“Fund Marrëzisë” 446 persona në ndjekje penale

0
58

Shekulli, 22.10.2013

Operacioni “Fund Marrëzisë”, që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet punën në të gjithë vendin. Deri më tani, Ministria e Brendshme njofton se ka bllokuar 299 subjekte në rang kombëtar dhe janë proceduar penalisht 446 persona.

Rezultatet deri tani, sipas Ministrisë së Brendshme:

-Janë të bllokuara 299 subjekte
-Janë kontrolluar 1252 subjekte
-Janë proceduar penalisht 446 subjekte
-Janë proceduar 445 persona
-Janë sekuestruar 2396 makineri lojëra fati e pajisje
-Janë sekuestruar 190 kompjuter dhe 564 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve

Ndërsa për qarkun Tiranë janë dhënë këto rezultate:

– janë të bllokuar 216 subjekte
– janë kontrolluar 220 subjekte
– janë proceduar penalisht 144 subjekte dhe 142 persona
– janë sekuestruar 1016 pajisje lojëra fati
– janë sekuestruar, në pikat e basteve, 53 kompjuter dhe 154 monitorë

/Shekulli Online/ E.B./