Danubi
Këtë natë po fle
tek rrjedh i zymtë
tuttje poshtë urës. Madhështor
e hijerëndë i sfidon ca drita
në anë. Misteret fshihen gjithmonë
pas hijeve apo fantazmave
të historisë.Kudo kolona
Nuk e di se çfarë presin kolonat
e heshtura të lashtësisë
në kohët moderne. I ndruhen
vallë harrimit?Pse koha…
Pse koha tek ne vrapon
kaq shpejt, përmbys gjithçka
që rrugës gjen?
S’i nuk ka mëshirë për atë
që e shkuara krijoi, edhe pse
pa lukse të shfrenuara?
Jemi barbarë të pashpresë
në mes qytetërimesh që kurrë
s’e prishën atë besë.Impresion
Dëshira u ndal në Bukuresht
mes kohës që rëndë ishte përgjumur
në këtë qytet.
Pak truk në shpirt
nuk të ringjall, nëse nuk tunden
themelet as ndryshimi nuk
ka efekt.Përvjetor
Historia çdo vit troket
me thirrjen e lashtë të krijimit.
S’ka rëndësi sa vjet mbush sot,
por sesa tregon vërtet.
Në këtë përvjetor të 552
me ty në festë jam edhe unë
edhe pse vij nga larg
nga një tokë tjetër, nga
një vend i vjetër.
Ca fjalë të njëjta zemre, gjuhët
janë shqisat e miqësisë, mes nesh
i këmbejmë prapë me lezet.Piaca e Bukureshtit
Çudi gjithçka mblidhet në qendër
si dikur, aty në kuvend,
për ditët, hallet, gëzimet
kur pas punës në damarët e zgjatur
të jetës, banorët
i kthehen çlodhjes,
riteve gdhendur dukshëm
në çdo gur.Mëngjes
Bulevardi zhurrmon prej frenezisë
së mëngjesit, me mijëra targa
shkëmbehen në ikje të rrufeshme,
trotuareve historia e qytetit
por merr tjetër jetë.Aromë kohe
Restoranti Karroca e Birrës
nuk fle nga njerëzit e shumtë
që me endje shijojnë
aromën e pjatave çdo natë. Edhe
ca vasha të bukura delikate
të ftojnë në parajsë.
Të tjera instrumentave jehues
magjishëm u bien në çdo notë.Eneskut
Kush tha Enesku ka vdekur? Jeton
në sheshin që gumëzhin nga tingujt.
Sikur nesër ai të zbrazet nga koha,
Përsëri Jehonat e tij kudo do i dëgjojmë.Eminesku në emblemë
Në një qoshe të pallatit
prehet një emblemë e vogël.
Eminesku i heshtur nuk bërtet,
e përse ta ngrejë zërin
në qiell për padrejtësitë
e përmasave,
kur vargjet e tij përpijnë
hapësirën?Arjan Th. Kallço
Rumani, Shtator 2011