FRD prezanton kandidatët në Shkodër, fiken disa herë dritat në sallë

0
47

TemA, 20 Maj 2013

Fryma e Re Demokratike prezantoi para qytetarëve shkodranë kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun Shkodër.

Pas refuzimit të dy ambienteve të mëdha nga ana e ministrisë së Kulturës dhe bashkisë Shkodër, takimi u zhvillua në mjediset e kinema “Millennium”.

Kreu i FRD, Bamir Topi, tha se kjo parti nuk është në politikë për një vend në qeverisje, por për të përfaqësuar ata që nuk përfaqësohen dot, duke filluar që nga ish-të përndjekurit e deri tek pronarët legjitimë.

Ndërkohë që kryetari i FRD-së Bamir Topi po mbante fjalën para qytetarëve shkodranë, pati disa ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim prishjen e tubimit.

Unë nuk e kam zakon të merrem me kundërshtarët politikë, por kjo që po ndodh tani më përforcon bindjen që kam punuar me njerëz të vegjël që nuk e kanë merituar të përfaqësojnë këtë vend në institucionet qendrore”, tha Topi.

Këto janë veprime të shërbëtorëve të kryestalinistit dhe asaj që drejton institucionin të përfaqësuar në mënyrën më vulgare të mundshme. FRD do të ndjekë politikë të moderuar, kundër konfliktualitetit,” vijoi kreu i FRD, duke i ftuar qytetarët shkodranë të vlerësojnë më shumë se pushtetin, harmoninë, dinjitetin dhe tolerancën.

Në fund të fjalës së tij z.Topi iu drejtua qytetarëve shkodranë: “Mbështeteni FRD-në masivisht, për t’i dhënë një mësim të mirë në 23 qershor kësaj klase politike që mban peng dhe larg Europës Shqipërinë,” tha Topi./ep