Nga Eduard Zaloshnja, 23 Prill 2013
Gazeta DITA raporton sot se në bisedimet që ka pasur Edi Rama me përfaqësues të FMN-së, i ka garantuar se, me ardhjen në pushtet, do të rivendosë marrëdhënien e Shqipërisë me FMN-në, e cila u ndërpre nga Berisha në vitin 2009.
Në shkëmbim, FMN-ja do të akordojë për Shqipërinë një paketë 1.3 miliardë euro me kredi të buta afatgjata dhe grante, në mënyrë që të ulet sasia e borxheve me interesa të larta që ka akumuluar qeveria shqiptare deri më sot.
Aktualisht, shteti shqiptar shton rreth 500 milionë dollarë në vit borxh të ri, vetëm për të paguar interesat e borxheve të vjetra. Kaq para mjaftojnë për të ndërtuar një autostradë të re nga Shkodra në Vlorë.
Me ndihmën e FMN-së, raportuar nga DITA, kostoja e borxhit mund të ulet me rreth 200 milionë dollarë në vit, të cilat mund të përdoren për rrugë, shkolla, etj.
Por ndihma e FMN-së nuk vjen pa kushte – Papërgjegjësia fiskale e Berishës duhet të marrë fund…