga kompania irlandezo-amerikane “Q4 Public Relations and Penn, Schoen and Berland Associates” e cila në bazë të marrëveshjes së lidhur më 13 janar të këtij viti ka përfituar 340 mijë euro ose 44.8 milionë lekë. Zeri i dytë më i madh i shpenzimeve është ai për hapësirat publicitare për të cilat PD ka paguar një shumë prej 28.5 milionë lekësh, pa përfshirë këtu edhe 5 milionë të tjera për makinat e reklamave që lëviznin gjatë fushatës nëpër Tiranë.

5 milionë lekë ka paguar PD edhe për koncertet në Tiranë dhe në rrethe, ndersa 100 mijë lekë janë paguar për CD e këngës së fushatës. Gati 10 milionë lekë ka shpenzuar kjo forcë politike edhe për karburantin e makinave me të cilat kanë lëvizur kandidatët dhe stafet e tyre mbështetëse. Ndersa pjesa tjetër e shpenzimeve është kryer për paisje kinkalerike, fishekzjarrje, udhëtime e dieta, sms e telefona, salla me qera etj.

Rasti Isufi

Emri I tij për një kohë të gjatë ka qenë në listën e të kërkuarve nga drejtësia italiane. Ndërkohë që medit e vendit fqinjë e kanë përshkruar si kapon që jo vetëm drejtonin qytetin bregdetar të jugut, por duke iu referuar drejtësisë, thonë se mbi të rëndojnë akuza që nisin me implikimin e tij në cështjn “Arkobaleno” e deri tek trafiku qënieve njerëzore. Rami Isufi, pronar I hotel Bolonjës dhe bëllai nënkryetares së degës së partisë Demokratike të Vlorës, rezulton në emerat që ka sponcorizuar fushatën elektorale të partisë demokratike. Por të mjafton të shletosh mendiat ialiane dhe do të gjeshë një sërë informacionesh mbi Rami Isufin. Në shkrime të ndryshme biznesmeni është përshkruar si një banditë për të cilën drejtësia italiane nuk mundi kurrë ta vërë në bankën e atë akuzuarve. Fliet për Rami Isufin, tashmë I njohur si një bizensmen në qytetin e Vlorës.

Sipas Mediave italiane, ndaj isufit ekzistnte një urdhër arretsti në Itali për çështjen Arcobaleno. Referuar të mediave italiane, thuhet se Rami isufi në vitet 97-99 njihej si armiku kryesorë I bandës së Zani Çaushit, por pak vite më vonë pa las kallashnikovin duke veshur kostumin për tu njohur tashmë si një ndër biznesmenët e qytetit të vlorës. Megjithëse Isufi është mëse I përshkruar nga mediat fqnjë sipas të cilave drejtësia italiane ka një urdhër arresti mbi të, burime të policisë shqiptare bëjn të ditur se të paktën viteve të fundit ndaj Rami isufit nuk ka pasur asnjë urdhër arresti apo dhe të njohet si njeri me probleme për rendin në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sponsorizuesit e PD-së që kanë dhuruar mbi 100 mijë lekë

Gëzim Nexhipi, 500 mijë lekë
Gëzim Demushi, 500
Sofokli Qose, 500
Skender Kulli, 500
Riza Shijaku 500
Skender Rama 500
Rexhep Demseri 500
Lirim Abazi 500
Besnik Ismaili 500
Farudin Giondeda 500
Arben Mata 500
Matilda Kotorri 300
Genci Lufi 300
Gani Vlashi 300
Tomi Papadhopulli 300
Ardian Isaku 300
Fitim Mesini 300
Fatmir Mesini 300
Bedri Ruta 1000
Rezart Koçi 142.5
Vojo Avdullaj 142.5
Arianit Hysenaj 190
Amarda Shanaj 190
Xhaferr Xhako 1000
Daniel Xhakerri 142.5
Artur Shehu 190
Sokol Murati 190
Artur Bejleri 475
Ferdinand Saka 475
Roland Petrushaj 190
Xheladin Shtylla 570
Alban Myftari 190
Egi Pinari 190
Mark Lekgjonaj 285
Andi Permeti 190
Klodian Shehu 237.5
Ilirian Laçi 285
Shkëlzen Çekrezi 237.5
Ndrek Gjini 380
Bardha Loci 285
Myrteza Karalliu 1000
Fatos Çela 1000
Arben Alia 500
Emine Çela 500
Pranvera Lalaj 130
Ram Uruçi 700
Selman Harizaj 800
Saimir Neza 1000
Edmond Bllako 1000
Ervin Pëllumbi 430
Lefter Llanaj 300
Genci Mustafaraj 150
Paulin Sterkaj 150
Gjok Uldedaj 150
Gezim Dibra 150
Agron Haxhiraj 1000
Sulo Shehu 1000
Kreshnik Cipi 1000
Ardian Kollozi 1000
Aredin Behari 125
Marin Suli 191
Rami Isufi 125