Frikësohem që do të vdes, pa t’u shëruar plagët!

0
55

Nga Asllan Dibrani

Frikësohem që do të vdes, pa t’u shëruar plagët!

I bukur ky vend Kosova
Sa lumenj rrëshqasin e rrokullisen si akullnaja
Atëherë ishe dhe tani je Kosovë

Ne bashkë i ndamë bukë, gëzim e pikëllim
T’i di plagët dhe djegiet e dhembjes tuaj

Ulërima ta përshkon trupin
Unë po e shoh bubullimën në sytë e tu

Po shihet gjithë toka në horizont

E dogjën barbaret dhe këmba e huaj
Ty toka ime të shoh si rënkon
E kam peshën tënde në supet e mia
Po e ndiej gjëmën tënde atje lart edhe ne kontinente tjera…

Mungesën e pikave të shiut në pranverë
Po edhe rrezet e diellit nga muzgu e në perëndim
Ti e di se ku je Kosovë në zemër të Ballkanit
Në vendin e shqiponjave, qe gjaku u shndërruan në lumë
Ejani dhe shikoni, prekeni me dorë, ky është

Gjaku ynë qe nuk u tha nëpër shekuj!