TemA, 13 Prill 2013
Për herë të parë që pas përfundimit të luftës, një ish- president në Gjermani del përpara gjyqit.
Bëhet fjalë për Christian Wulff, që dha dorëheqje disa kohë më parë, pas akuzave për korrupsion.
Kjo birrë do u dalë për hundësh
Prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzën dhe ka përfunduar dosjen e tij, që tani do të shqyrtohet nga gjykata.
Por për çfarë akuzohet 53- vjeçari Christian Wulff?
Prokuroria ka arritur të zbulojë një faturë prej 719 eurosh, që producenti i filmave, David Groenewold, 40 vjeç, ka paguar për çiftin Christian dhe Bettina Wulff në vitin 2008, gjatë të famshmes Oktoberfest në Mynih.
Pas mbarimit të festës, Wulff, në atë kohë kryeministër i landit të Saksonisë së Poshtme, i ka dërguar një letër- rekomandim drejtorit të kompanisë Siemens, që të marrin parasysh projektin e Groenewold për një film.
Tani prokuroria duhet të provojë se ftesa për në Oktoberfest dhe pagesa për shpenzimet ka nxitur Wulff që të shkruajë letër- rekomandimin.
Sipas ligjit, ish- presidenti mund të dënohet deri në pesë vite burg.
Por për shkak se shuma është e vogël, ai mund të marrë dënim vetëm me gjobë./ep
—————
Në krahasim me Shqipërinë, ku politikanët tanë vjedhin miliona, e s’u hyn ferrë në këmbë, kësaj i thonë të tallësh bythën!