FTESE PER KUVENDIN MBI “Jeta Arbëreshe”

0
69

Prof. Agostino Giordano

“Shoqata Kulturore Jeta Arbëreshe” e Purçillit, për të festuar Dhjetë Vjetët e rivistës së saj “Jeta Arbëreshe”, organizon një Kuvend Internacional:

ARBËRISHTJA, GJUHA JONË

çë do të mbahet te Instituti Shkollor “Ernest Koliqi” i Frasnitës, të shtunë 28 janar 2012, te hera 9,30.

Hapën Kuvendin: kryetari i Frasnitës, arkitekt Francesco Pellicano.

Mban fjalën e hyrjes dhe drejton Kuvendin: prof. Agostino Giordano, drejtor i “Jetës Arbëreshe”;
Japën një të falur: senatori i Republikës on. Basilio Giordano; Ambasadori Shqiptar në Italì, dr.Llesh Kola; asesori rrexhonal i Pakicavet Kulturore, on. Mario Caligiuri; drejtorja e Institutit “Ernest Koliqi” të Frasnitës, prof.sha Francesca Camodeca;

Mbajën fjalim: prof. I.C.Fortino, ka Universiteti “L’Orientale” i Napolit; prof. Imri Badallaj, ka Universiteti i Prishtinës; dr.sha Rrezarta Draçini, ka Universiteti i Shkodrës; dr.Pierfranco Bruni, ka Ministeri i të Miravet Kulturore; dr.sha Merita Hysa, ka Universiteti i Shkodrës; protopapas Emanuele Giordano, leksikograf, muzikolog; prof. Bardh Rugova, ka Universiteti i Prishtinës; protopapas Antonio Bellusci, etnolog, drejtor i “Lidhjes”.

Gjatë Kuvendit, grupi folk i Frasnitës “Të Bijtë e Shqiponjes” këndon dica kënka arbëreshe.
Edhe Korrispondentët e Jetës Arbëreshe mund t’i thonë dy fjalë, po tek e Folmja e katundit të tyre.