TemA, 13 Gusht 2012
Sa herë në vend ndizet ndonjë krizë politike ose vendi përfshihet nga një valë e tmerrshme krimi, Sali Berisha ia fut një të notuar në jug të vendit. Familjen e merr për dëshmitare dhe përdor disa media pranë tij për të nxjerrë si lajm të fundit që po thyen rekordin personal të notit.
Në fakt thjesht sa qëndron mbi ujë me këmbët në tokë. Sa për kohën, atë ia mat familja dhe nuk e dimë se ç’bën. Por mesa duket ai është frymëzuar për këto rekorde nga Duçja dhe Mao Ce Dun.
Benito Mussolini, ish- udhëheqësi fashist italian e kishte mani të vendoste rekorde personale në not, siç shihet edhe në foto poshtë.
Kurse Mao Ce Dun, udhëheqësi komunist kinez, notonte në lumin Jangce gjatë Revolucionit Kulturor, duke u bërë thirrje revolucionarëve të mësojnë të notojnë në kohëra me stuhi.
Vetëm se ka një diferencë: Duçja e Mao duket sikur ia kanë pak haberin notit.