48 shqiptarë u zbuluan në një kamion frigorifer duke tentuar që të futen ilegalisht në Britani.
Ata u ndaluan në terminalin e hyrjes në tunelin e Kanalit në veri të Francës.
Sipas Huffington Post, përdorimi i kamionëve të tillë për trafik njerëzish mund të rezultojë në fatalitete.
Klandestinët shqiptarë u zbuluan nga një kontroll rutinë.
Kamioni nuk e kishte të ndezur sistemin e ftohjes dhe nuk kishte ngarkesë tjetër përveç shqiptarëve.
Tre prej tyre mendohet se janë minorenë.
Një zyrtar britanik tha se ky rast tregon se krimi i organizuar nuk shqetësohet për fatin e individëve që trafikon.
“Është akoma më alarmues edhe për faktin se disa nga personat e gjetur janë minorenë,” tha zyrtari.