FULLHANI, FULLPINI, FULLQINI…

0
51

Bledi Mane

Mesazhi ishte shokues. Ndryshe nga mesazhet qe vijnë zakonisht në adresën time të facebook-ut, ky i fundit më goditi aq fort sa mu faneps një nga shkrimet e publicistit tashmë pensionist Frrok Çupi (Aida Shtino ma gjej çik Frrokun). Aty nga fillimi i 1991-shit kur Blloku komunist ende nuk ishte shkërmoqur në Tiranë, ish gazetari i ZP-së Çupi jepte një tablo realiste pse ishte e koklavitur keq dinastia komuniste apo e pamundur për tu shkërmoqur lehtë Byroja Politike e asja kohe. Dhe rendiste në atë shkrimin botuar në RD-në e vërtetë, arsye të forta dhe mes tyre krushqi e lidhje farefisnore që nisnin me shoqen Nexhmije e zbrisnin deri poshtë te kunatat e shokut Pali Miska. Me një fjalë, dinastinë bolshevike veç idealit të partisë e bashkonin edhe lidhjet e gjakut. Komglomerat dhe maskarrallëk krushqish e poshtërsish.

Tu tregoj tani për mesazhin e një lexuesi të cilin sapo e morra e lexova me kujdes, dhe zyrtarisht nisa të verifikoja. Një listë e frikshme me emrat e familjarëve dhe farefisit të politikanëve të sotëm mu dërgua këto ditë. Të gjithë janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, institucioni i vetëm publik i cili deri më tani ende nuk do ta kuptojë (në mënyrë fodulle) se 23 qershori 2013 është rilindje kryekëput për gjithçka publike, për gjithçka që mbahet me paratë e taksapaguesve. E po ta keni vënë re këto 6 muaj të qeverisë fringo të re, instutucioni i Bankës Kombëtare ose ndjehet i përkëdhelur nga pushtetarët e rinj ose qëllimisht është lenë mes palëve të djathta e të majta të mos cënohet. Me përjashtim të deputetit socialist Erjon Braçe i cili lodhet duke argumentuar abuzimet dhe bëmat fullhaniane, qeverisësit e tjerë ose pozojnë qeshur me guvernatorin ose si mes djajsh nuk duan të prishin as pakte, as qejfe.

Zyrtarisht Banka Kombëtare e Shqipërisë është kthyer në oazin ku qokat mes guvernatorit dhe të tjerëve njerëz të fuqishëm, kanë punësuar mbetejet vegjetuese të farefiseve të tyre të cilët me rrogat e majme veçse varfërojnë financat publike të këtij institucioni kthyer në bordello publike.
Unë personalisht u interesova pranë institucionit për më shumë informacion por më besoni, shkoni në Washington sepse e keni më të lehtë të merrni ninformacion në Pentagon por mos guxoni të kërkoni zyrtarisht informacion zyrtar në Bankën Kombëtare të Ardian Fullanit. Gjithçka duhet të kalojë në filtrin e guvernatorit, për gjithçka duhet të japë dakortësinë dora vetë Fullani.

Falë njohjeve të mia dhe falë këmbënguljes depërtova deri në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BSH-së dhe më informuan ilegalisht se 2-3 vitet e fundit në këtë institucion janë punësuar shumë fëmijë dhe të afërm me parinë e Partisë Demokratike, periudhë kjo që përkon me përlarjen e mandatit te dyte të Fullanit në krye të institucionit. Për shkak të votave që i duheshin asaj kohe në parlament nuk ka lenë njeri pa i bërë nder. Dhe pa humbur kohë para jush, ja ku vjen lista e borde(llos)rosë së Bankës së Shqipërisë me emra grash e burrash aftësia dhe merita e vetme e të cilëve është jo kualifikimet, jo background-i akademik jo shqisa menaxhuese, por vetëm se janë kushurinjtë e kushurinjve të miqve të sulltanit të madhërishëm elbasanas Ardian Fullani. Kujdes, mes tyre ka edhe të afërm socialistësh sa për ti dhënë pak shije kësaj turlije alla shqiptarçe:

1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit
2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Finciar
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikqyrjes
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Kruja) Departamenti i Administrimit
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave
9.Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit
10.Anjeza Harizaj, (vajza e Kryetarit te PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës
11.Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
12.Geri Prifti,(nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
13.Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit
14.Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik
15.Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
16.Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrdhënieve me Jashtë
17.Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës
18.Besnik Dedja, (daja i gruas tsë Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike ( ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension )
19.Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj Inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë Guvernatorit ), Departamenti i Thesarit
20.Mariglen Biti, (një nga ish IT-të e kryeministrisë që fshiu dhe zhduku serverin e ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Drejtor IT
21.Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikqyrjes
22.Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
23.Ledia Bregu, (kushurira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
24.Besa Prela, (kushurira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrdhënieve me Publikun
25.Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikqyrjes
26.Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikqyrjes
27.Eduard Sinani Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit ( ish anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve )
28. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
29. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
30. Aida Kolasi, (gruaja e Gramos Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
31. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave

2./ Shënim i rëndësishëm
Titulli i këtij shkrimi u vendos pasi bëra një lloj miksimi mes shqipes dhe anglishtes. Parashtesa “full” e huazuar nga anglishtja, mbiemërzon tejngopjen e proceseve organike & biologjike që Banka e Shqipërisë dhe njerzit e saj ia jashtëqisin ironikisht këtij vendi. Ndërsa unë, ti, ne,qeveria e re thjesht i bën fresk këtij institucioni që deri më tani vetëm kafshon kokallat e sëmura të financave tona. Lajmi i fundit/ Rroga e guvernator Ardian Fullanit është më e larta rrogë e një funksionari publik në vendin tonë dhe bashkë me shërbimet dhe shpërblimet mujore kap shifrën e frikshme të 12.690.000 lekëve (të vjetra/muaj). E përsërism: dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë lekë në muaj. Erjon Braçe po më lexon???

http://www.gazetatema.net/web/2014/02/25/fullhani-fullpini-full-ini/