FOTO LAJM/ “Atë që i ka bërë Berisha Krujës, nuk ia ka bërë as Perandoria Osmane”

0
48

TemA Online, 31 Gusht 2013

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Berisha i ka bërë dhuratë një pyll në Krujë kompanisë Shpresa-Al, kliente e kontabilistes Shpresa Breçani, e afërme e familjes Berisha.

Vendimi ka qenë në vazhdën e katastrofës ekologjike që ka shkaktuar Berisha gjatë këtyre viteve në Krujë dhe Fushë Krujë, me kompanitë e çimentos, të cilat pothuajse e kanë shkatërruar komplet zonën.

Nëse kalon në Krujë dhe Fushë Krujë, vë re qartë vetëm shtëllynga tymi. Këtë gjë e tregon më së miri kjo foto. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protestuar dhjetra herë ndaj shkatërrimit që po i bëhet zonës, madje kompanive të çimentove u është vendosur disa herë lëndë eksplozive.

Deputeti socialist, Auron Tare, shprehet se këtë që i ka bërë Berisha Krujës, nuk e ka bërë as pushtimi i Perandorisë Osmane.

“Kjo foto flet vetë mbi atë se çfarë po ndodh në Krujë. Kryeministri në ikje, me një firmë ekzekutoi edhe 19 hektarë të tjerë me pyje, për t’u shtuar furrat e gëlqeres dhe të çimentos. Për 100 vjet po shajmë dhe mallkojme otomanët për shkatërrimin e Krujës. Por, pushtimi i tyre nuk ka të krahasuar me atë që i kanë bërë shqiptarët vetë dhe në veçanti “Qeveria e Çimentos”, simbolit europian të shqiptarëve”, shprehet Tare./b.l