FOTO LAJM/ ‘Vajzat’ e Ramës tregojnë ‘muskujt’

0
34

TemA, 4 Tetor 2013

Kryeministri Edi Rama ka postuar si ‘Foto të Ditës’ një foto bashkë me drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali dhe drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj.

Të tre ishin të pranishëm në një konferencë të organizuar me biznesin, ku qeveria u zotua se do të shlyejë borxhet që ka ndaj sipërmarrjes.

Kurse Elisa Spiropali deklaroi se trau i doganës nuk do të ngrihet më për të fortët me muskuj politikë.

“Nëse eksperiencë quhet pehlivanllëku me detyrën shtetërore, unë nuk e kam dhe kurrë nuk do ta kem atë eksperiencë. Nëse eksperiencë quhet të tërheqësh zvarrë sipërmarrjet e ndershme përmes zinxhirëve të interpretimeve ligjore, arbitrare, me qëllim që të bësh punën tënde të pistë, jo, unë nuk e kam dhe nuk do e kem kurrë atë eksperiencë,” tha Spiropali./ep