Doriana Metollari, HermesNews – Gazeta Online.
Hermesnews/ Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një prej periudhave më të vështira në histori, është një fakt i pranuar publikisht. Ajo që ende është e vështirë të thuhet në rrugë zyrtare, e pranojnë të dhënat publike të viteve te fundit, që të çojnë tek përfundimi se Amerika është drejt falimentimit. Borxhi publik total i SHBA-ve, ai i shtetit, i kompanive dhe familjeve tashme ka arritur në 360% të Pbb. Kujtoj këtu që në vitin 1929, periudhë e cila në histori njihet si depresioni i madh, arriti në 303% të Pbb (Prodhimit të Brëndshem Bruto).
Sipas sitit online amerikan usatoday, më shumë se 40% e të punësuarve në sektorin e shërbimeve, aktualisht kalojnë ditët e tyre me rroga më të paktat sesa ato normale dhe gjatë kësaj rënieje ekonomike, në sektorin privat janë fshirë, në tre semestrin e parë të 2010-tës, 8 milionë vende pune, çfarë do të thotë se pjesa e varfër e amerikanëve po rritet nga dita në ditë. Rreth 40% e personave me të ardhura më të pakta, përfaqsojnë më pak se 1% të të mirave kombëtare.
Kjo krizë ka nxjerrë pah dhe anën e errët të Amerikës, organizatat kriminale. Sipas të dhënave nga autoritetet e policise, më shumë se një milion persona janë të lidhur me krimin e organizuar, një numër që është rritur në krahasim me një vit më parë, dhe që është i destinuar të rritet.
Por le t’i kthehemi përsëri sektorit ekonomik të vendit. Gazeta online Smirkingchimp në një artikull me titull ‘amerikan race to the bottom’, (gara e Amerikës drejt fundit), shkruan se; nëse në vitin 1950 rroga e nje drejtuesi ishte 30 herë më e lartë sesa ajo i një punëtori me rrogë të mesme; një raport i tille nga viti 2000 e këtej, është 300/500 herë.
Dhe këtyre të dhënave i shtohen disa shifta të tjera po kaq depresive. Rreth 40 mln amerikanë përfitojnë nga programi për asistencën ushqimore dhe një shifër e tillë, sipas Departamentit të Agrikulturës Amerikane është e destinuar të rritet në më shumë se 43 milionë brenda vitit 2011.
Rreth 40% e shpenzimeve luksoze realizohet nga 20% e familjeve me të pasura në Amerikë dhe rreth 75% e rritjes së të ardhurave, nga viti 2002 në 2007 kanë përfunduar në xhepat e 1% të popullsisë më të pasur të SHBA-ve. Sistemi sanitar amerikan aktualisht vuan nga një defiçit prej 150.000 mjekësh; dhe një numër i tillë, mund të rritet në disa qindra mijëra në vitet e ardhshme.
Sektori më i goditur në SHBA është padyshim ai i imobiliares. Vlera e pasurive të paluajtshme në krahasim me 2007-tën është minimizuar me 40% dhe 18% e zyrave të agjensive janë të boshatisura për shkak se nuk arrijne të shesin dhe as te lëshojnë me qera asgjë, shkruan vancouversun në një publikim. Gjatë vititi 2009, kreditë bankare për privatet janë ulur në nivelet me të ulëta që nga viti 1942.
Qëndrojmë përsëri tek ky sektor. Në tre semestrin e parë të vitit 2010, janë rritur ato borxhe të cilat janë në vonesa prej të paktën tre muaj me pagesën e kredive. Dhe për të 16-tin, 3semestër me radhë vazhdon të rritet numri i atyre që nuk janë më të rregullt me pagesat.
Përveç kësaj në 2009-tën janë rritur në 775 bankat me probleme, e thënë ndryshe 10% e bankave amerikane kanë probleme. Numri i amerikanëve që nuk arrijnë të paguajnë më kreditë e marra nga bankat po rritet çdo ditë e më shumë. Gjatë 3semestrit të parë të 2010-tës, bankat kanë marrë prapa rreth 258.000 pasuri të paluajtshme nga klientë që nuk ishin të aftë ta paguanin më kredinë. Kjo është një rritje prej 35% në krahasim me 2009-tën.
Sot, bankat, për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kuota më të larta rezidenciale në posedim nga ato private. Siti online cnnmoney në një artikull të datës 24 shkurt 2010, me titull ‘Nearly 25% of all mortgages are underwater’, (25% e pasurive të paluajtshme janë nën ujë’ çfarë thotë qartë se një e katërta e të gjithë pasurive të paluajtshme të blera me kredi në SHBA, duke filluar që nga fundit i vitit 2009 janë ‘underwater’, pra vlejnë më pak sesa kredia e marrë për blerjen e tyre.
Për kredimarrësin bëhet më e leverdi(s)shme heqja dorë nga pagesa e kredisë dhe humbja e shtepisë. Për të qenë më e qartë dua të jap një shembull të thjeshtë. Supozojmë se kemi blerë një shtëpi me një vlerë prej 200.000 dollarë, ndaj të cilave 190.000 me kredi. Nëse vlera e kredisë, nga 200.000 që ishte fillimisht, zbret në 100.000, do të thotë se aktualisht po paguan 190.000 për një shtepi që në fakt vlen 100.000. Nuk është aspak e leverdi(s)shme, përkundrazi është më e favorshme t’i komunikohet bankës se në fakt nuk ke më ndërmend të paguash për një shtëpi që vlen shumë pak dhe ia kthen atë.
Në SHBA tashmë kjo është situata, që prej fundit të vitit 2009 dhe që përfshin të gjitha pasuritë e paluajtshme të blera me kredi. Prandaj kriza duket se po rëndohet gjithnjë e më tepër për shkak se kredimarrësi duke hequr dorë nga pagesa për shtëpinë, humbet pasurinë, që i kthehet bankave. Këto të fundit e hedhin përsëri në treg, me një vlerë tashmë shumë më të ulët.
Në nivelin lokal, në administratën shtetërore dhe komunale, situata nuk është më e mirë, përkundrazi duket se është përkeqësuar më shumë. Në shtetin e Kalifornias, që ekonomikisht është më i rëndësishmi nga të gjitha shtetet e Amerikës dhe e vetme mund te përfaqsojë ekonominë e pestë botërore, papunësia është më e lartë se 20% në 8 konte; në Sacramento, për shkak të krizës një kompani në 6 është mbyllur. Lajmi u dha ne sitin online Sacbee.com.
E perditshmja articles.latimes shkruan se aministrata e Detroit, k/qendra antike e makinave, për shkak të defiçitit të bilancit, ka hedhur në treg bono komunale 20 vjeçare, për 250 milione dollare.
Dhe në këtë shtet, shifrat flasin për një përkeqësim te situatës. Kalifornia mund të shpallë falimentimin nga dita ne ditë, ashtu si dhe pjesa tjetër që flet për një Amerikë, depresioni real i së cilës shihet jo shpesh në media e që gjithsesi ndodhet aty.