Forumi i të Rinjve Myslimanë: Tereza, heroinë e Maqedonisë dhe Kishës Katolike, jo e Kosovës

1
81

Sot është raportuar nga “Koha Ditore” që Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime kundër Forumit të të Rinjve Mysliman (FRM), forum i afërt me partinë islamike LISBA, që identifikohet në publik me Fuad Ramiqin.

Por drejtuesit e këtij forumi, në një prononcim për Express, mohojnë këtë gjë.

“Jo nuk jemi njoftuar dhe besojmë që nuk ka ndonjë njoftim të këtillë. Mendojmë se e gjithë kjo histori është një trillim nga Flaka dhe Veton Surroi, të cilët nuk i duan myslimanët e Kosovës. Nuk besojmë që policia e Kosovës të jetë kaq e çmendur saqë të terrorizojë qytetarët e saj për lirinë e mendimit dhe besimit. Kosova është vend demokratik e kësi kërcënimesh policore punonin vetëm në Serbinë e Millosheviçit apo në Sirinë e Asadit”, thotë për Express Noli Zhita, anëtar i FRM-së dhe anëtarë i kryesisë së LISBA’së.

“Ne besojmë se policia e Kosovës dhe shteti ynë ndjek këshillat që ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson i ka dhënë gazetares islamofobiste Arbana Xharra disa muaj më parë kur ajo e pyeti atë për punën e Terezës dhe ambasadorja i tha që “Kosova si shtet, ka marrë vendim që të jetë shtet multietnik dhe sekular, shtet që respekton diversitetin, dhe ky është një qëndrim modern. Ky është pra ai lloj i shtetit që ka një të ardhme evropiane”.”

Dhe që “Mendoj se çdokush ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe varet nga procesi demokratik, nga përfaqësuesit në Parlament, dhe nga populli i Kosovës, që të shfaqin mendimet e tyre lidhur me këtë temë”, thotë Zhita.

Ai thotë se FRM-ja beson se Kosova është një demokraci dhe në demokraci njerëzit nuk dënohen për shkak të lirisë së mendimit dhe besimit.

Ai ka përgjigje edhe si do të reagojnë në rast se futen nën hetime.

“Ne besojmë në shkencë dhe në Zot. Dhe sipas shkencës e Zotit, dhe ligjeve të Kosovës, Tereza nuk ka vend në Kosovë. Ajo mund të bëhet heroinë kombëtare e Maqedonisë, vllehëve dhe Kishës Katolike, por jo e Kosovës”, thotë Zhita për Express.

Ai thotë që ende qëndrojnë prapa deklaratave për Nënën Terezë.

“Po. Qëndrojmë 100%. Biles po mendojmë që një ditë shtetin e Kosovës ta hedhim në gjyq, në Kosovë dhe në Strasburg dhe t’i kërkojmë ligjërisht që putat e Kosovës t’i largojë nga e gjithë republika jonë”, thotë Zhita për Express.

Ai në fund të prononcimit për Express thotë se FRM i tërheq vërejtje strukturave, sic i quan ai anti-muslimane në Kosovë, “që të ndalojnë katolicizimin e Kosovës, diskriminimin e qytetarëve muslimanë, ndalimin e aparteidit laik kundër grave me shami në Kosovë në emër të laicizmit – dhe vendosjes së putave katolike nëpër vendin tonë”.

“Kosova duhet të bëhet demokraci e njëmendtë, me liri dhe të drejta për të gjithë komunitetet. Asnjë komunitet nuk mund t’i imponohet të tjerëve. Bashkimi Evropian që ne aspirojmë të hymë, është një bashkim popujsh me fe dhe vlera të ndryshme, ku edhe muslimanët kanë vend. Për këtë arsye përpjekja e pushtetarëve tanë për të treguar Kosovën si një Republikë Nënë Tereziste – Katolike është anti-evropiane dhe ne e kundërshtojmë këtë gjë”, thotë Zhita.

1 COMMENT

  1. Këta zagarë ndotin çdo gjë të mirë shqiptare, fusin përçarje në popullin shqiptar e kur u thua se pushtimi osmano-turk na la të hallakatur dhe na përçau në katër-pesë shtete të Ballkanit, po këta zagarë tru-shpërlarë të kundërshtojnë: Ishte Evriopa – thonë, që na përçau, jo turku… Po tani nënë Terezën, që ka deklaruar vetë se është shqiptare dhe që Bill Clinton thotë se prej saj ka filluar të dojë popullin shqiptar (e jo atë maqedon), çfarë t’i themi këtyre zagarëve, që duan për shkak të fesë së saj të na e bëjnë magjupe apo maqedonase? Kush po fut përçarje në popull tani, ne që dënojmë teprimet e ndikimin islamik, Flaka e Veton Surroit, apo tru-shpërlarët e islamit?!

    Këtyre po t’u kritikosh teprimet islamike të hidhen në fyt, islamofob! Por këta spurdhjakë, çfarë po bëjnë realisht? Marrin Gjergj Kastriotin dhe e hedhin në plehra – pse? se është kristian, hero i krishtërimit, dhe e injorojnë faktin se ai ishte shqiptar e na mbrojti për 25 vjet jo vetëm ne, por edhe Evropën nga pushtimi osman. Vlerësojnë pushtuesin Sulltan Murati, duke i vënë emrin e tij xhamisë së vjetër në Prishtinë, hundët e të cilit dhe ushtrinë 110 mijë ushtarëshe të tij, e theu Skënderbeu! Pra, ngatërrojnë qëllimisht fenë me kombin. Erdogani paguan, derisa t’i mbarohen edhe atij paratë e ditët si Saliut këtu tejk ne. Pastaj marrin humanisten Nënë Tereza dhe i thonë magjuupe – goja e Naim Tërnavës, klerik i lartë islamik në Prishtinë, dhe tani këta zagarët e rinj, m’i thonë maqedone. Nuk mjaftohen këta legena se Shkupin na e ka marrë Maqedonia për faj të besimit të tyre të verbër e pushtimit turk, por duan edhe figurat tona, me të cilat ne nderohemi e krenohemi, të na i përdhosin. E ne vazhdojmë t’i durojmë… Përse? Përse duhet t’i durojmë kështu këta tru-shpërlarë të vetëkënaqur në marrinë e tyre?! Duhet t’i vëmë fre abuzimit të tyre, qoftë me zërin shurdhues, qoftë në rastet kur prekin figurat tona kombëtare. Duhet t’u vëmë fre llapës së tyre të ligë e bajate! Por sapo prokuroria përmendet, këta lapera fillojnë e përmendin lirinë fetare… Po ç’lidhje ka poshtërimi i nënë Terezës me lirinë e tyre fetare?! A e dinë këta urrejtës, se po fusin përçarje fetare në popull? A e dinë këta se në popullin shqiptar ka një përqindje të madhe kristianësh, si nënë Tereza, që janë shqiptarë e jo maqedonë etj.? Në cilat raste kemi një figurë konmbëtare myslimane, që e kemi sharë apo denigruar, që këta të kenë të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë? Këtyre po u kritikove Muhamedin, që është arab të hidhen në grykë, e jo më ndonjë figurë shqiptare, që të ketë punuar për vendin… Prandaj vjen një moment e këty duhet t’u thuehet STOP! Se po na futni në popull ide denigruese e përçarëse – mjaft të rrezikshme! Dhe këtë duhet ta bëjështeti me organet e tij. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por Thaçi e Rama tremben se po arrestuan ndonjë prej tyre, do i marrë Erdogani në telefon e do u kërkojë ta lirojnë… Kanë gjetë vende kuaj të ngordhur dhe po u heqin patkojtë…

Comments are closed.